I frikesuar nga gjithcka...

498 32 2
                                    

"Me mungon me shume sesa dielli i mungon qiellit naten..."

-Taylor Swift

Idiotet , mamaja dhe Gemma me binden me detyrim per te shkuar ne takim me ate vajzen.

Qesha me faktin se ato e kishin harruar qe une doja dike.

Vetem se mamaja kishte gjetur dike , kjo nuk do te thote se  kisha gjetur dhe une. Kjo eshte ajo qe me inatosi me teper.

Nuk mund te gjeja dike tjeter. Nuk kishte " dikush tjeter" . Thjesht shpresoja qe ato te  hiqnin dore , keshtu qe une mund te jetoja ne ate menyra qe doja , te doja ate edhe pse ajo kishte ikur tashme.

Vesha xhinset e mia te ngushta e te zeza  dhe nje bluze  te kuqe pled* .  Floket i kisha  " nje rremuje e  vertete " dhe nuk me interesonte si shume. Vetem vura nje shami sa per ti mbuluar. 

Psheretiva me bezdi dhe keqardhje per vajzen qe po humbiste kohen kot. Une nuk mund te te dua ty.

Gemma insistoi te me conte vete aty me makinen e saj pasi e dinte qe une do provoja te largohesha. Dhe ne te vertete do  e  beja. Duhet te shtiresha sikur ndihesha me mire , me pozitiv , qe ato mos me merzisnin me.

U ula ne divan me pertese , qe tashme ishte bere si nje vend per te fjetur per mua  , dhe po prisja qe te vinte Gemma. Po mendoja te ndrroja rrobat  dhe te ndryshoja menyren qe doja , por  mu kundervune mendimet. Arsyeja e #234 se pse une nuk duhet te sillesha si vetvetja kur isha prane familjes sime. Ata vetem me gjykojne dhe duan te me ndryshojne.

Me ne fund , u degjua zilja e deres . Psheretiva sepse e dija qe do ishin momentet para se  te takoja nje vajze e cila me pas do te shkonte ne shtepi  e trishtuar pasi do dale e zhgenjyer. Do kete menduar se do kete nje mardhenie.

Me quani zemerthyesin misterioz.

"Hejj Harry " tha ajo e gezuar qe te me ngrinte humorin.

"Pershendetje" mermerita duke e shmangur dhe u futa ne makine.

" Te pelqen aroma ? " tha ajo duke u perpjekur qe te krijonte nje fare bisede midis nesh.

" Eshte mustard " thashe une dhe ajo gulcovi pasi kujtovi biseden tone te kaluar.

Para kesaj bisede une nuk kisha folur me te me jave e muaj te tere. Aksidenti me makine ishte teper tragjik dhe nuk me bente te flisja me askend .  Edhe pse une provova te  ndihesha me mire ne sy te tyre , ata nuk me dhane ata cfare une doja. Ata mendonin se po me ndihmonin , por po benin krejt te kunderten.

" Si eshte koha ? "  Kjo duhet te ishte pyetja me idiote qe kisha degjuar ndonjehere. Fare lehte ajo mund te shihte jashte dritares dhe ti jepte pergjigje pyetjes se saj.  Pse po fliste ajo me mua ? 

" Tashme qe jemi ulur ne kete makine , me pas do shkojme te takojme nje vajze , qe as nuk e njoh dhe as qe kam per ta dashur ndonjehere , keto  qe po bejme me tmerrojne mua . Ti po me imponon  , ashtu si ben gjithmon se bashku me nenen. Keshtu qe mos me rri ketu dhe mos u perpiq te miqesohesh apo te afrohesh me mua , kur  une  vuaj qofte dhe kur shkoj ne ndonje lokal per pizza " - I bertita asaj dhe u duk nje shtremberim i gojes te saj.  Kjo sdo te thoshte se ajo do te rrinte e qete , ajo do te fillonte te fliste minuta-minutes.

Dhe kisha te drejte.

" Ne po perpiqemi te te ndihmojne Harold.  Do rrish gjate gjithe jetes duke  mbajtur zi  per nje vajze , e cila sdo e donte kete gje per ty. Hajde pra ! Gjej dike qe te te doje per gjate gjithe jetes " 

Qesha me budallallekun e saj.  Kjo ishte dhe ajo. . Nje zonjush budallaqe  ! 

"Po tallesh ?  E di si eshte te zgjohesh cdo dite ne mengjes me deshiren sikur te kishe vdekur ? Te qash per dike qe e di qe sdo te kthehet kurre  dhe e di se kjo gje do te te shkaterroje pak enga pak .  Numeroj oret derisa te shkoj te fle , sepse kjo eshte e vetmja kohe qe une ndihem i gezuar , sepse ateheresh jam i pandergjegjshem. Te jetosh do te thote te vuash.  A e di se sa i frikesuar jam ?  Jeta ime ndryshoi ne nje menyre drastike , sa hap e mbyll syte , dhe kurre nuk do jem si me pare. Gemma a me kupton ?  Ne te vertete  , jo nuk me kupton .  Keshtu qe te lutem shume , mos rri ketu dhe mos u perpiq te bisedosh me mua , pasi kjo eshte teper e rende per mua " - i thashe dhe gjithe pjesa tjeter e udhetimit ishte e qete.

