2❣

2.1K 155 57
                                    

Pra sic thashe per pushimet verore justifikimin e dhashe.Kisha pune.Shiko se nga njera ane kisha seriozisht pune.Pavarsisht faktit qe gjate gjithe veres do te shihja te njejtin acarues,shefin tim.Po ta analizosh thelle-thelle ka zemer te mire.Te pakten keshtu mendoj une.U ngrita ne 6:45 dhe vazhdoca rutinen e perhershme por e ndryshmja e kesaj dite te premte ishte mami im.Nuk ishte cuar asnjehere nga gjumi per te me percjellur per ne pune ose te pakten te ngrihej per motren e vogel.Kete here u ngrit dhe na mori me te mira e me fjale te embla.U habita ne fillim por me pas kujtova qe pas te premtes vjen e shtuna dhe keshtu hyme ne fundjave.Ne kete fundjave une merrja rrogen dhe sigurisht kur vjen puna tek interesi te gjithe te duan.Edhe pse e kuptoja kete gje beja sikur nuk e vija re.Epo me mire qe nuk jam nga ato vajzat qaramane,ato vajzat guximtare qe punojne ne nje moshe te vogel se prinderit duan para..Per kete te fundit jam por ama nuk e kam tipin qe qaj.Pershendeta mamin dhe mora motren e vogel per dore.Nje tjeter risi e kesaj te premteje ishte dhe makina qe shkoja cdo dite ne pune e cila nuk ishte ne garazh dhe dyert e garazhit ishin te hapura.Ne fillim u tremba sepse mendova se mos ka hyre ndonje hajdut por me pas duke ditur tipin e tim eti,disi pijance mund edhe te mos kete ardhur qe dje ne mbremje ose ka thyer qafen diku.Habiteni kur flas keshtu per prinderit apo jo?Epo keto jane prinderit e mi,para dhe pushteti mbi gjithcka.Pavarsisht se mua me duan sa here qe kam para te pakten te jene te perkushtuar ndaj motres se vogel.Kam nje zhemel te vogel e cila gjithmone me thonte "Lulu ti me ke xhan mua apo jo?"Eshte kaq e pafajshme ne kete bote sa rendesi per te ka ta kem une xhan,s'do gje tjeter.Mberrita tek kopshti e saj dhe e percolla deri ne klasen e saj.U ktheva serisht per tek rruga qe te con ne punen time.Mberrita atje kete here 5 minuta me heret.Pronari i hotelit erdhi pas 5 minutave dhe me buzeqeshi.Dita e mire fillon me mengjes te mire thone keshtuqe besoj qe buzeqeshja e nje njeriu acarues do te thote shume per kete te premte.E veshur me uniformen e punes vazhdova me pastrimin e disa dhomave ku njerezit qe flinin aty kishin dale per vrap e kur te ktheheshin donin rrobat gati.Ne nje fare menyre isha bere edhe si dado pasi dadoja te ben gati rrobat per tu lare.Megjithate vazhdova punen dhe kur perfundova shkova ne zyren e pronarit.Trokita dhe ai me lejoi te hyja brenda.

"Miremengjes z.Johnny!"-buzeqesha dhe u ula.

"Miremengjes Luna!C'e mire te solli?Ka te beje me rrogen apo jo?"-dhe une qe mendova se do e niste mire ky.Ja,c'njeri acarues!Permend rrogen pa pyetur akoma se si u ngrita kete mengjes.Jo ore s'ka njerez sot.

"Jo.Thjesht doja t'ju thoja qe detyrat qe kisha per mengjes i mbarova..."-i shpjegova ne lidhje me pastrimin e dhomave qe bera duke e harruar disi pyetjen qe beri.

"Ah mire!Meqe nuk paske gje me rendesi po flas une atehere..."-dhe eshte ai momenti kur ta prene direkt fjalen dhe vazhdon tipin e tij acarues,avazin e tij,"Edhe pak dite na ndajne nga pushimet verore dhe doja te te njoftja qe do te vij ketu ne hotelin tone nje familje shume e njohur,e pasur dhe doja qe kete vere tia kushtoja atyre.Pra me pak fjale duhet te merresh me shume me ta..Jane fjala kryesore e kesaj vere.Dakord?"

"Do jap maksimumin tim"-se kuptova pse e thashe kete se nuk e di cfare maksimumi jep njeriu kur eshte thjesht nje sherbyese hoteli por ama kuptova qe kete vere kisha me ke te merresha dhe isha ne nje vend me terheqes se nje fshat idiot ku shkoja cdo vit...


2.This Part is ddc to k_psycho ❤️ Hope u like it sisi ❤️❤️


The Lucky Girl|✔️Where stories live. Discover now