Kapitulli 33

2.2K 190 126
                                    

Bëri disa hapa në dhomë e u ul në fund të shtratit duke qenë se në dhomë s'kishte ndonjë karrige apo kolltuk.

S'dinte nga t'ia fillonte. Kur ai ishte i pavetëdijshëm, e kishte të lehtë të fliste, por në ato momente s'po e hapte dot gojën.

E vështroi në sy për një kohë të gjatë e në ta s'kishte më ndonjë shenjë zhgënjimi. Për këtë gjë ndihej vërtet mirë.

Megjithëse ai ishte zgjuar, nuk mund të aktronte sikur s'ishte i lodhur, se dukej që nga shprehia e fytyrës se sa lodhje ishte duke ndier.
Në atë gjendje Frankon s'donte ta shikonte. Ai person i dukej si një tjetër Franko. Ishte mësuar që atë ta shikonte gjithmonë energjik, jo në atë gjendje.

-Mm...Si ndihesh? - e pyeti e ndrojtur e duke vendosur në fytyrë një buzëqeshje të vogël.

Ai iu përgjigj me një "mirë" të vakët që donte s'donte, e bëri atë të ndihej edhe njëherë keq për atë që i kishte bërë atij.

-Ke shumë që je zgjuar? - e pyeti sa për të hapur ndonjë bisedë me të në vend që të qëndronte pa folur.

-Disa orë, - u përgjigj qetësisht duke e vështruar atë ngulshëm.

-Atëherë besoj se doktori të ka kontrolluar, apo jo?

-Po,- tha ai ndërkohë që edhe pohonte me kokë.

-Çfarë tha? - bëri një tjetër pyetje pa e kuptuar se ishte duke u interesuar më shumë seç duhej për Frankon.

Pas një qeshjeje të lehtë e të lodhur nga ana e tij, ai filloi të fliste.

-Falenderonte Zotin që plumbi kishte qëndruar vetëm pak centimetra më larg zemrës.

Në njëfarë mënyre, me fjalët që tha, donte të bënte Izzin të kishte në fytyrë përsëri atë shprehinë që tregonte falje. Ndoshta i pëlqente kur shikonte se si ajo reagonte kur ai i thoshte të tilla gjëra.

Ajo uli kokën e filloi të lëvizte gishtat e dorës nervoze. Frymëmarrjen e çrregullt s'e normalizonte dot.

-Më vjen keq për çdo gjë që bëra, - tha shpejt e shpejt sikur ato fjalë të ishin duke ia djegur gjuhën.

Ai nënqeshi lehtë e ajo e shikoi njëherë kurioze për të kuptuar ndonjë gjë nga vështrimi i tij.

-E di, - ishte përgjigjia e tij e thjeshtë që e bëri atë të mendohej se si ai mund të ishte aq i qetë edhe pas asaj që ajo i bëri.

-Si... Si mund të jesh... Kaq... Kaq i qetë?

-Sytë e tu më thonë shumë gjëra, ma cherie. Si mund të qëndroj i mërzitur ndaj teje?

Ndjeu trupin që iu nxeh i gjithi. Pse po i thoshte të tilla fjalë?

-S'doja të shkatërroja çdo gjë, - pëshpëriti me zë të ulët si të mos ishte e sigurt nëse donte apo jo që ai t'i dëgjonte ato fjalë.

Këto fjalë bënë që një tjetër nënqeshje të krijohej në buzët e tij. Një nënqeshje të cilën Izzi, pa e kuptuar as vetë, kishte kohë që donte ta shikonte në fytyrën e tij.

-S'ishte faji yt,- foli ai qetë si për ta qetësuar atë. -Ka shumë gjëra që ti s'i di, Isabella.

-Si për shembull për Xhemin, - nisi të fliste mendueshëm. -S'e kisha kuptuar kurrë se ai ishte i aftë të bënte të tilla gjëra. Më detyroi të të qëlloja ty dhe... dhe u bë shkak i vdekjes së... së Leas, - përmbylli fjalinë me zë të ulët si të donte që të mos i sillte në mendje ngjarjet që kishin ndodhur kohët e fundit.

Për një kohë Franko nuk foli. E vështroi atë për disa minuta me radhë e më pas po fliste përsëri.

-Ç'do të kishte ndryshuar në qoftë se do ta dije se çfarë personi është ai?

-Shumë gjëra! - u përgjigj përnjëherësh. -S'do isha shoqëruar me të. Kështu nuk do të ndodhte as vdekja e Leas, as kjo që të bëra ty.

-Si për rrjedhojë, s'do më kishe njohur fare,- e korrigjoi ai atë e madje me të drejtë, se po të mos ishte për Xhemin, Franko dhe Isabella s'do ishin takuar ndonjëherë.

Ajo heshti për pak çaste dhe e vështroi në sy duke ndier një ngrohtësi të pashpjegueshme brenda vetes.

-Besoj se ai do kthehet përsëri, - pëshpëriti dëshpërueshëm duke mos dashur të imagjinonte se çfarë mund të ndodhte prej kthimit të tij. -Do të doja t'ia ktheja të gjitha ato që ka bërë, - foli aty për aty prej inatit.

-E sigurt për këto që thua? - e pyeti ai me një qeshje djallëzore si të dinte diçka që asaj as që ia merrte mendja se ç'mund të ishte.

-Po, - pranoi me siguri e besim në vetvete, por ai thjesht sa psherëtiu njëherë thellë.

-Ti do që të lëndosh armikun, pa ditur se ai është vëllai yt, - ia plasi të vërtetën në fytyrë, gjë që bëri që ajo të qëndonte e ngrirë në vend si të kishte dëgjuar gjënë më të tmerrshme ndonjëherë.

Dashuri mes plumbave Where stories live. Discover now