Sapo arritem tek restoranti ,  qe as ja kisha degjuar ndonjehere emrin , u ndjeva keq. U pashe ne pasqyren e makines  dhe vura re  nje lot qe me pershkoi gjithe fytyren e me pas zbriti tek mjekra.

"Mos mendo se do ndiej keqardhje per ty dhe do afrohem me ate vajzen.  Kujto , nuk isha une ai qe ju detyrova ju . Ju me impononi mua . " thashe une teksa perplasa deren. Ankesat e saj mund t'i degjoja deri tek dera e restorantit . 

 Me thane se do te shikoja nje vajze rreth moshes sime , te ulur ne nje karrige dhe do te mbante nje trendafil ne dore , qe te kuptohej qe po priste per mua . 

Ne fakt asnje nuk ishte aty , keshtu qe u ula diku.  Gemma ishte ende aty.  Ajo idiote e vogel po me cmendte mua . 

Minutat kaluan dhe me fund pash vajzen per te cilen po prisja .  Pronari i lokalit dhe pak dhe do te me nxirrte me shkelma jashte , pasi po zija vend kot  dhe po pengoja klientet e tjere.

" Harry ? " tha ajo teksa qendronte perballe meje dhe une pohova me koke . 

" Pershendetje , une jam Aubrey "  tha ajo teksa ulej perballe meje . 

" Ti e di emrin tim "  i thashe dhe ajo qeshi  " Me fal , thashe ndonje shaka  ? " 

" Me pelqen qe tani . " tha ajo duke qeshur dhe une qesha me nervozizem.

"Pra..."

"Si je ? " 

"Tmerrshem " thashe une mese seriozisht dhe ajo qeshi

 " Ke nje sens humori te papare. Je i mahnitshem "  tha ajo duke mbajtur frymen.

 Situata po behej teper e pakendeshme derisa , ajo foli serish. 

" Sic e sheh , me pelqejne trendafilat , vecanerisht ata te kuqte"  tha ajo teksa me tregoi me gisht trendafilin qe ishte ne tavoline . 

"Bukur " 

" Por ngjyra ime e preferuar eshte aqua , me then te drejten " 

Ktheva koken nga ajo nxitimthi teksa ajo me tha ngjyren e preferuar .

" Joo nuk eshte , ngjyra jote e preferuar eshte  vjollce " 

" Eshte kaq qesharake sesi ti me thua se ke kam une ngjyre te preferuar.  E di ? Duhet te behesh nje komedian . Me pelqejne kaq shume komedianet !! 

" Jo , ty te pelqejne tortat " RED VELVET" zerit tim iu shtua volumi , por jo aq sa per te terhequr vemendjen e te tjereve .

" Harry , cfare problemi ke ?  Ndihesh mire ? "  pyeti ajo qetesisht.  " Meqe ra fjala une i urrej tortat  RED VELVET " tha ajo dhe me thene te drejten kjo gje sme tingelloi fare mire.

" Me fal ? "  pyeta une dhe tani te gjithe njerzit ishin duke pare nga une .  Tashme zeri im ishte teper i larte dhe kjo gje po e frikesonte ate.

" Po me frikeson. Po largohem qe ketu. "  tha ajo , me pas me hodhi trendafilin ne fytyre dhe u largua gjithe nerva nga dera.

Motra ime zbriti nga makina dhe po bisedonte me Aubrey-n me nje ton jo dhe shume miqesor.

Te dyja po bertisnin , derisa Gemma dhe Aubrey u larguan . 

Mendoj se isha i gezuar. Nuk doja qe ajo te me pelqente mua dhe ja dola fare mire . 

Shkova ne shtepi si zakonisht. Me mire qe u ktheva vetem ne shtepi , sepse sdo me pelqente te flisja me Gemm-en perseri. 

Edhe pse e gjitha kjo ishte nje humbje kohe , mendoj se mesova dicka nga e gjithe kjo .

 Asnje  nuk mund te  percaktoje apo te kuptoje brengosjen time .  Per te gjithe ishte nje proces tjeter. Nuk mund ta shikoja veten te dashuruar me nje vajze tjeter , pervec Violet-es. !  Besoj se , ska problem ! 

Motra dhe nena ime nuk me kuptojne , edhe kjo ska problem. E di se edhe ta lesh dashurine e jetes te te ike ,  nuk eshte aq e thjeshte . Une sdua ta le ate te ike . Dhe kjo besoj se edhe kjo nuk shkakton ndonje problem.




Red Velvet » h.s [Shqip]Unde poveștirile trăiesc. Descoperă acum