Kapitulli 42

2.5K 182 183
                                    

Sapo kishin mbërritur në qytetin e ri, ishin vendosur menjëherë te shtëpia e re, punën e së cilës Franko e kishte rregulluar disa orë më parë pa ndonjë problem.

Po vendoste në garderobë ato pak gjëra që kishte marrë prej shtëpisë, megjithëse s'e kishte mendjen fare atje.

Dihej se s'mund të quhej një jetë e re ajo që do të niste me Frankon. Fundja, s'mund të ketë një jetë të re kur jetën e parë e ke pasur plot mistere.
Por e ndiente se shumë gjëra do të ndryshonin nga qëndrimi i saj në atë shtëpi. Madje do të ndryshonin më shumë gjëra seç ajo mund të imagjinonte.

Psherëtiu thellë e vendosi xhinset e fundit në garderobë. E mbylli këtë të fundit e u shtri në shtrat për të fjetur. Kishte nevojë të çlodhej. Rruga që kishin bërë ishte tepër e gjatë e ajo as që kishte vënë gjumë në sy.

U mbulua mirë e mirë e pasi mori frymë e lehtësuar, e la veten të lirë të ëndërronte, të shkonte atje ku ne realitet as që mund të hidhte këmbën.

S'ishte nga ata lloj personash që kur flinin edhe bomba të binte dhe përsëri nuk zgjoheshin. I dilte gjumi kollaj kur dëgjonte ndonjë gjë që lëvizte ose ndonjë zhurmë acaruese. Prandaj edhe sikur u kthjellua kur dëgjoi derën që u hap ngadalë.
Por ishte e lodhur, s'donte të ngrihej, ishte mirë ashtu.
Ndjeu hapat që i afroheshin çdo herë e më tepër e më pas krevati  u ul pak kur ai u shtri pranë saj.
Ia rrethoi trupin me krahët e tij të fortë e kurrizi i saj u ndesh me kraharorin e tij.

Një buzëqeshje i buroi nga zemra, s'ishte e aftë ta mbante atë buzëqeshje përbrenda.

Qëndroi ashtu në krahët e tij që i falnin një mbrojtje që s'e kishte ndier kurrë më parë e e zuri gjumi përsëri.

U zgjua orë më vonë, atëherë kur sapo kishte filluar të errej. Ndjeu një zbrazëti kur kuptoi se s'e kishte Frankon pranë. Ai s'ishte fare në dhomë.

"Ndoshta është i zënë me punë," - mendoi para se të ngrihej e të shplante njëherë fytyrën me ujë në tualet për t'i dalë gjumi akoma më mirë.

Zbriti shkallët me ngadalë e vështroi se ai gjendej i ulur në një kolltuk duke u menduar. Dukej i lodhur.

- Je mirë? - e pyeti kur iu afrua pranë.

Vendosi njërën dorë në shpatullën e tij e ai u kthye nga ajo duke vendosur në fytyrë një buzëqeshje të sforcuar.

- Thjesht jam pak i lodhur,- iu përgjigj me një zë monoton pa shtuar gjë më tepër.

S'deshi ta pyeste më tepër. Dukej se s'ishte koha për të bërë shumë pyetje.
U mbështet në shpatullën e tij ngadalë e vendosi njërën dorë sipër dorës së tij.

- Si thua për një shëtitje jashtë? - e pyeti Franko me zë të ulët e ajo lëvizi menjëherë duke parë atë në sy.

- Një shëtitje?

S'kishte menduar ndonjëherë se do të gëzohej aq shumë pas atyre fjalëve. Kishte kaluar një kohë e gjatë që s'kishte dalë jashtë për shkak se kishte frikë prej tij.
Njëherë u arratis, por edhe ajo arratisje s'i doli mirë.

Franko miratoi lehtë me kokë duke i buzëqeshur ëmbël.

- Sigurisht, pse jo?- i tha ajo duke buzëqeshur akoma më shumë e u ngjit me të shpejtë shkallëve për të veshur ndonjë gjë të përshtatshme.

