Kapitulli 3

3K 214 176
                                    

Mbylli me të shpejtë telefonin dhe shikoi Xhemin me sy që shprehnin dhimbje.

-Xhem, e ke makinën me vete? Më duhet të shkoj sa më shpejt të jetë e mundur në spital. Babi ka pësuar përsëri krizë në zemër. Duhet të shkoj pranë tij.

Shkoi pranë Xhemit dhe e kapi për dore duke u drejtuar jashtë kur pa se ai pohoi me kokë shpejt.

Hipën brenda e megjithëse Isabella protestonte që ta ngiste ajo makinën pasi donte që të shkonte më shpejt në spital, Xhemi s'pranoi. Nuk do ta linte kurrsesi atë që të ngiste makinën në atë gjendje. Mjaftonte vetëm një person në spital, s'donte të bëheshin edhe tre të tjerë.

Shkuan atje pa humbur kohë. Aty pranë panë doktorin e menjëherë nxituan për tek ai.

-Si është babi? - ishte Izzi që pyeti doktorin pa humbur kohë.

Ai mori frymë thellë dhe i vështroi ata për një kohë pa folur aspak.

-Duhet të operohet me patjetër, përndryshe gjendja e tij do të përkeqësohet.

-Atëherë operojeni, - ia ktheu ajo me të shpejtë e bëri një gjest me duar si për t'i thënë se asgjë nuk e pengonte që të mos e kryente operacionin.

-Nevojitet një shumë e madhe parash.

Kontrolloi për diçka në xhepat e veshjes që mbanin mjekët e që aty nxorri një fletë të cilën ua drejtoi atyre.

Fletën e mori Xhemi. Lexoi pikë për pikë gjërat që ishin shkruar në të e në fund shikoi shumën e parave që duheshin për operacionin dhe për shërbimet që do të kryheshin ndërkohë që i ati i Izzit do të qëndronte në spital.

Ngriti kokën e i hodhi një shikim Isabellës. Ajo sapo kishte parë lekët që duhej të paguanin dhe në fytyrën e saj mund ta dalloje fare qartë se shpresa i kishte humbur e gjitha.

-Do t'u ndihmojë unë me lekët. Mos u mërzit fare kek i vockël. Shokët për këto ditë janë.

Vendosi dy duart në faqet e saj e pasi i la një puthje në ballë, e mori në përqafim për ta qetësuar.

-Jo Xhem. Jo edhe këtë herë. Do të punoj më shumë, do të marr orare të zgjatura në punë e do t'i mbledh lekët. Nuk do të jetë aspak nevoja që ti të na ndihmosh. E vlerësoj shumë këtë gjë, por nuk mund të pranoj.

Shikoi në sytë e tij e buzëqeshi pak si për t'i treguar se mund t'ia dilte vetë.

-Mos u trego kaq kokëfortë Isabella! Pastaj, mos ke ndërmend që të qëndrosh edhe gjatë natës në punë?!

-Epo... - filloi të fliste ajo pasi u largua nga përqafimi i tij. - Do t'ia dal në një farë mënyre.

Ai vendosi njërën dorë te flokët.

-Do të humbasësh shumë kohë në atë lloj mënyre. Puna s'pret. Në qoftë se ti nuk do që gjasmë të jesh borxh kundrejt meje, atëherë mund të m'i kthesh lekët më vonë kur t'i mbledhësh. Si thua?

Fjalët e tij e bindën disi. Ajo mund të fillonte që të nesërmen të punonte orë shtesë e dalëngadalë do t'i mblidhte lekët për t'ia dhënë Xhemit.

-Në rregull atëherë.

U kthyen të dy drejt doktorit, i cili ishte akoma duke pritur për përgjigjen përfundimtare që ata do t'i jepnin.

-Lekët do t'ua sjell nesër në mëngjes dhe më pas mund ta kryeni operacionin kur të jetë koha e duhur, - qenë fjalët e Xhemit e më pas doktori u largua duke lëvizur kokën si shenjë miratimi.

Hynë të tre në dhomën ku gjendej babi i Isabellës e kjo e fundit shkoi te shtrati i tij pa humbur kohë, por fatkeqësisht i ati i saj i kishte sytë e mbyllur e nuk dihej se kur do të zgjohej.

-Është i pavetëdijshëm.

Dy të tjerët u afruan pranë tyre dhe e ëma i vendosi dorën te supi.

-Bën mirë që ti të ikësh Izzi. Ke nevojë për gjumë. Duhet të çlodhesh. Mund të qëndrosh ti Xhem me të në qoftë se nuk ke ndonjë punë për të bërë?

-Po, sigurisht që po.

-Faleminderit shumë. S'besoj se do të kthehemi në shtëpi sonte e s'do të doja që Izzi të ngelej vetëm.

-Mos u shqetësoni. Do të qëndroj unë me të.

Izzi nuk kundërshtoi për asgjë. Kishte vërtet nevojë për gjumë, për më tepër që nesër do t'i duhej të punonte më shumë se atë ditë. Dhe sa për Xhemin, shoqërinë e tij nuk e kishte refuzuar kurrë, më mirë të qëndronte me të sesa të ishte vetëm.

Bashkë me Xhemin u larguan nga spitali e u drejtuan për në shtëpi. Gjatë rrugës nuk e kishte aspak mendjen. Ndoshta Xhemi i fliste, por ajo nuk dëgjonte asnjë fjalë që ai i thoshte.

Madje edhe kur arritën në shtëpi gjendja e saj ishte e njëjta dhe u përmend vetëm kur ndjeu Xhemin që e preku lehtë në krah si për ta sjellë në vete.

Hynë në shtëpi pa folur. Isabella shkoi menjëherë në dhomën e saj, ndërsa Xhemi e ndoqi nga pas.
Kishte shumë raste që ai vinte te shtëpia e tyre e madje qëndronte edhe gjatë natës. Flinin në një dhomë bashkë, por në krevate të ndarë.

U shtrinë në shtratet përkatëse e po mundoheshin të flinin. Për Isabellën s'ishte edhe aq e vështirë, se kishte nevojë të flinte, por Xhemi as që kishte gjumë në sy.
Përpëlitej e përpëlitej në shtrat e përsëri nuk e zinte gjumi, derisa u ngrit e shkoi te shtrati i saj.

E preku pak në krahë.

-Ke fjetur? - i pëshpëriti me zë të ulët.

-Akoma jo, - iu përgjigj ajo përgjumësh e në ato momente hapi njërin sy për të parë atë.

-Shtyhu pak Izzi. Ndoshta më zë gjumi këtu. Ky krevat është më i rehatshëm se ai tjetri.

Qeshi lehtë kur dëgjoi atë që tha ashtu. Justfikimi i tij ishte se krevati nuk ishte aq i rehatshëm, por ai gjithmonë harronte se krevatët ishin të dy njëlloj.

U shty që t'i linte hapësirë atij të shtrihej e ai u shtri menjëherë.

I hodhi njërin krah në qafë asaj e krahun tjetër e vendosi poshtë qafës së vet.

-Këtu po që është rehat. Natën keku im i vockël.

Një tjetër buzëqeshje i buroi asaj nga shpirti e i uroi edhe atij natën e mirë para se ta zinte edhe atë gjumi.

Ç'mendim keni për Xhemin?😏😏

Dashuri mes plumbave Where stories live. Discover now