Pjesa e dyte.

112 13 70
                                    

Stov, Vermont / Shtator.

Binte shi kur u ktheva nga shetitja me Emen. Per keto dite vjeshte, shiu ishte gje shume e rralle ne Stov. Pikerisht se ishte rralle, me pelqente. Nuk frynte ere e forte, ishte nje fllad i lehte qe rrotullohej perqark fytyres dhe gjetheve te pyllit gjelberosh. Toka kishte marre nje ere te embel dhe te ngacmonte lezetshem flegrat e hundes. Ema nuk e pelqente shiun, nderkohe qe une do te qendroja aty pa u shqetesuar se do te lagesha e do te behesha qull, prandaj edhe shetitja jone rrotull pyllit, kishte mbaruar shpejt. Me te arritur perballe oborrit te viles, frymemarrja mu shpejtua. Kishte mberritur ambulanca.

Ashtu e ngrire ne vend siç isha, pashe barelen qe ngrihej nga dy burra me uniforme te bardhe dhe shtrire ne te, time moter. Buzet i ishin bere aq te kuqe sa dukej sikur i kishte ngjyer ne gjak. Nga hundet, akoma i pikasej nje vije gjaku qe i rreshqiste perposhte. Lekura i qe zverdhur. U afrova me te shpejte aty, me zemren qe me kercente rrezikshem ne kraharor. Syte e pajete dhe aq pa shkelqim te Bekes, me perndoqen fytyren. U duk sikur donte te thoshte diçka, se cepat e buzeve i shkeputi nga njera-tjetra, por nuk reagoi dot.

-Beka, me shiko. -i peshperita. Dora ime deshi te vendosej ne fytyren e saj, por mjeket qe mbanin barelen injoruan thirrjet e mia te pervuajtuara dhe u larguan. -Mos... ndaloni...

-Helena, hajde ketu. -degjova zerin e mamit.

U ktheva aq ngadale sa per pak mendova se do te shembesha pertoke. Vrapova drejt sime meje, ajo qe me shtrengoi fort me te dyja krahet trupin. Nuk e kuptova kur nisa te qaja. Dija vetem se e vetmja gje e bukur qe kisha ne jete, me kishte shkuar aq larg sa nuk e dija nese do e kapja dot. Ndieja duart e mamit qe me ledhatonin shpinen, puthjet qe me jepte ne koke dhe peshperimat e saj te dobeta, qe nuk i kuptoja dot. Mos ma merr, Zot.

...

Perballe asaj dere spitali, tek levizja nga njeri kend i korridorit tek tjetri ne pritje te nje lajmi, kuptova se sa ndryshe ishte vajza qe gjendej ne shkolle me vajzen qe gjendej tani, ne korridorin e ketyre mureve te bardhe. Helena Hills qe ekzistonte ne shkolle, ishte vetem nje vajze qe studionte, larg thashethemeve dhe temave pikante; ishte vajza e kryebashkiakut, te gjithe duhej ta respektonin; ajo qe per te tjeret noten A+ e merrte me hater. Kurse ketu, ne kete ndertese, isha Helena Hills qe njihja vetem une, mami im dhe Beka. Isha vajza e pafuqishme. Naive. E fiksuar pas librave dhe filmave tragjedi.

-"Oh Zot i madh, Beka, sa shume vonohesh ne banjo! -iu hakerreva. Ajo mblodhi supet, sikur te ishte e pafajshme. -Desh e bera ne pantallona. Nuk te le me te hysh e para, sinqerisht.

Ajo serish ngriti shpatullat. Fytyra e imet iu zhduk fare pas flokeve te gjate ngjyre çokollate dhe bluzes se gjere ngjyre limoni jeshil. E shtyta me ngadale jashte tualetit dhe mbylla deren. Mezi e kisha mbajtur dhe e kisha seriozisht me kete. Ishin bere ca dite qe Beka vonohej ne banjo: po ia hidhja fajin hormoneve te adoleshences, mbase sillej rrotull pasqyres dhe mblidhte floket duke dashur te dukej e bukur.

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now