Kapitulli 44

2.4K 181 137
                                    

U zgjua në një dhomë spitali. Ndihej e pafuqishme, i dukej sikur ia kishin marrë gjithë forcën.
Vështroi njëherë në dhomë e pa Frankon që po qëndronte me bërrylat e vendosur në gju e fytyrën e kishte vendosur te duart.

S'i tha gjë, s'donte edhe aq shume të fliste, por çdo gjë u prish kur aparaturat filluan të bënin një lloj zhurme që erdhi si pasojë e rrahjeve të shpeshtuara të zemrës së saj.

Ai ngriti kokën menjëherë e buzëqeshja e tij e bëri atë të dorëzohej përsëri para tij.

- Më në fund u zgjove, - tha ai duke iu afruar e më pas mori dorën e saj në të tijën.

- Ka shumë kohë që qëndroj këtu? - e pyeti me zë të ngjirur e po bënte çdo gjë që të mos e shikonte atë në sy.

E dinte se sytë e tij kishin shumë ndikim tek ajo. Madje më tepër seç ajo e imagjinonte.

- Një javë, - iu përgjigj ai me një zë fajtori. -Më fal, nuk e dija se do ndodhte kështu, - përfundoi ai duke kërkuar për sytë e saj.

- Ai vdiq, - nxorri ato fjalë nga goja ajo e në çast sytë iu përlotën. - Ti e vrave atë.

Donte të çirrej, të shprehte gjithë dhimbjen, por s'mund ta bënte atë gjë përballë tij. S'mund t'i bërtiste.

- S'kisha rrugëzgjidhje tjetër, - foli ftohtë aty për aty. -Ai ka vrarë gjithë ata persona. Madje edhe prindërit e mi.

Nuk foli. Fjalët e tij s'e çuditën më. Ishte mësuar me ato bombat që lëshonte Franko herë pas here e megjithëse diçka të tillë s'donte ta dëgjonte për Xhemin, përsëri e dinte se çdo gjë ishte mëse e vërtetë.

- Më vjen keq, - pëshpëriti me zë të ulët akoma pa e shikuar atë në sy.

Ai buzëqeshi ëmbël e më pas u shtri pranë saj dhe e mori në përqafim.

- Ke dhimbje? - e pyeti pas pak me zë të ulët.

- Jo shumë.

Ndiente një dhimbje të mprehtë te vendi ku e kishte zënë plumbi e kjo dhimbje e zinte herë pas here, por ishte e aftë ta duronte atë.

- Dua të largohemi.

- S'mendon se është pak shpejt?

- Jo nga spitali. E kam fjalën për... për jetën që bëjmë ne të dy. S'mund të largohemi diku tjetër? Në një vend në të cilin s'do njohim askënd e s'do kemi më lidhje me të shkuarën? Mendoj se do të ishte diçka e mirë, por... ti e di... në qoftë se nuk ke dëshirë, atëherë s'ka problem edhe po të qëndrojmë këtu.

Ai qeshi lehtë dhe ngriti mjekrën e saj ngadalë në mënyrë që të shikoheshin sy më sy.

- Në rregull, ma cherie. Do bëhet siç dëshiron ti, do largohemi njëherë e mirë nga ky vend e do shkojmë diku tjetër, vetëm ne të dy.

Në fytyrë iu vendos një buzëqeshje rrëzëllitëse prej lumturisë e pasi i la atij një puthje të shpejtë në faqe, e përqafoi me aq forcë sa kishte.

Ishte e lumtur. Për herë të parë gjatë gjithë asaj kohe që kishte kaluar, ndihej e lumtur, e lumtur me Frankon.
Midis tyre s'kishte më sekrete, s'kishte se për çfarë të shqetësohej.
Më në fund do kishte një jetë të qetë. Një jetë të cilën kishte kohë që e kërkonte.

- Po Niko? - pyeti kur u kujtua për atë. - Ç'do të bëhet me të?

- S'besoj se ka dëshirë që të ndahet prej kësaj jete. Puna e tepërt e bën të mos e kujtojë të shkuarën.

- Por edhe ai duhet të largohet. Do t'i bëjë vërtet mirë një shkëputje e përjetshme nga të tilla gjëra.

- Do ta pyes njëherë, gjithsesi. Le të bëjë ç'të dojë, ç't'i duket më e përshtatshme.

Për disa minuta askush prej tyre s'po fliste. Qëndruan në heshtje, duke admiruar qetësinë që mbizotëronte në atë dhomë e që prishej prej rrahjeve të zemrave së tyre.

- Po që nga spitali kur do largohemi? S'kam aspak dëshirë që të qëndroj këtu. S'më pëlqejnë fare spitalet.

- Nuk e di. Bëj mirë të pyes doktorin.

E puthi atë në ballë e më pas u ngrit për të kontrolluar për doktorin.

Hapi derën e dhomës e pasi kaluan dhjetë minuta, në dhomë hyri ai së bashku me mjekun.
Ai i bëri asaj disa pyetje siç i bëjnë të gjithë mjekët e më pas u largua, por jo pa i thënë asaj se mund të largohej nga spitali brenda javës në qoftë se dëshironte.

Pas dy ditësh u larguan prej andej. Shkuan te shtëpia e re e më pas të dy u drejtuan për te dhoma e përbashkët e gjumit. Ajo kishte nevojë të rrinte të qetësohej, ndërsa ai kishte nevojë për një gjumë të mirë në mënyrë që të kompesohej me ato ditët kur mezor kishte bërë tre orë gjumë.

U shtrinë së bashku në shtrat e të dy mbyllën sytë për t'u qetësuar.
Ai vendosi dorën lehtë te beli i saj e iu afrua më pranë për t'i lënë një puthje plot ndjenjë në buzë.

- Franko, fli, dukesh i lodhur, -i foli gjasmë me ton urdhërues, por ndërkohë ishte duke qeshur.

Ai u ngërdhesh njëherë lehtë dhe e puthi përsëri. E ajo përsëri qeshi.

- Fli! - i tha këtë herë me zë më bindës e ai e vështroi njëherë duke e parë në sy.

- Je e ndëshkuar për herë të tretë.

- Çfarë ndëshkimi? - e pyeti, por jo me frikë, ishte mësuar tashmë me të e me ato ndëshkimet e tij.

Franko e shikoi njëherë me vështrimin më të ëmbël që kishte pasur ndonjëherë e i pëshpëriti me zë të ulët para se ta puthte përsëri.

- Të jetosh përgjithmonë me mua ma cherie.

Dashuri mes plumbave Where stories live. Discover now