12.Their little promise

896 103 139
                                    

Love is not all about butterflies and teenage crushes. It's about fighting with each-other and for each-other when no one else is there to do that for you.

-Grin, për ty ka ardhur ky? - e pyeti shefi, Evansi, me fytyrë të skuqur nga përpjekja e Kurtit për ta goditur.

-Zotëri, mund ta shpjegoj, - filloi ajo të fliste.

-Kam ardhur për të të çuar ty në Ferr, - u hodh sërish Kurti dhe po të mos kishte qenë për Henkun dhe të tjerët që e mbajtën, turinjtë e Evansit do të qenë nxirë e gjakosur.

-Largoje atë para se të hedhë gjithë vendin në erë. Do ta qetësoj unë Evansin, - i preku krahët butësisht Henri në shenjë sigurie.

-Faleminderit Henk, ta kam borxh,

Kurti tashmë ishte future në zyrën e saj dhe bënte ecejake të pafundme nga tavolina e punës drejt derës.

-Nuk mund të vish dhe të kthesh përmbys gjithë komisariatin vetëm sepse t'u tek kështu! - iu hakërrye Skajler me duart që i dridheshin nga inati.

-Ti e ke të lejuar të kthesh me kokëposhtë jetën time, kurse unë jo? - hodhi duart në ajër ai pa ditur ç'të bënte tjetër.

-Çfarë të kam bërë që vjen e luan me kujtimet e ndjenjat e mia? - donte t'i ulërinte në fytyrë, - Që flirton si pa të keq, që tallesh me mua si me një fëmijë?

Por u mjaftua me një:

-Çfarë të kam bërë që sillesh në këtë mënyrë?

-Ku është Nikola? - pyeti ai pas një frymëmarrjeje të gjatë.

-Kush dreqin është Nikola?

-Lërmë ta fromuloj ndryshe pyetjen. Ku janë ato shoqet e tua?

-Nuk të majftoi tërë rrëmuja që shkaktove këtu prandaj vendose të bësh të njëjtën gjë me njerëzit që njoh? - iu ngritën asaj nervat edhe më shumë.

-Kjo s'ka të bëjë me ty, në rregull?

Një e qeshur e madhe, e shtirur i buroi nga kraharori Skajlerit.

-Papandehur vjen e më hap probleme me shefat e mi, fillon e më kërkon llogari për dikë që as nuk e njoh, kërkon të takohesh me mikeshat e mia si të kishe një jetë që i njeh dhe pastaj thua se s'ka të bëjë me mua! Kuptohet, - ngriti ajo shpatullat e mposhtur, - Asgjë, asnjëherë s'ka të bëjë me mua!

-Po e kthen në një krizë identiteti këtë tani, sepse më beso, nuk të shkon. Thjesht më thuaj se ku mund t'i gjej ato shoqet e tua të famshme. Do të pimë çaj qetësisht dhe pot ë duash hamë edhe biskota për t'i shoqëruar.

E urrente kur i tejkalonte debatet përmes atij tonit acarues tallës, i cili i jepte mundësinë t'i shtynte problemet tutje si hedhurina të pavlera, gjë kjo e vështirë për t'u praktikuar prej saj.

-Kush më siguron që s'do t'iu bësh atyre të njëjtën gjë që i bërë Evansit pak më parë?

Ishte një pyetje idiote, por e vetmja që do t'i lejonte të merrte vesh diçka më tepër pa ulur krenarinë e saj të brishtë femërore.

-Vërtet mendon se jam i aftë të lëndoj një femër?

E kishte dreqosur fare. Zëri dhe fjalët e tij ishin më të ftohta se akulli.

-Pra, po të të dalë para ndonjë burrë atje, do ta plasësh në tokë?

-Po të jetë Henku, pse jo?

-Po vij me ty më mirë, për t'u siguruar që herën tjetër kur të të shoh mos të jesh në qelinë tënde, - mori çantën dhe e shtyu të dilte jashtë.

Hades ShqipWhere stories live. Discover now