Pjesa e dymbedhjete.

76 10 36
                                    

Stov, Vermont / Shtator.

-Cfare i shtyn kengetaret te kendojne? -Pyetja ime u perzie me cicerimen e zogjve, me feshferimat e gjetheve qe shkembenin sekrete dhe me te qeshuren e lehte te Sharlotes.

-Publiku, Helene.

-Mendon se jetojne per publikun?

-Me pyete se çfare i shtyn te kendojne, jo neqoftese jetojne apo jo per publikun.

-Ne rregull, por tani te pyeta per kete.

Sharlota heshti. Madje, ktheu syte drejt qiellit e nuk me veshtroi. Une nderkohe, vazhdova ta ndiqja me sy; te shikoja tiparet e saj perfekte te fytyres, menyren se si kraharori i ulej e i ngrihej sipas ritmit te frymemarrjes. Mu ngjit papritur nje deshire ta perqafoja. Ishte deshire, qe nuk e dija çfare kerkoja. Thjesht, doja te beja diçka me ate dhe vetem kur foli Sharlota, e kuptova qe ajo qe une doja te beja, doja te ishte fizike me shume se shpirterore.

-Ti po me pyet çfare shtyn njeriun te jetoje. -Ishte mbreselenese se si me kuptoi. Nga radioja e makines se saj xhip, vinte nje muzike rok'end'rolli.

-Ekzatesisht.

-Helena Hills, -u kthye nga mua. Syte i qeshnin. Nga dielli i mengjesit, qe kishte feksur bukur siç ishte: nje yll i madh, i kuq, e gjelbra i kishte marre nje nuance me te theksuar. -Ti je nje njeri. Ma thuaj ti se çfare te shtyn te jetosh.

Pyetja e saj me zuri ne çark. Perse jetoja? Mbase per te pritur qe te sherohej Beka? Ose qe mami te vinte e te me perqafonte si para disa ditesh, dhe babi te me jepte serish puthjen e nates se mire? Pastaj, kuptova se nuk po jetoja per keto. Sepse une thelle-thelle, e dija, e ndieja qe Beka s'do te sherohej. E dija edhe qe perqafimi i fundit i mamit kishte qene ai ne kopshtin para shtepise, kur ambulanca pati marre Beken, dhe e dija edhe qe babi nuk do te me puthte serish e nuk do te sigurohej me qe une nuk isha zbuluar nje nate te ftohte dimri.

-Jetoj per veten, -u pergjigja. Mandej, buzeqesha. Por ishte buzeqeshje e hidhur. E vrare. Dhe shume e thyer.

-Vertet, Helene? Askush nuk mund te jetoje per veten. -psheretiu. Sa mire dukej se me njihte ajo! A do te me pyeste valle, Ema keshtu? A do te me kuptonte edhe ajo? -Sa here e kam genjyer edhe une veten si ty, vetem e vetem qe mos te shprehesha. Pastaj, njoha Remin dhe Oliverin dhe bum, -perplasi duart me njera-tjetren, -Sharlota u ndryshua pergjithmone.

Remi. Remi. Remi. Nuk me bezdiste Oliveri. Jo, aspak. Dukej sikur Sharlota s'e kishte qejf shoqerine e tij. Kurse Remin, ajo e permendte gjithmone. 'Remi beri ate, Remi beri kete.', e kujt i interesonte çfare beri ajo? Ia ngula syte qiellit te kalter, ku deget e pemeve qe ngjyroseshin me ngjyren e njejte te syve te vajzes qe ishte shtrire perbri meje ne hapesiren e madhe te bagazhit te hapur te xhipit, zinin kupen e tij. Mbi koken e tij, degjohej cingerima e bezdisur e ndonje lloj shpendi.

-Motra ime eshte diagonastuar me leuçemi. -thashe. Dhe nuk e di perse. Mbase thjesht ngaqe e gjithe tema e Bekes me kishte lodhur, mbase kisha nevoje t'ia thoja dikujt ose mbase, -dhe kjo me dukej me e pranueshme -doja qe Sharlotes, le t'i vinte keq per mua, ama doja te me shikonte. Te me shikonte ashtu siç shikonte ate Remin.

Heshtje. Degjohej menyra se si ne largesi, nje qukapik gdhendte nje forme ne drurin e nje peme. Heshtje. Degjoheshin pllaqurimat e peshqve ne liqen. Heshtje. Degjohej fryma e fresket e eres vjeshtore. Heshtje. Degjohej frymemarrja e Sharlotes, tek leshonte tere oksigjenin e pemeve dhe e mblidhte ate po serish. Heshtje. Nje milion mendime te trazuara, betimi qe i bera vetes se nuk do i thoja askujt per Beken, se une nuk kisha nevoje per meshiren e askujt, se une isha Helena Hills, vajza e kryebashkiakut te Stovit.

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now