1.Arena

2K 150 141
                                    

Kishte mbaruar stërvitjen e zakonshme pas disa ditësh përgatitje për ndeshjen e madhe

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.


Kishte mbaruar stërvitjen e zakonshme pas disa ditësh përgatitje për ndeshjen e madhe. Të paktën fansave dhe menaxherit të tij iu dukej e madhe. Për të s'kishte ndeshje të mëdha a të vogla, të rëndësishme a të parëndësishme. Për të kishte vetëm jetë dhe vdekje. Dhe jetë do të thoshte të ndeshej deri në momentin e fundit. Vdekje? Do të thoshte të hiqte dorë nga e vetmja gjë që e bënte të ndihej i gjallë dhe i etur për të jetuar, për të prekur fundin e skëterrës e për t'u ngritur sërish, më i uritur se më parë, i paaftë për ta shuar zjarrminë që e pushtonte teksa hynte në korridorin e britmave, thirrjeve, energjisë, emocionit dhe mbështetjes që i falnin mijëra njerëzit e Londrës së bekuar.

-Kampion, do të kthehemi diku para se të shkojmë në Arenë? - e pyeti Doku, menaxheri i tij tashmë prej 15 vitesh.

-Në Arenë Dok.

Vështronte nga xhami i makinës dritat e qytetit të vezullonin nën shkëlqimin që iu jepte shiu i butë mbrëmësor. Qetësia gënjeshtare e asaj nate fshihte në gjirin e saj betejat e ashpra nëntokësore, që gjithë të rinjtë e të rejat i prisnin me atë entuziasmin e marrë karakteristik. Një herë e një kohë, edhe ai kishte qenë një prej tyre, ndoshta jo aq pa shqetësime dhe i lumtur sa ata, por po aq i interesuar. Atëherë, në kufij të fëmijërisë e të fillimit të adoleshencës, kur ishte vetëm 15 vjec, Doku e kishte prezantuar me botën nëntokësore, me ferrin, ku sot ai mbretëronte. Dhe e mbante mend me qartësinë më të madhe atë sekondë, atë fragment jetëndryshues, që i kishte tronditur shpirtin dhe lëvizur gjithë qenien. Kishte mjaftuar një goditje kundërshtari, një grusht i paparashikuar që ai ta dinte se ku përkiste.

Hyri në dhomën e veshjes, mori dorezat dhe pa ia hedhur sytë djaloshit të ri që me aq shumë vrull e dëshirë kishte këmbëngulur që ata të dy të ndesheshin, kaloi për në korridorin që të conte drejt ringut. E ndjente vërtet tokën të dridhej poshtë këmbëve të tij nën trysninë e tifozerisë. Zërat e cjerrë iu ngjasonin shpirtrave sadistë të ekzaltuar tek presin të shohin shfaqjen më të madhe të mundshme të dhunës që sot ekziston.

Sa më shumë i afrohej ringut, aq më shpejt i pulsonin venat në ballë e në qafë. E ndjente adrenalinën të merrte kontrollin mbi të. Shkëlqimi që buronte nga ajo cfarë e priste vetëm pak metra më larg e tërhiqte si të ishte një vrimë e zezë prej së cilës s'kishte dhe as nuk donte të kishte shpëtim.

Në të dyja anët e tunelit pranë hyrjes qëndronin të rreshtuar shumë kameramanë, punonjës të Arenës dhe truprojat e policët që punonin për mbrojtjen e sigurinë e boksierëve dhe të spektatorëve.

-Kemi vënë baste të mëdha për ty sot Had, e dimë që s'do të na zhgënjesh, - tha njëri prej punonjësve.

-Ke për t'ia thyer brinjët atij qurrashit Hades!

-Të duam Had! Je mbreti!

Metrat e fundit i bëri duke vrapuar e duke dëgjuar si nëpër tym thirrjet përreth tij. Vajzat ngrinin lart dhjetëra banderolat me emrin e tij, qanin e ulërinin si të qe dita e tyre e fundit a festa e beqarisë. Rradhët e duartrokitjeve nisnin si dallgëzime të vogla e përfundonin në duar të përvëluara që digjeshin nga emocioni. E ndjente se po merrte gjithë energjinë që i duhej. Frymëmarrja i ishte shpeshtuar dhe duart nuk i mbante dot në të njëjtin vend për shumë kohë.

-Dhe ja tek vjen, i vetmi, i papërsëritshmi, mbreti i Londrës, sundimtari i ferrit tonë, Hades Klejton! - u dëgjua prezantimi i Mortit, spikerit të përhershëm të Arenës me ardhjen e tij.

Fluturoi drejt ringut me Dokun në njërin krah. Ai i mbante ujin, peshqirat, mbrojtëset e dhëmbëve, të cilat ai përherë refuzonte t'i përdorte.

Kundërshtari i tij kishte ardhur i pari. Ishte i ri në biznes. Para se të kërkonte të ndeshej me të, nuk ia kishte dëgjuar shpesh emrin. Jo se atij i interesonte se kë kishte përpara. Mjaftonte të gjendej në atë skenë, me dorezat në grushte dhe trupin e mprehur për betejë.

Gongu ra, Morti sinjalizoi fillimin e ndeshjes dhe Kurti u shndërrua në Hades. Zërat përreth humbën, dritat e prozhektorëve u drejtuan tek ata. Grushtat e parë i lëshoi sa për t'u nxehur. Nuk donte ta plandoste në shesh që në pesë sekondat e para. Më kot u përpoq djaloshi të shpëtonte, të kundërpërgjigjej a të kërkonte ndonjërën prej pikave të tij të dobëta, të cilat realisht, nuk ekzistonin. Pastaj, sinjali i mallkuar nisi të gjëmonte në veshin e tij të djathtë, djalli mbi shpatullën e tij mori frerët dhe pas disa goditjeve të njëpasnjëshme, ai tipi ra përtokë. Nisi numërimi mbrapsht. Zhurmat u rikthyen. Gjoksi i tundej pareshtur dhe grushtet e tij kërkonin një finalizimin, një përgjigje, një reagim. Vetëm në fund të sekondës së dytë, kundërshtari arriti të ngrihej. Kurti buzëqeshi me vete.

Kjo do të ishte një ndeshje e bukur.

Sup babyboxers!
Ju pelqeu fillimi? Cik i shkurter, e di por premtoj qe te tjeret do te jene me te gjate.
Kush ra brenda me Hadesin already?
I did🙋‍♀️
Me duket se eshte me kompleksi dhe me i miri qe kam krijuar ndonjehere.
Me thoni mendimet tuaja dhe mundesisht votoni e ndajeni historine me ndonje te interesuar😂
Love u all,
The author.
🧞‍♀️

Hades ShqipWhere stories live. Discover now