Pjesa 16

1.3K 80 31
                                    

"Ndalo aty Enklea" bërtet fortë babi e vjen drejt meje  "Si guxon të largohesh me këtë rrugaçin ti" bëhet gati t'më godasi me shpullë

"Sa të jem un këtu, ti s'ke për t'a prekur as një fije floku asaj"

"Hajde me mua tani" babi më kap prej dore

"Prit pak, Enklea s'mund te vij me ty" Leo më kap dhe del para meje, kjo pamje nga pas e Leos më duket kaq e njohur, se gjithmonë ka dal përpara meje për t'më mbrojtur

"Kush je ti që do e ndalosh atë?"

"Unë jam ai që e dashuroj Enklean, ndërsa ti nuk je askushi"

"Kujdes kur flet me mua"

"Pse ? Kush je ti? Ti thjeshtë një baba mizore që shite vajzën tënde"

"Lëviz Enklea, ti do vish me mua"

"Ba, asnjëher nuk e kam dashur atë martesë , dua të jetoj me Leon" i them me shpresë se do ndryshonte qëndrimin e tij

"Unë të kam dhënë tek dikush tjetër, je një grua e martuar"

"Më ke dhënë the ? Të dukem gjë si një send që e jep dhe e merr kur do ? Jam një njeri ba, kam të drejtën time për të zgjedhur në këtë jetë"

"Boll me këto fjalët e tua , nisu për tek makina" udhëron babi

"Nuk do vij me ty" babi do që t'më kapi për t'më marrë por Leo nuk po e lejonte.

"Enkela hajde tani ose do ju vras të dyve aty ku jeni"

"Çfarë je duke thënë?" Pyes e merakosur për jetën e Leos

"Po, kaq po të them" shkon tek makina dhe nxjerr pistoletën që ne e mbanim në shtëpi, fshehurazi. Dreq e kishte marr me të vërtet atë, deri këtu mund të shkoj injoranca. E gjitha kjo vetëm se ka dhënë vajzën e tij dikujt dhe nuk arrin të shikoj asgjë tjetër, a e bën këtë për nderin e tij apo për egon e tij?

"Godit , nuk kam frikë prej teje" thotë Leo që qëndronte para meje

"Më mirë t'ju vras me duart e mija se sa t'ju lë që të shkoni te lirë"

"Nuk mund t'a besoj që ke arritur deri në këtë gjëndje ba"

"Enklea nuk të rrita ty që të bredhësh me këtë rrugaçin, por që të jesh një grua ku në krahë ke një burrë shumë të mirë që t'i përmbush çdo gjë"

"Në fakt një burrë që më dhunon do thoshje" korigjoj fjalët e babait tim se fjalët e tij ishin të pavërteta

"Albani nuk është i tillë, ai është vërtet burr dhe jo si ky rrugaci këtu. Që nuk ka fytyrë e vjen ngacmon vajzën time të martuar"

"Nuk më ngacmon ai, ne jemi të dashuruar me njërin tjetrin"

"Dashuria shkon e vjen moj vajzë, ndërsa martesa qëndron"

"Dreq, akoma me këto mendime vazhdon baba, dashuria qëndron për gjithmon ndërsa martesa është thjesht një lidhje në letër kaq."

"Boll me fjalët, hajde tani këtu ose e shkrepa" e dija që vërtet do e shkrepte atë. A do bëhem vërtet un dhe Leo lajm ditën tjetër, a do thonë e për mua që ishte ajo vajza që tradhëtoi burrin e saj me dashnorin. Babi i saj i kapi dhe i vrau, babi do bëhet hero , Albani viktima ndërsa unë dhe Leo do jemi të këqinj në gjithë këtë histori.
Leon e dua më shumë se jetën time , nuk mund t'a lija që të qëllohesh nga babi im, jetën time do e jap për të.

"Leo zemër" i them duke mbështetur kokën tek kurrizi i tij

"Le të vdesim bashk ëmbëlsir, nuk më intereson aspakt"

𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓Where stories live. Discover now