Kapitulli 26

2.4K 182 123
                                    

E pa e çuditur duke i hapur sytë jashtëmase shumë.
Të vriste Frankon?!
Mund të thoshte se ishte shumë e inatosur me Frankon, mund të thoshte se mund ta linte të vdiste në qoftë se mund të ishte i plagosur, e megjithatë atë ide s'e merrte seriozisht, jo më ta vriste vetë! Ishte absurde!

-Tallesh, - i tha me një frymë e duke e parë në një mënyrë të tillë si të ishte duke parë një të çmendur.

-Jo, - iu përgjigj ai qetësisht. -Pse të mos e vrasësh? Ai vrau babanë tënd, nënën tënde.

-Nuk e ka vrarë ai nënën time.

Shkundi kokën sa nga njëra anë te tjetra kur po thoshte ato fjalë. S'donte ta dëgjonte më Xhemin.
S'donte ta vriste Frankon.

-Do ta besosh atë? Dreqin! Do besosh një person që s'e njeh fare? Ai vrau babanë tënd pa iu dridhur fare qerpiku. Kujton se s'e kishte të lehtë të vriste nënën tënde?

Shkundi përsëri kokën.
Nuk donte ta besonte. Nuk donte që të mendonte se Franko ia kishte vrarë prindërit. Të paktën të mos ia hiqnin atë shpresën se Franko s'ishte aq i keq sa ç'dukej.

-Ku e di ti?! Nëse më ke marrë këtu vetëm për këtë gjë, më mirë zgjedh të largohem!

Bëri të dilte nga dhoma, por ai e ndaloi. I kapi dorën dhe e ktheu nga vetja.

-Izzi, s'je në vete. Mos ndoshta do që ta lejosh atë që të jetojë i qetë edhe pas gjithë gjërave që ka bërë? Edhe megjithëse ka vrarë prindërit e tu? Mendo më thellë. Ai të bëri të vuash, të masakroi prindërit, si mendon që ai të shpëtojë paq?

-E di çfarë? E di shumë mirë se ai ka pasur një arsye pas gjithë gjërave që ka bërë. Dhe e pranoj pikërisht para teje se atë e besoj më shumë sesa ty!

Xhemi hoqi ngadalë dorën e tij nga e saja dhe e vështroi me një shikim që asaj iu duk se shprehte dhimbje.

-Në rregull atëherë, - filloi t'i fliste i dorëzuar. - Largohu. Bëj çfarë të duash. Shko përsëri te Franko në qoftë se dëshiron. Por më lejo të të them diçka para se të ikësh. S'je Isabella që unë kam njohur më parë. S'je më ai keku im i vockël. Franko të ka ndryshuar më shumë seç duhej.

Me ato fjalë e mbylli bisedën e më pas doli jashtë dhomës për të shkuar diku tjetër.

Ajo e vështroi teksa largohej. Fjalët e tij e prekën, e bënë të reflektonte më mirë.
A kishte ndryshuar aq shumë sa ç'mendone Xhemi? E kishte ndryshuar Franko aq shumë sa ajo të mos ishte e aftë të ndante të duhurën nga të gabuarën?

Uli kokën e pikëlluar. S'mendonte se të vendoste diçka të tillë rreth Frankos do të ishte diçka aq e vështirë.

U ul në pllakat e ftohta e vendosi kokën te gjunjtë që i kishte mbledhur.
Psherëtiu thellë si të donte që bashkë me psherëtimën të largoheshin të gjitha dhimbjet që ekzistonin, të largoheshin retë e errëta në mënyrë që dielli të rrezatonte, por ato s'largoheshin, qëndronin aty pranë saj si për ta kujtuar atë në çdo moment se s'do të largoheshin kurrë, s'do largoheshin në qoftë se shpirti i saj s'arrinte të gjente dritën në mes të errësirës së frikshme.

E kishte vërtet të vështirë të vendoste. Nuk e dinte se çfarë ishte e drejtë e çfarë jo. Të vriste Frankon, ndoshta do të thoshte të hidhte pas krahëve të gjitha dhimbjet që ai i kishte shkaktuar. Të mos e vriste, do të thoshte të jetonte me pendesën gërryese brenda shpirtit se e kishte mundësinë për t'u hakmarrë e përsëri s'e kishte bërë atë gjë.

Por do të quhej vrasëse, e ajo s'donte ta ndyente veten me gjakun e një personi që kishte marrë jetën e kushedi se sa personave.

Për dreq, ishte më e vështirë se ç'e kishte menduar ndonjëherë që të zgjidhte një vendim që kishte të bënte me Frankon!

-Hë pra Bella! Po apo jo, kaq thuaj! - foli papritur Williami për të cilin ajo vetëm në ato momente u kujtua se ai gjendej në dhomë.

Ngriti kokën ngadalë.

-Ai është i plagosur. S'mundem ta lëndoj sërish, - pëshpëriti me zë të ulët si të ishte duke folur me veten.

-Thjesht një plumb, s'është nevoja të lodhesh shumë, - ia priti ai si pa të keq.

Dukej se Williami me gjëra të tilla ishte mësuar. Për të ishte si të vriste një zog, diçka e parëndësishme.

-Do bësh gjënë e drejtë, mos u shqetëso. Nëse prindërit e tu do ishin gjallë, do ndiheshin krenarë për ty.

A do të bënte vërtet gjënë e duhur në atë lloj mënyre?
S'do ta vriste ndopak ndërgjegjia? S'do mendonte se ndoshta Franko mund të ndryshonte në të ardhmen e ajo do vriste çdo fije shprese për të që të ndryshonte?

Ishte në luftë me vetveten. S'e kishte menduar kurrë se gjithë ato gjëra do të vinin si pasojë e vetëm një lokali që fshihte brenda tij diçka që jo shumë persona duhej ta zbulonin.

Dashuri mes plumbave Where stories live. Discover now