41• Po mendon gabim.

417 16 8
                                    

    - Ania!

    - Hyr! - ia ktheu ajo me nervat qartazi, se ishin copash dhe Visara e hapi derën ngadalë me ngurrim.

    - Nuk qenke ndërruar akoma? - Visara e pa e habitur dhe në mëdyshje nga shikimi i saj i mprehtë, edhe i hidhur, që do ishte mirë, të mos e trazonte shumë, pasi Anila ishte e zemëruar. - Është gati çaji.

    - Erdha tani.

    - A mund të ta kërkoj diçka?

    Vështrimi i paduruar i Anilës i kërkoi të fliste shpejt.

    - Doja të vija me ty te kompania herën tjetër, që do keni event. Jam shumë kurioze, ta shoh ambientin e ri.

    - OK.

    Visara u largua me shpejtësi nga dhoma, para se e motra të ndryshonte mendje.

    Anila mori telefonin me kasë të zezë nga krevati dhe e ndezi me duart duke iu dridhur nga frika e ndonjë njoftimi prej Sidorelit.

    Deri në ato momente asgjë. Hyri menjëherë në Instagram, që të çaktivizonte llogarinë për atë ditë. Kështu, kur të kërkonte ai për emrin e saj, faqja nuk do dilte. Të nesërmen do ndryshonte emrin e adresës dhe jeta do vijonte pa problem.

    Gishti preku padashje ikonën e njoftimeve, në vend të profilit dhe ajo lexoi njoftimin, që i kishte ardhur nga Instagrami për adresën e Sidorelit. Intuita i tha të shkonte në profilin e tij edhe, pa pyetur më gjatë, ashtu bëri dhe shtangu, kur pa, që ai kishte fshirë postimin e pëlqyer pak më parë dhe kishte bërë llogarinë private.

    Prej saj? Mos e kishte zbuluar vërtet, që Anila i kishte vizituar profilin dhe, për ta mbajtur sa më larg, kishte vepruar në atë mënyrë?

    Demoralizimi ndaj vetes arriti një tjetër nivel dhe Anila menjëherë filloi të hartonte planin, se si të mos dilte kurrë nga shtëpia, për të mos ndikuar më negativisht te njerëzit. Më parë duhej të largohej nga ajo kompani.

    U ngrit nga krevati dhe hoqi këmishën e zezë, për të veshur bluzën e gjerë dhe tutat sportive prej pambuku.

    Ndoshta çështja e Instagramit nuk ishte aq për t'u ekzagjeruar, sa mendonte ajo dhe prandaj filloi ta merrte në konsideratë qëndrimin në punën aktuale edhe për disa kohë, që të mund ta gjykonte situatën më saktë. Mbase kishte një shpjegim tjetër për ndryshimet e llogarisë së Sidorelit në Instagram.

    Veshi shapkat e zeza dhe doli nga dhoma. Qetësia në shtëpi, përveç zhurmës së televizorit të ndezur e zhyti më në trishtim. Përfytyrimi i dëgjimit të zërit të një foshnjeje dhe gëzimit të brishtë, të paktën për disa momente gjatë ditës, ia doli ta joshte, për të imagjinuar më tepër, se sa bukur do ishte prania e një bebeje në mesin e tyre. Prindërit e saj do ta donin shumë dhe shprehnin dashurinë atij, i cili kishte të drejtë, ta kërkonte, pa u kritikuar se donte të llastohej, duke e ditur gjendjen e tyre dhe ata ndoshta kështu do mund të jetonin me më pak dhimbje nga e shkuara falë asaj krijese të pafajshme.

    Martesa. Kjo ishte zgjidhja. Do gjente dikë, që ajo nuk e donte, por do kishte mjaftueshëm respekt për të, do shtirej, që ai të mos e ndiente mungesën e dashurisë prej saj dhe do krijonte familje me të. Fëmija i tyre do sillte gjallërinë e munguar dhe shërimin në shtëpi për të tërë.

Rrënoja prej VjeshteOù les histoires vivent. Découvrez maintenant