Kapitulli 15

2.5K 192 118
                                    

Vështroi për një kohë të gjatë televizorin derisa e mblodhi pak veten.

U ngrit nga shtrati e për pak sa desh u rrëzua. I kishte humbur krejt logjika. Në fillim babai, tani ajo. Çdo gjë ishte e tepërt për t'u mbajtur përbrenda.

Hapi derën e doli në korridor për të gjetur Frankon. Do të shfynte nervat tek ai, do t'i thërriste, do ta bënte "të pendohej" për ato që kishte bërë, paçka se ajo ide s'ishte aspak e mirë.
Por ishte e inatosur. E inatin donte ta shfrynte te dikush me patjetër.

Kontrolloi disa dhoma aty pranë, të gjitha ishin bosh.
Arriti te dhoma e fundit dhe e hapi atë me shpejtësi. Pikërisht tek ajo dhomë gjendej ai.

Mbylli derën fort për të fituar vëmendjen e tij. Por ai as që lëvizi një centimetër nga pozicioni që kishte kur ajo hyri brenda në dhomë.

-Këto ishin mjaft Franko! Madje tepronin!
Zgjohem e shkoj te puna ime e re që rezulton të jetë prostitucion. Marr letra nga një person i panjohur. Më vonë më ndodh vdekja e babit. Më vendos në gjumë me ilace e më pas më merr te shtëpia jote. Përdor trupin tim për të kënaqur nevojat e tua kur unë jam plotësisht e pavetëdijshme. Na del që tani ke sajuar edhe vdekjen time! - radhiti ajo e inatosur të gjitha gjërat që i kishin ndodhur qëkur kishte shkelur në atë lokal.

-Tjetër?- tha ai fare qetë sikur ato që ajo kishte thënë të mos kishin aspak ndikim.

E vështroi e habitur e më pas bëri një psherëtimë të thellë përqeshëse.

-S'largohem prej dhomës nëse s'më jep shpjegime, - tha këmbëngulëse në atë që donte, ndonëse për pasojat s'po mendonte aspak në ato momente.

Ai u ngrit nga karrigia e shkoi pranë saj kërcënueshëm. Pamja e tij në ato momente s'i ngjasonte aspak asaj që kishte kur të dy u takuan për herë të parë.

Ndjeu një dridhje prej frikës, por s'e bëri veten. E vështroi atë në sy ndërkohë që edhe ai bënte të njëjtën gjë. Por sytë e tij të egër në ato momente s'i jepnin aspak përkrahje për të vazhduar të fliste.

-Çfarë shpjegimesh? - e pyeti thatë pa e hequr shikimin nga ajo.

-Pse e bëre gjithë këtë? Pse më mban këtu?

-Je ne peux pas te dire tout ça. Tout petit à petit, à partir de maintenant.
(S'mundem të t'i them gjithë këto. Gjithçka nga pak, duke filluar që tani.)

Kapi dorën e saj ashpër dhe e tërhoqi drejt vetes duke puthitur buzët e tij me të sajat fort.
E hutuar, u përpoq ta shtynte tutje, por ai aq më shumë e shtrëngonte atë.

E përplasi fort te muri e vazhdoi me puthjen e tij si të ishte një kafshë e uritur, ndërkohë që ajo përpëlitej në krahët e tij e bënte luftë për t'u larguar.
Por ai s'kish ndërmend të largohej. Ajo donte një përgjigje, ai një përgjigje po i jepte.

Shtrëngoi fort njërën dorë në belin e Izzit, ndërsa tjetrën e linte të udhëtonte në pjesë të ndryshme të trupit të saj.
Lëvizi kokën e filloi t'ia puthte qafën egër. S'i dëgjonte fare lutjet e saj që t'i largohej.

E asaj i neveritej vetja. Ndihej e pështirë teksa merrte puthje të tilla nga një person që e urrente. E urrente me gjithë shpirt. Zemrën ia kishte thyer, tani donte të bënte të njëjtën gjë edhe me trupin e saj.

Ia vendosi dorën poshtë bluzës e po e ngjiste atë akoma më lart, ndërkohë që ajo vazhdonte përsëri me përpjekjet për t'u larguar.

-Franko, më lësho, të lutem!

Dukej sikur ai s'e kishte dëgjuar aspak. Vazhdonte në të tijën i pashqetësuar për ato që ajo thoshte. Lëshoi belin e saj e ia kapi duart me të cilat ajo po përpiqej ta shtynte.

Sytë i ishin mbushur plot me lot, të cilët i rrodhën butë nëpër faqe.

-Je duke më lënduar, - pëshpëriti me zë të ulët e të ngjirur.

Dhe vërtet që ai po e lëndonte. Si fizikisht, si shpirtërisht.
Duart kishin filluar t'i dhimbnin jashtë mase nga shtrëngimi i tij tepër i fortë. Por shpirti i saj dhimbte më shumë se shtrëngimi që ai po i bënte. I dukej sikur ishte thyer në mijëra copëza të vogla që edhe kur përpiqeshin të ngjiteshin, përplaseshin fort diku tjetër e thyheshin akoma më keq.

-Duro ma cherie. Sa herë duhet të ta përsëris se është vetëm fillimi?

Por ai s'kish nevojë për fjalë, se veprat flisnin vetë, flisnin në një mënyrë të dhimbshme.

Për një moment ajo ndaloi, ndaloi çdo përpjekje që po bënte deri atëherë, ndaloi së luftuari për të shpëtuar prej tij.
Po pranonte çdo gjë që ai i bënte, ndonëse ato gjëra s'i kishte aspak qejf.

Por ai vetëm një "përgjigje" donte t'i jepte. E doli që ajo "përgjigje" zgjati më shumë seç ai kishte menduar. Se mjaftonte thjesht një puthje e vogël që t'i jepte asaj idenë se çfarë dëshironte ai. Por ai s'kishte ndaluar as kur e kishte kuptuar se aq ishte mjaft. S'kishte ndaluar, se tashmë ajo ishte e tija, zotëronte çdo pjesë të trupit të saj.

U largua prej saj aq sa arrinte t'ia shikonte qartë fytyrën. Shprehja e tij e fytyrës kishte ndryshuar. Mbante një nënqeshje fituese në fytyrë e më pas filloi të fliste e sikur Izzi t'i kishte kuptuar fjalët e tij, nuk do të qëndronte kurrë aq e qetë sa ç'ishte në ato momente.

-Tant que vous êtes ici, vous serez ma  personnelle prostituée. Ne t'inquiète pas, je suis capable de traiter correctement le corps d'une femme. (Për sa kohë që do të jesh këtu, do të jesh prostituta ime personale. Mos u shqetëso, jam i aftë të trajtoj siç duhet trupin e një femre.)

Dashuri mes plumbave Where stories live. Discover now