2

909 70 71
                                    

-M'u duk sikur pashë Brajanin sot në punë, - i tha qetë Emës ndërkohë që po qëndronin ulur te një kolltuk në verandë duke parë Julianin që luante me shokët.

Asaj i iku keq kakaoja që po pinte. E la mënjanë gotën e filloi të kollitej ndërsa përpiqej që të fliste sa më shpejt të ishte e mundur.

-Brajanin?! Është kthyer?!

-Nuk e di, s'jam e sigurt për atë që pashë.

Mblodhi supet. Nëse ai ishte kthyer vërtet, e gjithë jeta e saj do kthehej përmbys. Gjithçka, pa veçuar as edhe ndonjë gjë të vogël. Brajani do ta tundte sërish jetën e saj që nga themelet.

-Po sikur të jetë kthyer? Ç'do bësh?

Pyetja e Emës bëri që të gjitha mendimet e saj të zgjoheshin sërish e t'ia pushtonin gjithë trupin. Çfarë do bënte nëse Brajani ishte aty, diku rrotull, duke menduar për çastin më të mirë që t'i dilte asaj para?

-Një gjë është e sigurt. Nuk do ta pranoj kurrë më në jetën time. S'do ta lë të më shkatërrojë sërish.

-Por ai mund të ketë qenë i detyruar të largohej. Ndoshta tani mund t'i ketë rregulluar gjërat dhe...

-Ke folur sërish me të?

Serioziteti gjeti vend në fytyrën e saj. Diçka të tillë e priste prej Emës. E kishte vënë re qetësinë e saj kur vetë nxirrte gjithë inatin ndaj mashkullit që i ktheu përmbys jetën, e kishte vënë re mënyrën se si përpiqej ta kundërshtonte Elisën kur kjo e fundit fliste keq e më keq për Brajanin. 

-Sigurisht që jo. Nga mund ta merrja vesh numrin e tij?

-Ndoshta të ka telenouar ai ty.

Ema sa u bë gati të kundërshtonte sërish kur u dëgjua zilja e telefonit të saj. E mori menjëherë në dorë e u ngrit nga kolltuku për të ikur larg Melionës.

Psherëtiu thellë. Të dyshonte tek Ema tashmë s'ishte më diçka e çuditshme dhe e dinte, e dinte se nëse Brajani ishte kthyer vërtet, atëherë ajo do ishte e vetmja që do ta kishte ndihmuar e përkrahur.

Me mendime të tilla iu shtynë orët, madje edhe ditët. Të mendonte për gjë tjetër ishte e pamundur. Kishte qenë e shpërqëndruar në çdo gjë dhe nuk e dinte vërtet se çfarë ndiente.

Ditët vazhdonin dhe ecnin, pa gjë të re apo interesante, përveç darkës që do kalonte me kolegët e saj të punës dhe me Alesion e disa nga shokët e tij.

Te vendi i festës së vogël arriti shpejt. U bashkua me të tjerët që kishin arritur shumë më parë se ajo. Siç dukej ishte marrë me Julianin më tepër seç duhej, aq sa kishte harruar se koha ecte.

Pranë i erdhi Neo, i cili mbante një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

-Të vonoi Juliani?

-Si gjithmonë.

Ai mori një gotë me shampanjë nga kamarieri që kaloi aty afër dhe ia dha asaj. S'i doli koha ta falenderonte, se do ishte sërish ai që do fliste i pari.

-Po ai takimi që organizove për të nesërmen? Për çfarë është?

-S'kam organizuar asgjë, - iu përgjigj duke rrudhur vetullat.

-Hë pra, si jo? Të gjithëve në punë na erdhi mesazhi. Dhe thoshte pikërisht kështu: "Nesër në orën dhjetë dëshiroj gjithë pjesëmarrjen tuaj për të organizuar një mbledhje të vogël."

U përtyp ngadalë. Sërish mendja i shkoi te Brajani. Vetëm ai mund ta kishte bërë diçka të tillë, të kishte bërë të mundur ndërhyrjen në punët brenda kompanisë edhe pse vetë nuk ishte atje.

-Oh, po, - vendosi të aktronte. - Më fal Neo, vetëm se kam qenë shumë e lodhur dhe për një moment harrova fare për takimin. S'do ketë ndonjë gjë të re, ato të zakonshmet.

Bëri një gjest të lehtë me dorë, si të thoshte "pa shumë rëndësi", pastaj piu një gllënjkë shampanjë, si të donte të mos fliste më.

Koha filloi të rrokullisej, edhe pse disi me zor për të. Mezi priste të mbaronte ajo darkë, të shkonte në kompani e të shihte se që nga cili vend ishte dërguar mesazhi.

Duke qëndruar e vetme, dëgjoi njoftimin që i erdhi nga telefoni.
"Mami jot është në shtëpi. Kërkon që të vish menjëherë këtu."

Çfarë mund të ishte aq urgjente? E për më tepër për Brajanin, ashtu siç Ema i kishte thënë disa ditë më parë.

-Nuk mund të qëndroj shumë këtu. Kam disa punë për të bërë, - i tha qetë Alesios që e kishte aty pranë.

-Sigurisht, mund të bëni ç'të doni.

Qëndroi edhe disa minuta më tepër, derisa e kuptoi se s'mund ta duronte më ndjenjën e kuriozitetit brenda vetes. Kishte ardhur koha të merrte vesh të vërtetën. Dhe sidoqë të ishte kjo e vërtetë, e parandiente se vetëm "e mirë" s'mund të konsiderohej....

Kafaz dashurieDonde viven las historias. Descúbrelo ahora