13❣

1.4K 117 14
                                    

"Shef me kishin kerkuar?"-pyeti Luna dhe hyri ne zyren e z.Johnny.

"Po,Luna eja!"-i buzeqeshi ai.Luna ulet dhe nisin biseden.

"Pra z.Johnny?Cfare deshironi nga une?"

"I ke bere detyrat qe te dhashe dje?"

"Po,i kam mbaruar.Pastrimi,larja e rrobave si dhe pastrimi i oborrit prane pishines"

"Shume mire!Daniel me tha qe sot pasdite do te shkonin ne plazh keshtu qe edhe ti duhet te shkosh me ta"

"Une?Perse duhet te shkoj dhe une?"

"Sepse gjate kesaj vere kete pune ke,e dashur.Duhet ti sherbesh asaj familje!Nese duan dicka duhet t'ua plotesosh.Mos ma merr per keq te lutem!"

"Jo pa problem,do e bej.Nese nuk keni gje tjeter po vazhdoj punen"

"Jo mund te vazhdosh s'kam gje"Luna largohet per te takuar motren e saj si dhe per te ndihmuar zonjushe Saren te behet gati per plazh.E ndihmoi me canten,me peshqiret,kurse per te ngrene nuk moren sepse ne fund te fundit jane familje pasanike dhe hane jashte.I gjeti rrobat vellait te vogel te Coltonit e zbukuroi pak dhe mori Melodine tek dhoma e saj.Kur po ktheheshin Colton po vinte per te dhoma e tij.

"Coltonnn!"-dhe Melodia hidhet menjehere ne krahet e Coltonit.E kisha marre shume per zemer gjate kesaj kohe qe kishte ndenjur me ta.

"Princeshe!Ku po shkon?Shiko nese iken do te merzitem mire?"-ia ktheu Colton.

"Jo Colton.Po shkoj te behem gati se do te ikim ne plazh..Sa qejf Colton!Do te jete edhe Luna me ne"-Colton hedh nje veshtrim nga Luna.

"Do vish Luna?"-e pyeti ai.

"Po!"-tha ajo dhe kapi Melodine per dore"Eja ikim Melodi te behemi gati"Colton u kthye ne dhomen e tij dhe Luna ne dhomen e saj.U bene gati dhe u takuan ne oborr ku i priste nje makine teper luksoze.Melodia u ul me shokun e saj ,Daniel i jepte makines dhe Sarah ishte perpara.Luna dhe Colton u ulen prapa me femijet.U detyruan te ishin shume afer njeri-tjetrit pasi ishte shume ngushte.Rruga ishte plot trafik dhe ne nje moment Daniel frenoi shume saqe beri qe Luna te binte tek krahet e Coltonit.Femijet vetem qeshnin me ta.Mberriten!Kaluan ca kohe duke marre ato rrezet e pasdites dhe me pas u ngriten per tu lare ne det.

"Luna eja dhe ti me ne!"-tha zonjushe Sarah.

"Po motla!Eja dhe ti"-kembengulte Melodia.Edhe Luna hyri me ta.Melodia dhe djali i vogel qendruan ne breg,Daniel dhe Sarah shkuan pak thelle kurse Lunes i kishte rene telebingo qe te shkonte kudo shkonte dhe Colton.Telebingo pasi cdo vajze do te donte te ishte prane tij duke marre parasysh sa i bukur eshte dhe ky fat i kishte rene Lunes.E ndiqte me not pa i thene as edhe nje fjale.

"Po kenaqesh?"-e pyeti ai.Ajo u zhyt menjehere dhe doli serisht.Floket e lagur nga deti i tregonin nje pamje te mrekullueshme.

Epo,mesa duket Coltonit dhe Lunes i ka rene telebingo ne te njejten dite

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Epo,mesa duket Coltonit dhe Lunes i ka rene telebingo ne te njejten dite.Edhe Luna eshte me fat qe eshte prane tij,edhe Colton eshte me fat qe eshte prane saj.Mendja e Coltonit kishte flutuar shume larg,thjesht nuk nxirrte me asnje fjale dhe vetem e shihte i mahnitur.

"Bejme nje loje?"-sfidoi Colton.

"Cfare loje?"-pyeti Luna.

"E bejme kush e mban frymen me shume brenda ne uje?"

"Seriozisht?Colton me vjen shume keq!"

"C'po thua moj?"

"Je i humbur pa e nisur ende lojen!"

"Hahaha  dakord pra.3...2...1"-ata zhyten te dy.Kalojne ca minuta dhe Colton del nga uji.

"Dakord Luna fitove ti!Dil tani"-tha ai.Luna nuk po dilte.Kaluan 10 minuta dhe ajo nuk doli.Colton u zhyt dhe filloi ta kerkonte.Pa trupin e saj ne nje pjese te detit te perkulej dhe po binte ne toke.E kapi dhe e ngriti ne siperfaqe..."Luna!Luna!Zgjohu Luna te lutem!"-ndihej shume i shqetesuar.Nuk kishte zgjidhje tjeter.Ajo nuk po permendej.Beri nje frymemarrje goje me goje dhe ajo u zgjua.Hapi syte dhe u hodh menjehere ne krahet e Coltonit.

"Colton..."-dhe u pane ne sy.


The Lucky Girl|✔️Where stories live. Discover now