51.Forgivness and Sorrow

2.6K 213 185
                                    


Nuk donte te zgjohej. E dinte qe Diego e kishte sjelle serish ne po te njejten dhome ku ishte zgjuar disa ore me pare. E kuptonte qe i kishte rene te fiket. U ul ndenjur, mbeshtolli gjunjet me krahe dhe filloi te mendonte rreth gjithe çmendurive qe Aleksandri kishte nxjerre nga goja. Nuk mund ta besonte. Ishte thjesht kaq e pakuptimte, e tmerrshme. Para se Aleksandri te vdiste ajo nuk kishte bere asgje te gabuar. Ok, perveç se te dehej e te zgjohej rrugeve e te grindej çdo dy minuta me te emen e dehur, por kjo nuk quhej.

Vetem nje pyetje i rrihte ne koke teksa tundej sa para-prapa me gjunjet e shtrenguar fort:

Pse mua o Zot? Pse mua?

Nuk mundej as te monologonte e qete ne paqe, sepse Diego hyri ne dhome. Ishte i larget si gjithmone, megjithate u ul ne shtrat prane saj.

Aleksis, e lodhur nga e gjithe jeta e saj, nxorri me vrull pistoleten nga mesi i Diegos, ia vuri atij ne dore duke e drejtuar nga vetja dhe e nxiti:

-Me vri! Te lutem, me vri! Jepi fund kesaj dhembjeje qe po me ha te gjalle! Jepi fund jetes sime, megjithese ajo ka marre fund tashme! -e afroi pistoleten ne ballin e saj dhe i bertiti:-Hidhmi trute ne ere dhe pastaj trupin ne fund te Atlantikut ne menyre qe askush mos te me gjeje, ashtu siç vete ma ke premtuar vite me pare! Shkrepe ate müt arme! Ç'pret?! Nuk mund te jetoj me keshtu, gjysme e gjalle e gjysme e vdekur? E pse ta dua kete gje qe as jete nuk mund te quhet? Pse te mare fryme kot kur dy njerezit e vetem qe kam dashur duan te me heqin qafe! Keshtu qe plotesojia vetes dhe vellait tim deshiren dhe me vri! Oh, dreq, ai nuk eshte as vellai im!-qeshi me vete dhe terhoqi hundet, syte po i lageshin, gjaku i qarkullonte furishem neper trup,- E tere jeta ime ka qene nje genjeshter, nje genjeshter e madhe! Njerezit qe i kam quajtur mama, baba e vella nuk jane as familja ime e vertete! Njeriu qe me aq dashuri e krenari e quaja vella eshte nje mafioz i marre qe do te me heqe qafe vetem sepse sipas mendjes se time te mallkuar une jam fajtorja per jeten e tij mjerane! Njeriu per te cilen shita jeten time, veten time! Dreqi ta haje! Nuk kisha frike as te behesha pjese e mafies per hir te tij! Kurse tani... Tani kam kaq frike... Kam kaq frike...-fjalet e fundit i dolen si nje peshperime. Emocionet e rrenuan, lotet i vershuan per here te pare pas pese vitesh te mallkuar nga syte, nga ata sy qe ishin betuar se s'do te qanin me kurre.

-Nuk pata frike te dashurohesha me meksikanin e çmendur qe drejtonte nje mafie te tere! Nuk pata frike te dashurohesha me ty Diego!-i foli ajo me ze te keputur. Nuk donte ta ndeshte shikim meshirues te Diegos. S'kishte nevoje per meshiren e tij, madje as nuk e dinte pse po ia thoshte atij gjithe keto marrezira.

-Une doja te merrja hak per te, kurse ai do te me vrase! Une isha gati te vdisja per te, kurse ai... Oh, Zot! Per pak sa nuk te vrava duke menduar se ishe vrasesi i tij, nderkohe qe ti ishte nuk kishe aspak gisht ne kete! Me fal Don! Te lutem, me fal! Me fal ti te pakten... Me vri, me bej ç'te duash vetem falme... Nuk e meritoje qe nje psikopate si puna ime te hynte ne jeten tende! Nuk e meritoje gjithe kete marrezi. Jepi fund gjithe vuajtjeve te mia, vuajtjeve te tua!-e pozicionoi pistoleten ne zemren e saj dhe priti ne ngasherim e siper e me sy te mbyllur fundin e saj. Te pakten s'do te ishte i dhimbshem. Do te ishte nje vdekje akute, e menjehershme.

Por ai plumb nuk erdhi kurre, perkundrazi, nje perqafim i rrembyer e shkundi te teren. Ndjeu duart e tij te medha ne shpinen e saj qe e ledhatonin. Fillimisht nuk beri asnje levizje. Thjesht mbushi mushkerite me aromen e tij aq te munguar qe ishte si oksigjen per te. Afroi hunden ne qafen e tij dhe vazhdoi te ngasherehej. Perqafimi i tij... Tre vjet te mallkuar pa ndjere ngrohtesine e atij perqafimi, dashurine qe ai i falte permes atij gjesti te rendomte e te zakonshem, por aq me kuptim per te. Sepse Diego Don Hernandezi nuk perqafonte kurre. I vetmi person pas nenes se tij qe ai kishte perqafuar ndonjehere, ishte ajo. Dhe ajo e dinte kete. Ja pse kur lotet formuan rreke ne fytyren e saj ajo nuk u mundua t'i ndalte. E shtrengoi fort pas vetes ate dhe bluzen e tij. Kishte frike se ai do te largohej, se do ta braktiste serish. Kishte frike se ai çast ishte veçse pjelle e imagjinates se saj.

-Me fal... Me fal... Te lutem... Me fal,-mermeriste vazhdimisht ajo. Ato fjale u bene si formula e saj duhur qe si me magji mjekuan plaget e tyre shpirterore, qe ngjiten krisjet e zemrave te tyre mekatare, qe zhduken per nje çast demonet e erret qe i rrethonin.

-Shhh... Qetesohu vogelushja ime... Shhh.... Qetesohu dashuria ime... Nuk ben keshtu. Vajzat e forta si ti nuk qajne.

Ajo e pa ne sy. Ata ishin me te bukur se kurre, sepse shprehnin aq shume emocione ne te njejten kohe. I shprehnin dashurine qe rezervonin vetem per te. Dhe ata nuk ishin aspak meshirues, perkundrazi ishin te kujdesshem, te embel e kuptues, nje qetesi e bute per te.

-Une... Une nuk jam e forte,-belbezoi ajo.

Ai i puthi ballin, e tundi ne krahet e tij si te qe femije.

-Ti je femra me e forte qe kam njohur ne tere jeten time prej trapi te dekompozuar.

Ai buzeqeshi. Ajo vuri buzen ne gaz. Edhe ne ato momente delikate ai kishte aftesine qe ta bente per te qeshur.

Ne fund, Diego e shtriu me kujdes. U vendos prane saj, pa i larguar asnjehere krahet prej saj, pa e leshuar per asnje sekonde dhe ashtu te shtrenguar prane njeri-tjetrit, teksa frymemarrja e saj gjente ritmin e rregullte, ai e puthi ne koke dhe i tha:

-Une te kam falur chiquita...

Hola my lovies!
E di qe thashe se kapitulli i djeshem, por nuk rezistova dot pa e shkruar edhe kete🙈

Ky eshte kapitulli im i preferuar, po juaji kush eshte?😝
Shpresoj qe ta keni pelqyer, nese po atehere votoni dhe komentoni babies.
Me shume dashni J.D.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now