Versioni i lumtur ~ 2

345 25 48
                                    

Sa herë dilja prej shtëpisë mbaja në dorë telefonin, numri i Leos ishte i pari nëse shfaqesh Albani. Kisha frikë sidomos kur dilja vetëm me Orin. Dua të shpëtoj njëher e mirë nga kjo frikë, por kjo lloj frikë më ndjek nga pas si hije. Nisem drejt marketit për të blerë disa gjëra, Orin e lash në shtëpi me Leo.

"Qenke më mirë nga kisha menduar" asnjëher s'do e harroj këtë zë të mallkuar. E bëj sikur nuk e dëgjoj, zemra po më rrihte fortë, doja të vrapoja dhe të largohesha sa më shpejt nga aty. "Ske për t'u larguar kaq shpejt" më kap nga krahu fortë, më tërheq, detyrohem t'a ndjek nga pas

"Më lësho" përpiqem të largoj krahun nga dora e tij. Ishin vetëm ne të dy në një rrugicë lagjeje, marr frymë thellë, s'doja që t'a kuptonte frikën që po ndjenja.

"Mendove vërtet se mund të jetoje e lumtur me atë rrugaçin tënd" qesh me ironi "Familje e lumtur. Sa budallaçkë që je. Harrove që unë jam Alban Hoxha, jam unë që kontrolloj gjithçka. Mos harro ti je gruaja ime" dora e tij ndodhesh pas kokës sime, më kap flokët fortë. Afrohet më shumë ndaj meje, çdo centimetër që afrohet aq shumë e urrejë atë dhe kujtimet që po përpiqesha t'i harroja m'u shfaqën brenda sekondit

"Nuk jam gruaja jote. Hiqi ato duart e ndyra nga unë" përpiqem që të largoj dorën e tij por asgjë s'mund të bëja. Përshkak të kujtimeve të këqija që më pushtuan më bën që të ndihesha më e dobët. Ja ku jam sërisht këtu përball abuzuesit sim. E dobët. E frikësuar. Albani lëshon flokët e mija dhe dora e tij përfundon tek fyti im, e shtrëngon fortë.

"Pse nuk flet tani hë? Hë fol? Trime e madhe e ti. Do më çoje në burg ti mua. Unë të vras këtu ku je moj kurvë" s'mund të flisja apo të reagoja përshkak se mezi po merrja frymë. Çfarë po mendoja në atë moment ishin fjalët e Leos : Ti je Heroina ime dhe e Orit.

"Lëshoje" kthejë kokën për të parë se kush foli, ishte pikërisht Leo. U shfaq sërisht atherë kur mendova se mori fund gjithçka "Kush je ti që e prek ashtu" Leo e kap fortë dorën e tij dhe arrinë t'a largoj nga fyti im. Marr frymë lirisht. Leo më jep djalin dhe na vendos pas vetes së tij.

"Jam Alban Hoxha" thotë tërë krenari Albani

"Je një i kërkuar. Je një përdhunues. Je një abuzues. Je një i mallkuar" thotë Leo që mezi po e mbante veten e tij që mos t'a rrihte Albanin. Damari që i kishte dal tek qafa dhe dora që e kishte bërë grusht ishin shenja të qarta të zemërimit.

"Po ti kush mendon se je?"

"Jam Leo. Jam personi me fatlum në këtë botë që në krah kam një femër si Enklea dhe djalin tim Ori"

"Enklea vërtet mendon se ky një cop rrugaçi do të mbroj ty? Apo se do të plotësojë kushte për të jetuar. Hahaha sa qesharake. Ti ke për të ardhur sërisht tek unë" këto fjalët e Albanit e shtojnë zemërimin, nervozizmin tek Leo. Hedh një hap drejt Leos, të dy jemi paralel me njëri tjetrin. I kap dorën, kryqezojm gishtat tonë ashtu sic kemi kryqëzuar jetët tona. I shtrëngoj fortë dorë.

"Të lutem mos ma lësho dorën sepse atëherë nuk e di se ca mund t'i bëj atij" më drejtohet mua

"Nuk kam nevojë që Leo t'më plotësoj kushtet, nuk e pres këtë gjë nga ai. Ne do jetojmë së bashku dhe do përpiqemi të dy për të plotësuar kushtet." I kthehem Albanit

"Dhe ai ka për të ngritur dorë mbi ty, mbi djalin tënd dhe do thuash isha mirë me Albanin " ndërsa Albani po më thoshte këto fjalë, aty shfaqet policia e cila menjëherë i vendosin pranga Albanit që nuk pushonte së foluri "Edhe ju do ziheni, do ndaheni. Ti Enklea do përfundosh në mes të 4 rrugëve "

"Enklea nuk ka nevojë as për mua dhe as për ty. Ajo është një femër, një mama shumë e fortë. E di që i'a del gjithmonë." Leo kthen kokën nga unë, me shikon në sy "Por këtë herë ajo më ka mua. Do jem mbështetja e saj. Do zihemi por do pajtohemi sërisht. Do dashurohemi çdo ditë. Do i'a kalojmë se bashku çdo pengesë. Do jemi bashk. Nj mashkull që ngre dorën mbi një femër është thjesht një frikacak, ti nuk meriton të quhesh njeri."

𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓Where stories live. Discover now