Pjesa 1

2.3K 95 8
                                    

Ndodhem përballë pasqyrës, e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë. Dita e martesës që duhet të ishte dita më e bukur e jetës por ja që nuk ishte. Ishte dita më e keqe e jetës sime, një ditë që nuk doja t'a jetoja. Ishte pikërisht dita që jeta ime mori fund.

Dua t'ju tregojë historinë time nga fillimi, dua t'a nis nga ato ditët e zakonshme që jetoja, para se të vija në këtë ferr. Jeta ime e mëparshme ka qenë një jetë e zakonshme, si çdokujt që jeton këtu në Shqipëri. Shkollë, shkon në punë e kujdeset për familjen, një jetë shpi-punë. 
Babi ishte ai që shpëtoi dhe e shkatërroi jetën time njëkohësisht. Shpërngulemi në Tiranë për të jetuar një jetë më të mirë dhe të lirë nga paragjykimeve dhe nga  shoqëria e mbyllur si ajo e një qyteti të vogël si Fieri.

𝐅𝐥𝐚𝐬𝐡𝐛𝐚𝐜𝐤

"Është një buburrec tek këmba jote" përshkak se isha njl vajzë që kisha ardhur nga rrethet, isha bërë një shënjestër për bullizim. Të gjithë më ngacmonin dhe talleshin me mua. Shikoj poshtë. Tek këmbët e mia ndodhesh vërtet një buburrec.

"Aaaaa" Përshkak të frikës sime, bërtas fortë. Po lëvizja në maja të gishtave që mos t'a prekja buburrecit dhe i hidhem në krahë djalit që ndodhesh mbrapa meje. Ai ishte pikërisht djali që njihesh si i forti i shkollës. Hap sytë dhe shikoj se që kisha përqafuar personin e gabuar " Më fal, më fal, më fal".

"Në rregull, qetësohu. E the njëher më fal" më largon nga vetja. Sytë e të gjithë klasës ishin tek ne të dy.

"Më fal, nuk duhet të kisha përqafuar, më fal" E dija që isha skuqur nga turpi.

"Mos më kërko më falje, ëmbëlsirë" S'po arrija t'a besoja sesi me thërriti. Por e di që më thërriti 'ëmbëlsirë' sa për t'u tallur me mua. Largohet së bashku me shokët e tij. Zilja e orës së mësimit ra, ulem tek banka ime. E gjitha klasa vazhdonte t'më shikonte mua, djali më i frikshëm i shkollës si të themi "bosi" më tha ëmbëlsirë. Vajzat që ndodheshin aty donin t'më vrisnin sepse e duan për vete atë djal.

"Çfarë ishte ajo që sapo ndodhi?" Pyet shoqja ime e ngushtë, Laura.

"Nuk e di. Mos mendo asgjë më tepër."

"Por sikur ai..."

"Jo" e ndërpres Laurën. Një djal si ai nuk ka për t'u dashuruar me mua "Le të kthehemi në botën e vërtet, jeta nuk është si në film".

Mësimi vazhdon normalisht, djali që u përplasa nuk u duk më, ai quhet Leo. Të harrojë atë çfarë ndodhi do jetë më e mira për mua. Si gjithmon dal e fundit nga klasa kur papritur shfaqet përball meje Leo, më shtyn brenda në klasë dhe mbyll derën e klasës.

"Çfarë po bën?" Luaj me gishtat e mia nga sikleti, shikimin e kisha ulur poshtë. Doja të largohesha nga aty, por Leo qëndronte përballë meje.

"Doja të takoja pak privatisht. A ka ndonjë problem? " hedh disa hapa në drejtimin tim.
                              

Kjo është pjesa e parë, nëse ju pëlqen bëni vote

Shkruani tek komentet mendimin tuaj dhe kritika që keni

❤️ Faleminderit

𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓Where stories live. Discover now