52.Secret Passion

2.8K 184 123
                                    


Kishte vite pa u ndjere aq e qete, aq ne paqe me veten, me boten qe e rrethonte, ne paqe me te. Edhe ai dukej se ishte ne te njejten gjendje. Tiparet e ashpra i ishin zbutur dhe embelsuar dhe ajo nuk mund te qendronte pa ia kaluar gishtat e holle neper fytyre qofte edhe nje here te vetme. E adhuronte ndjesine e te prekurit te fytyres se tij. E adhuronte ndjesine e te prekurit cdo pjese te trupit te tij. Thjesht e adhuronte ate mashkull, pa fjale te teperta e nderlikime dhe ai tashme e dinte kete.

Po, ai e dinte!-mendoi duke mbeshtjelle fytyren me duar ne nje gjest te turperuar.

Ai e vuri re momentin e saj te dobesise, ia hoqi duart nga fytyra dhe pasi e shtrengoi fuqishem, e pyeti:

-Per çfare gjeje te turpshme po mendon vogelushja ime qe u skuq keshtu?

-Une nuk skuqem!-kundershtoi ajo dhe e goditi lehtazi ne sup.

-Skuqesh, sigurisht qe skuqesh. Sidomos kur kalon nete te nxehta me hamshorin tend,-i shkeli syrin flirtueshem.

-Hmm... Hamshor... Me kujtove ate diten kur u shtira sikur bera séks me Rikon vetem e vetem qe te te beja ty xheloz,-ajo kafshoi buzen dhe i hodhi nje shikim qe poshte qerpikeve Diegos.

-Oh... Ishte dite e bukur ajo...-kete here ishte ai qe mori pamje enderrimtare.

-Posi pra, me shume u argetove ti se sa une!

-Une te pakten argetova syte...-ai levizi vetullat lart-poshte si per t'i thene: He pra! Nuk te kujtohet?!

-Çfare?-Aleksis nuk po kuptonte gje.

-Ah vogelushe,-ai u pozicionua siper saj, por nuk beri asgje tjeter. E pa me syte e smeraldte drejt e ne te sajet kaf te erret me nje intensitet te pathyeshem,-Ate dite pata mundesi te admiroj per here te pare lakuriqesine e trupit tend.

Çfare po thoshte pak me pare, qe nuk skuqej? Djalli ta merrte! I ndjente mollezat me te zjarrta se Vezuvi ne shperthim e siper!

-Nuk eshte se kam edhe ndonje gje te madhe per t'u admiruar.

Ai ferkoi mjekren e tij te ashper te parruar pas te sajes te bute e te lemuar.

-Kete nuk e di ti vogelushe.

-Hmm...-u perkedhel ajo si nje macke e vogel,-Sa per gjene e turpshme qe gjoja po mendoja qepare... Doja te dija se çfare mendove kur me pe per here te pare ate dite qe shkela ne klubin tend?-e shtyu tutje Diegon, vendosi pellembet poshte nofulles, u mbeshtet ne shtrat me kembet qe i tundte ne ajer sa andej-kendej dhe priti pergjigjen e tij.

Diego i pickoi hunden.

-Epo... Gjeja e pare qe mendova ishte se ç'kerkonte nje femer si ti, e veshur me ate fustan joshes te zi, me ate çarjen provokuese qe nuk i linte shume vend imagjinates sime dhe per me teper e pashoqeruar nga ndokush ne klubin tim famekeq. Kur me ne fund i hodhe syte e tu te erret drejt te mive me dhjeve fare per hir te Zotit!-ajo qeshi e argetuar nga fjalet e tij,- "Ja tek vjen telashi im me i madh!" mendova. Femrat si puna jote vinin ne klubin tim vetem per dy gjera: per para ose per séks. Ti nuk dukeshe se kishe nevoje per te paren. Ja pse desha me gjithe shpirt qe te te jepja te dyten. Doja te te shtrija pikerisht ne mes te klubit dhe aty te te zoteroja te gjithen, te te beja timen, nje here e pergjithmone!

Aleksis i vuri frymemarrjet e tij qe rendoheshin gjithnje e me shume pas çdo fjale qe ai thoshte. E vuri re edhe epshin e flakte ne syte e tij. E ndjeu edhe eksitimin te vlonte ne gjithe qenien e tij ashtu siç ndjente joshjen e pavullnetshme te perhapej ne çdo qelize te trupit te saj.

Por ai po permbahej, nuk po e linte epshin mekatar te ndikonte tek ata. Çfare kishte ndodhur me ate njeri? Mos valle ndjenjat e tij kishin marre tjeter drejtim? Ndoshta ai nuk e deshironte me. Shprehja e fytyres se tij thoshte nenkuptonte diçka tjeter, po ku ishte burri i pangopur qe ajo aq shume donte? Mos ishte zhdukur edhe ai tre vjet me pare?

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now