Kujtime ne leter

431 28 6
                                    

" Te te mungoje dikush dhe te mos kesh mundesi per ta pare me  eshte ndjenja me e keqe qe ekziston"

-Nahanael Richmond.

Kryevepra ime ishte pothuajse gati. Kam qene duke e pikturuar kete pjese per nje jave te tere. Mu duk si nje menyre e mire per te nxjerre diku ndjenjat e mia dhe te plotesoja endrren qe une dhe Violeta kishim. Ky apartament qe pikturova tashme ishte i gjalle dhe kumbues.

Muret ishin shumengjyresh.  Varionin nga  : portokalli , blu , lejla , roze dhe e gjelber . Nje ylber magjepses.

 Boja ngjitese  u atashua ne floket dhe rrobat e mia dhe ndihesha shume i parehatshem , por u perpoqa te  largoja mendjen nga aty.  E vetmja gje qe me interesonte ishte ta plotesoje kete enderr, endrren tone .

Deri tani , zilja e deres ka rene me mijera here ashtu si edhe telefoni . I injorova te gjitha keto . Ato telefonata ose ata njerez qe erdhen mendoj se nuk ishin te rendesishem. Vetem sa do me shperqendronin nga puna qe isha duke bere per momentin.

E mbajta penelin pjerrtas  dhe shkruajta   "V I O L E T " Me nje boje qe e gjeta fare rastesisht shkruajta poshte emrit te saj duke pikturuar  sigurisht " Ti meritoje lumturi " 

Pjesa e saj e preferuar nga shtepia jone ishte kopshti.U sigurova qe ta vija ne ate pjese te murit qe dukej qarte tek dera, sapo hyje.

Mendoj se gjithcka do te ishte ndryshe nese ajo do te ishte ketu.  Nuk do isha keshtu. Nuk do ndihesha kaq vetem sa i shmangem dhe i fshihem familjes sime.

Definitivisht do isha i lumtur.  Do e kisha ende punen time dhe sigurisht , ate. Me mungonte furra , por e urreja ate ne te njejten kohe.  Kur i premtova asaj torten RED VELVET , ishte momenti me  fantastik. Ai moment qe nuk do harrohet kurre. Me kujtohet cdo gje qe ndodhi ate dite.

Ishte momenti kur kuptova se ajo ishte shpirti im binjak. Ne ishim te destinuar per te qendruar me njeri-tjetrin.

Lere fare!  Nuk me mungon furra. Vetem sa me beri te kujtoja  ato kujtime qe nuk munda t'i mbaja  dhe ato momente qe nuk zgjaten shume.

Psheretiva dhe u ula kundrejt murit. Gjithmone e gjeja veten ne kete pozicion , pothuajse disa here ne dite.

 Ishte " Pozicioni i Harry-t" 

Vezhgova furcen e penelit ne doren time , para se te vendosja se cdo te beja me te .

Bojerat i kisha ne dore dhe furcen e penelit  e cila ishte e zhytur  brenda.  U drodha dhunshem dhe e gjithe piktura  u sperkat.

Tavolina e ngrenjes , karriget , gjithashtu dhe tapeti. Ne fakt nuk doja te pastroja njollat. Ishte kaq unike. Mendoj se Violeta do e kishte pelqyer kete.  Do ishte duke tallur ato vajzat mendjelehta ne Britani  qe perdorin fjale si " emocionuese " " e lezetshme " 

Shpresoj sikur te ishte nje nga ato ditet ku ne do ziheshim dhe do pajtoheshim serish.  Te menduarit se ishim nje " cift perfekt"  ishte nje genjeshter trashanike.  Shume argumenta dhe keqkuptime kishte midis nesh.  Por me pelqente kaq shume kur nuk ishim 100% te lumtur. Dukej nje dashuri e vertete.

Kishim argumenta sepse ne e donim njeri tjetrin. Benim gjithcka per njeri tjetrin.

 Cili cift nuk ka grindje asnjehere? Eshte thjeshte e pamundur.

Dicka qe ishte e mundur ishte , ajo.  Me kujtohet kur gjeta guximin per t'i thene Gemm-es qe kisha nje te dashur. ( dhe nuk isha ai i turpshmi kacurrel i perhershem ) . Kur une e pershkruaja ate , ajo ndihej si nje engjell.   Ndihej kaq e persosur.  Per nje moment ajo kujtonte se une kisha nje te dashur imagjinare . 

Red Velvet » h.s [Shqip]Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon