Kapitulli 38

2.5K 182 149
                                    

-Po gënjen! Ju të gjithë gënjeni! Të gjithë jeni gënjeshtarë!

Bëri hapa të mëdhenj larg tij e vendosi duart në kokë duke bërë ecejake në dhomë.

-S'kam arsye pse të gënjej.

-Ke! Ti, Niko, të gjithë të tjerët këtu, keni vetëm një qëllim. Doni të gënjeni! Dhe atë gjë po bëni edhe tani!

Zëri i buçiti në dhomë e s'do të ishte çudi nëse dikush tjetër do të dëgjonte britmat e saj.

-S'do thoshe kështu sikur ta dije qëllimin e vërtetë.

-Atëherë ma thuaj! Ma thuaj e le të marrë fund çdo gjë. Mos m'u shmang si herët e tjera! Më trego çdo gjë. Por ti s'ke guxim! S'ke guxim për të nxjerrë disa fjalë nga goja! Je thjesht një frikacak! Një frikacak që s'nxjerr dot dy fjalë!

Vuri re se Franko shtrëngoi nofullën fort prej inatit, por as që nxorri ndonjë fjalë për disa sekonda, derisa vendosi të fliste.

-Je përsëri e ndëshkuar. Të jesh në dhomën time pas një ore, - tha ai e më pas doli nga dhoma me të shpejtë duke e lënë atë vetëm.

Ajo bërtiti njëherë prej inatit e mallkoi nën zë çdo person të asaj shtëpie.
Ndëshkim tjetër! A s'ishin mjaft gjithë ato ndëshkime? S'i llogariste Franko dhimbjet që ajo kishte hequr? S'i mendonte aspak kohët kur humbi personat më të dashur që rezultoi të mos ishin prindërit e saj? S'i kujtonte aspak momentet e saj të dobësisë?

Siç dukej, jo.

Pas një ore

Trokiti e revoltuar në derën ngjyrë të zezë katran e më pas hyri brenda duke tërhequr këmbët zvarrë.

Qëndroi përballë Frankos në këmbë e me kokën ulur. S'ia kishte qejfi që ai të dallonte sytë e saj të skuqur prej të qarave.

Dëgjoi zhurmën që bëri karrigia që ai lëvizi, por s'e ngriti kokën. Priti për të që të afrohej më tepër e kur e nuhati aromën e tij të kolonjës që i mbushi mushkëritë, mori frymë thellë për t'u qetësuar.

Franko vendosi njërën dorë te beli i saj dhe e tërhoqi nga vetja. S'e kuptonte dot ndryshimin e tij të humorit. Njëherë ishte i inatosur, në momentin tjetër sillej sikur s'kishte ndodhur gjë.

Vendosi buzët e tij në qafën e saj e po i linte nga ato puthjet që atë e digjnin.

-Çfarë po bën? - pëshpëriti në veshin e tij e pafuqishme e u përpoq të ikte prej tij.

-Çfarë të pëlqen më shumë ma cherie? Të jesh prositutë te lokali ku punoje më parë apo të mësosh si të vrasësh njerëz? - tha ai duke nënqeshur, por në mënyrë të akullt e serioze.

Ajo u shkëput menjëherë prej krahëve të tij e bëri sa hapa të mundtte larg.

-Ç'je duke thënë?

-Isha tepër i qartë.

-Si... Çfarë... Prositutë?! - pyeti me zërin që i shkëputej herë pas here e në ato momente dëshira që të mendonte se Franko ishte duke u tallur, ishte më e madhe se kurrë.

Ai kurrsesi s'mund të ishte serioz në ato që thoshte! Të bëhej një prostitutë apo vrasëse, ishin gjërat e fundit që mendonte të bënte.

Izzi qeshi njëherë hidhur si të donte të thoshte "S'më pëlqeu aspak shakaja jote" e bëri të dilte prej dhomës, por Franko s'e lejoi.

Vendosi dorën në krahun e saj dhe e ktheu nga vetja. E shikoi në sy për disa sekonda në një mënyrë tepër serioze.

-S'jam duke bërë lojëra Isabella. Në qoftë se s'zgjedh asnjë prej tyre, atëherë shumë mirë. Besoj se do të të gjej ndonjë vend të lirë në lokal.

