42.A night to forget

393 43 81
                                    

30 thirrje të humbura, 15 mesazhe vokale dhe 10 mesazhe të palexuara

Klaus

I rregullova vetë punët me atë kolegun tënd të paaftë, mos u shqetëso, është në gjendje funksionale dhe të mirë mendore 😉 Më telefono sa të mundesh, është URGJENTE.

E merr vesh se çfarë të them? I padobishmi na hyri në punë dhe më në fund gjeti diçka interesante.

Dëgjomë e dashur, unë vërtet të thashë të kënaqje tim vëlla përpara se të lindë djali, por jo të vdesësh duke e bërë.

Shiko, kunatë e dashur, e talentuar, nëna e nipit tim të shtrenjtë të ardhshëm, po të isha femër apo mjaftueshëm delikat për t'u marrë për gej s'do të të kisha shqetësuar fare, por kjo që po të kërkoj ka nevojë për praninë e një femre.

Do të më detyrosh të flirtoj me një mashkull? Kaq poshtë kam rënë?

Që ta kesh të qartë, nuk po të kërkoj të flesh me një tjetër moj jo, s'kam ndër mend të humbas simbolin tim mashkullor prej tët shoqi. Kjo punë thjesht ka nevojë për hiret e tua të shumta femërore.

Dhe mos u shqetëso për shtatzëninë, s'ka për t'u vënë re fare me këtë fustan që të kam gjetur.

Po i shihte mesazhet me kokën mes duarve. E urrente situatën ku kunati i saj shantazhist e kishte futur. Prej javësh e kishte injoruar me shpresën se ai do ta merrte mesazhin dhe do ta linte të qetë, por jo, idioti ishte bërë akoma edhe më këmbëngulës duke shpjeguar një plan më të pakuptueshëm sesa mesazhet e tij. Nuk donte të merrej me të në kohën kur duhej të ishte duke planifikuar dasmën e saj madhështore, por jo, e vetmja dasmë për përgatitjen e të cilës kishte ndihmuar ishte ajo e Klerit dhe e njeriut mbi të cilin kunati i saj psikopat kërkonte të hetonte.

Kurti shpesh e ngacmonte duke i thënë:

-A nuk duhet të ishe duke dërguar ftesat e dasmës së tjetërkujt e dashur?

Pastaj e puthte dhe i thoshte të mos shqetësohej për asgjë, t'ia linte atij në dorë të gjitha.

-Edhe gjetjen e fustanit? – tallej Skajler.

-Kemi kohë për atë derisa të lindë djali.

-Vajza, - e korrigjonte ajo nga pas.

Por për sa kohë mund të qëndronte e mbyllur në shtëpinë e saj e të Klerit me shpresën se do t'i shpëtonte Klausit ?

Dhe dita kur ky i fundit e gjeti, nuk vonoi.

Ishte duke zgjedhur ëmbëlsirat e koktejlit që do të servireshin në darkën përpara ceremonisë martesore të Klerit kur pa pallton karakteristike të zezë të Klausit t'i afrohej pikërisht dyqanit ku ajo ndodhej. U mundua të fshihej pas frigoriferit me tortat gjigande gjasme duke u hequr sikur po zgjidhte njërën prej tyre.

-Seriozisht e ke? – e pa i zhgënjyer nga përpjekjet e saj fëmijënore Klausi.

-Ohh, nuk të vura re!

Ai po e shihte serioz, pa asnjë shprehje në fytyrë, herë e parë kjo për të.

-Vërtet mendon se do t'ia dilje mbanë të fshiheshe prej meje duke u marrë me trëndafila dhe...- pa me neveri nga ëmbëlsirat, - Torta dasme... - dhe u drodh si të kishte dëshmuar dikë të villte e jo një punonjëse të buzëqeshte duke iu treguar klientëve tortat më të fundit.

-Vetëm sepse ti s'ke ndër mend të martohesh s'do të thotë që edhe të tjerët janë të të njëjtit mendim.

-Ju të zakonshmit më trembni, gjithsesi, mos bëj rolin e filozofes me mua por më thuaj pse dreqin i ke injoruar mesazhet dhe telefonatat e mia. E di që i ke dëgjuar mesazhet zanore, zëri im është mjaftueshëm tërheqës për të tunduar edhe gratë e martuara.

Hades ShqipWhere stories live. Discover now