38.Closer

419 54 152
                                    


Don't forget to vote and comment your thoughts babies💜Te gif-i lart keni Hadin dhe Skajlerin xp xp 

I ishte dashur të përdorte tërë fuqitë që i kishin ngelur për të mos iu vërsulur Skajlerit kur e kishte parë të përlotej aq lehtë. Kishte pritur që ajo të pushonte, të shlodhej përpara se të shijonte më në fund, pas gjithë javëve të shmangies, gruan e tij. Kur ajo u ngrit ndenjur me flokët e shpupuritur, sytë gjysmë të mbyllur dhe këmishën e natës që i zbulonte një pjesë të supit, ai e ndjeu dëshirën t'i vlonte në fund të barkut e t'i përhapej rrufeshëm nëpër tërë trupin.

Ishte ulur në poltronin e vogël ku ajo zakonisht bënte make upin dhe po e vështronte pa u ngopur.

-Eja këtu, - i bëri me shenjë drejt prehrit të tij.

Ajo u ngrit duke rregulluar disi flokët para se të qëndronte përballë tij.

-Zhvishu.

Ngadalë, ajo zbërtheu këmishën e natës dhe e la copën prej mëndafshi të binte në tokë.

-Çfarë po të ndodh e dashur, kush je ti dhe çfarë i ke bërë Kajlës sime? – iu referua faktit që ajo sikur ndrinte e tëra, faktit që gjoksi i saj ishte zmadhuar tri herë në përmasë dhe që tashmë barku i saj dikur tejet i sheshtë kishte marrë formën e një gjysmëhëne rrumbullake.

-Jam thjesht shtatzënë i dashur, - buzëqeshi Skajler.

Nuk mundi të mos e zhyste fytyrën në gjoksin e saj.

Më në fund...

Ajo rënkoi menjëherë. Ishte bërë më e ndjeshme se zakonisht për shkak të bebit.

Ia kaloi gishtat nëpër gjatësinë e kofshëve, në ijet e lakuara, në krahët e bardhë e të lëmuar, i puthi barkun që mbartte frutin e shenjtë, buzët e buta, ato porta kënaqësie të pafundme, gjinjtë e skuqur prej kafshimeve, qafën e anuar majtas nga kënaqësia, gojën e hapur në ekstazë, gjuhën që s'gjente prehje sapo prekej me të tijën.

-Oh, jo, Kurt...

-Po, e dashur...

Me buzët e duart kudo, më pranë se kurrë, më të ndjeshëm e të uritur se kurrë, i puthën plagët njëri-tjetrit, me trupat të ngjitur, larguan dhimbjen dhe e zëvendësuan me kënaqësinë hyjnore që vetëm së bashku mund të arrinin. Me këmbët të kapërthyera, dhëmbët që linin shenja ngjyrë viole në lëkurët e djersitura, me buzët që kërkonin njëra-tjetrën më shumë se ajrin që thithim, duke u lutur për më shumë a për më pak, komunikuan mes tyre gjithë fjalët e pathëna, sekretet e frikshme dhe lumturinë e tejskajshme.

Kishte jetë përpara kësaj ?

Kishte jetë përpara teje ?

Më fal, të lutem, nuk doja...

E kam harruar tashmë.

Mos më lër, të lutem.

Ah, e si mundem ?Të kam kërkuar për aq gjatë, si mund të të lë tani që të kam më në fund timen ?Je kaq e bukur, e di këtë ?

Je ashtu siç të kam ëndërruar, e di këtë?

Ti më ke falur çdo gjë për të cilën jam lutur në jetë dhe shumë më shumë se aq.

Ku janë duart e tua, lërmë të t'i puth duart që aq shumë kanë vuajtur, plagët që të kanë copëtuar.

Për ju do t'i kaloja të gjithë edhe një herë prej fillimit...

Ishin shtrënguar si një mekanizëm i vetëm, ajo e priste me krahët hapur në përqafimin e saj pas çdo here dhe ai kthehej gjithnjë e më i uritur, më i etur, në kërkim të gjithçkasë që vetëm ajo ishte në gjendje t'i falte, në kërkim të asaj që thërriste emrin e tij duke prekur parajsën, në kërkim të asaj që lutej e lutej.

Hades ShqipWhere stories live. Discover now