Liroi dorën prej krahut të saj dhe mori telefonin në dorë për të telefonuar Nikon ndërkohë që ajo shikonte çdo veprim të tijin e terrorizuar.

-Niko, - tha Franko kur ai hapi telefonin. - Shko njëherë në lokal. Kontrollo për numrin e prostitutave dhe...

Mori telefonin e tij me të shpejtë dhe e fiku atë menjëherë duke mos i lënë atij mundësi për të bërë ndonjë gjë.

-Ç' kishe ndër mend të bëje? - belbëzoi për disa sekonda e hodhi telefonin në tokë pa qenë edhe aq e vetëdijshme për këtë të fundit. -Ç'dreqin je duke bërë?! S'të mjaftojnë këto që më ke shkaktuar deri më tani?! Çfarë dëshiron më tepër prej meje?! - përfundoi duke bërtitur.

Franko bëri një hap përballë saj e ajo u zmbraps dy hapa më tepër. Humbi ekuilibrin, se u pengua me një kolltuk e po të mos ishte për Frankon që iu afrua në kohën e duhur, do të ishte rrëzuar.

-Mos më prek, - i tha ftohtë dhe e shtyu tutje.

Franko shtrembëroi njëherë fytyrën para se të ndërronte bisedë.
Nxorri një armë që e mbante te një raft aty pranë e ia drejtoi asaj.
Përsëri u detyrua të shihte një armë, për herë të dytë, e ajo gjë s'i pëlqente.

Mblodhi duart grusht e nguli sytë tek arma pa dashur që ta prekte.
Ai e lëvizi njëherë pistoletën e ajo mbylli sytë e frikësuar duke lëshuar një tingull prej frikës.

S'dëgjoi ndonjë gjë prej tij. As ndonjë zhurmë, as ndonjë fjalë.

Pas një kohe të shkurtër, hapi sytë ngadalë si të kishte frikë se mos arma ishte akoma e drejtuar nga ajo e kur pa se ai e kishte ulur plotësisht atë, e vështroi në sy e për një moment vështroi pendim në sytë e tij para se edhe ai pendim të zhdukej.

Franko kapi dorën e saj e së bashku dolën prej dhomës. Po shkonin diku e ajo as që e kishte idenë se ku ishin duke shkuar.

-Ku po shkojmë? - pyeti, por asnjë përgjigje s'erdhi prej tij.

Më nuk foli.
Franko hapi derën e një dhome që ishte në një korridor në të cilin ajo s'kishte hyrë kurrë. Vështroi njëherë brenda, po s'arriti të dallonte ndonjë gjë përveç errësirës së frikshme.
Dritat u ndezën papritur e vetëm në ato momente kuptoi se dhoma në të cilën ishte bashkë me Frankon, s'ishte gjë më tepër se një dhomë që mund të përdorej për qitje me armë.

Hyri brenda ngadalë duke ndjekur Frankon nga mbrapa.
Ai i drejtoi një armë që gjeti atje dhe Izzi e mori  atë me dorën që i dridhej.

U drejtua për te një tabelë qitjeje e ngriti dorën me aq vështirësi, saqë i dukej sikur kishte ndonjë metal përbrenda e nga poshtë po e tërhiqte një magnet i padukshëm.
Qëlloi kot më kot e plumbi as që shkoi te tabela. Ishte diku tutje, aspak pranë vendit të dëshiruar.

-S'e bëj dot.

-Askush s'ka dalë mirë që herën e parë.

-S'dua ta provoj përsëri, - i tha me zë të ulët, por ai lëvizi kokën në shenjë mohimi duke nënqeshur.

-Po sikur të fitosh diçka në qoftë se bën çdo gjë që të them unë? - e pyeti ai duke i qëndruar fare pranë.

-Po sikur të mos më pëlqejnë ato që do ti që unë të bëj?

-Edhe duke marrë parasysh atë që do fitosh?

-Dhe çfarë do fitoj? - e pyeti atë kurioze, por duke u përpjekur të dukej sikur ajo bisedë s'i interesonte edhe aq shumë.

Ai buzëqeshi njëherë para se të fliste si të ishte i garantuar fakti se ajo do ndryshonte menjëherë mendje pas fjalëve të tij.

-Të vërtetën. Të vërtetën për çdo gjë.

Dashuri mes plumbave Where stories live. Discover now