S'vonoi më shumë se njëçerek ore për t'u bërë gati. S'kishte nevojë për më shumë kohë kur e vetmja gjë që i duhej të bënte ishte të vishej thjesht e të hidhte pak parfum.

Shkoi te Franko e më pas dolën së bashku. Ndihej çuditshëm. S'kishte dalë ndonjëherë shëtitje me të.
Çuditshëm dhe bukur. Për të një kombinim perfekt.

Atë nga ana tjetër e vriste ndërgjegjia. S'qëndronte dot i qetë kur kujtonte se ç'kishte bërë me Izzin në fillim e ajo tani sillej me të sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
E kishte mbajtur të burgosur brenda katër mureve të shtëpisë duke menduar se ajo ishte gjëja më e duhur që mund të bënte, por ishte gabuar.

E dinte se kishte ardhur koha që t'ia tregonte asaj të vërtetën, atë që fshihej pas çdo veprimi të tij, arsyen se pse e kishte rrëmbyer.

Ama e brente mendimi se ndoshta ajo mund t'i largohej kur të mësonte të vërtetën, të cilën duhej ta kishte marrë vesh kohë më parë.

Ai mori frymë thellë e më pas vështroi nga ajo. Izzi ndërkohë s'e kishte mendjen fare tek ajo që po mendonte Franko. I gëzohej shumë faktit që ishte duke dalë përsëri. Ndonjëherë s'mjafton që thjesht ta shohësh diellin që prej dritareve.

Ktheu kokën nga ai e buzëqeshja iu hoq pak kur vuri re sytë e tij të trishtuar.

- Çfarë ndodhi? Pse je i mërzitur? - e pyeti qetë-qetë duke ndaluar ngadalë hapat e në fund fare u ul bashkë me Frankon në një stol që ishte aty afër.

Ai po shikonte diellin që ishte duke perënduar; s'donte të binte në kontakt me sytë e saj.

- Një ditë erdhi një burrë në lokalin tonë, - po tregonte ai. -Asokohe s'e drejtoja unë lokalin, isha i vogël, në mos gabohem mund të isha pesë vjeç. Ishte babai im që merrej me atë punë. Mashkulli që kishte shkuar atë ditë kishte sjellë prostituta të reja. Kishte një miqësi të madhe me babanë tim. Të dy drogaxhinj, merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike, edhe me prostitucion.

Fjalët e fundit i tha me një urrejtje aq të madhe, sa të linin përshtypjen se ai as që e donte babanë e tij.

- Shoku i babit ishte martuar me një vajzë shumë më të vogël në moshë se ai. Vajza ishte 25 vjeç, ndërsa ai 43. Kishte lënë vajzën shtatzënë, ndonëse një fëmijë s'e donte. Kur ajo lindi, djalin që të vogël ai s'e donte. E torturonte shumë. Doja ta ndihmoja, po isha i vogël, s'mund të bëja gjë.
S'vonoi shumë kur ai, pasi ishte dehur, kreu përsëri marrëdhënie seksuale me vajzën. Ajo u largua kur kuptoi se ishte shtatzënë për herë të dytë, por djalin s'e mori dot me vete. Kështu që djali vazhdoi të rritej duke u torturuar, ndërkohë që ajo bënte një jetë endacake me paratë që kishte mundur të merrte me vete. Pas disa kohësh shkoi te e motra. Lindi foshnjën atje e vdiq për shkak të hemorragjisë së tepërt. Fëmija u rrit atje, i vëllai qëndroi me të atin duke u rritur me urrejtje për çdo person që e rrethonte, më së shumti për të atin, derisa e vrau këtë të fundit.
E di si për kë e kam fjalën tani ma cherie? - përfundoi ai rrëfimin me një pyetje.

Vështroi në sytë e saj të frikësuar. Ajo mohoi me kokë me sytë e mbushur me lot, edhe pse siç dukej kishte një ide se për çfarë po fliste ai.

- Për ty Isabella.

Dashuri mes plumbave Where stories live. Discover now