Kapitulli II

1 0 0
                                    

Nata ra ne Malesi dhe po degjohej kukuvajka, nje Hene e ndritshme kishte dale mbi toke dhe Mara po vajtonte vdekjen e burrit te saj ne kasollen e saj. Papritmas trokiti dera dhe ajo u tremb. Mori thiken e saj dhe po priste para deres.

-Kush eshte ne kete kohe?

Nje ze i frikshem u degjua nga jashte.

-Hape Mara! Peshkop Nikolla deshiron te flase me ty.

Mara insistoj te mos hape deren ne kete kohe.

-Thuaj qe do flasim neser, tani eshte vone.

Ushtari theu deren dhe brenda u futen disa ushtare malazez dhe vete Nikolla.

-Mua s'me refuzon dot njeri. Ku eshte Mihajli, sot nuk e pashe askund.

Mares i ra thika nga dora.

-E gjeta te vdekur brenda pyllit, teksa isha ne shtepi kali tij erdhi dhe e ndjeja qe diqka nuk eshte ne rregull, shkova pas kalit dhe e pashe te vdekur ne pyll.

Nikolla u afrua afer Mares dhe filloj ti prekte floket.

-Mos me prek.

Mara beri hapa pas.

-Pse do ta kene vra Mihajlin, banditet apo ...?

-Jo! Te gjitha gjerat i kishte aty, nuk ishin bandit, dikush qe kerkonte diqka.

Nikolla beri me dore nga Mara.

-Se mos e ke vrare ti? Pata degjuar se pa deshiren tende te paten martuar per te.

Mara iu afrua Nikolles me furi.

-Mbaj gojen! Nuk do krijoja familje me te po qe se nuk do ta doja. Dhe po te doja ta vrisja, do e kisha kryer shume moti kete pune, jo tani.

Nikolla nxori ushtaret e tij nga kasollja dhe mbeti vetem me Maren.

-Sot me thane qe dikush i panjohur kishte ardhur ne kasollen tende?

-Po, ishte udhetar dhe kishte humbur rrugen.

Nikolla po qeshte, Mara e shikonte me ironi.

-Ashtu siç e mendoja. Pra Sokoli i famshem paska humbur rrugen ne Pyjet qe i njeh me mire se veten. 

Mara e shikoi me habi Nikollen.

-E sheh qe nuk me ik gje nga syri mua moj Mara. Meqe je ne tokat e mija, atehere ti do te vish ne Kullen time.

Nikolla kap Maren me dhune qe ta merrte me vete, mirepo hapet dera dhe nje koke e prere rrokulliset ne dysheme. Keta e shikuan me frike. Ne dere u shfaq Sokoli.

-Peshkop! Keshtu i trajton roberit e Zotit ti?

Nikolla ngrys fytyren dhe nxjerr shpaten e tij, ndersa Sokoli pa frike ia kthen.

-Asgje nuk do mund te besh, vetem se mund te te shkoje koka sikur ketyre kelysheve te tu.

-Sokol!!! Do vdesesh nga dora ime.

Sokoli po mblidhej me inat ne prani te Nikolles.

-Sikur qe je i pabese dhe i pafytyre ashtu edhe do te vdesesh.

Sokoli dhe Nikolla filluan perleshjen brenda kasolles se Mares, derisa kjo e fundit po i shikonte. Sokoli po fitonte mbi Nikollen dhe per nje moment ia vendosi shpaten e qafe.

-Shiko tani! Nuk dua te hapi nje lufte tjeter, fal qofsh sepse me duhesh edhe per disa kohe sepse tani ketu do mbyteshe ne gjakun tend.

Sokoli e godet dhe e le pa ndjenja Nikollen dhe kthehet nga Mara.

-E sheh se me çfare ujqerish ke jetuar? Tani ti dhe djali yt do vini me mua.

Mara largohet nga Sokoli.

-Vrases! Nuk do vije me ty dhe sikur Hena te zbres ne toke.

Sokoli qeshet dhe e shikon Maren.


***

Ne Kalane e Shkodres, derisa Pashai po rrinte ne dhomen e tij, dera trokiti dhe u hap pa lejen e Pashait, ky i fundit u ngrit ne kembe per kete mosrespekt, mirepo para tij u shfaqe dikush i madh. Pashai ndryshoj qasje.

-Hoxhe? Shpejte ke arritur ketu.

I ashtuquajturi Hoxha, i derguar i Sulltanit per Malesine qeshi dhe u ul ne tryeze.

-Nuk kam arritur askund Pasha, une veqse isha ketu. Fermani Sulltanit ishte ajo qe arriti ketu.

Pashai u habit.

-Si ishe ketu? ne Shkoder.

-Po ketu isha! Duke pare me sy paaftesine tuaj qe te menaxhoje konfliktin mes Vuço Pashes dhe Malesoreve! 

Pashai u ul ne karrigen e tij, Hoxha vazhdoi te fliste

-Dhe kjo qe perfundoi me vrasjen e Vuços si te ishte nje plehre nga dora e nje femre dhe terbimin e Malesoreve.

-Mirepo Karabegu ka gjunjezuar Malsoret? Kush te tha qe jane terbuar?

Hoxha qeshi me ironi.

-Pasha, Pasha! Edhe ti e di qe Malsoret nuk jane gjunjezuar, poashtu une e di qe ne fermanin e Sulltanit perpos vrasjes se rrebelit Karabeg, shkruante edhe vrasja jote.

Pashai u shtang nga frika.

-Si the?

-Popo, thashe qe vdekja jote eshte nenshkruar nga Sulltani! Tani me beje nje nder para se te vdesesh, ma thuaj qe ku gjindet Karabegu qe mos te humbe kohe dhe ta gjej.

-Atje... atje ne shpellen e holle!

Hoxha trokiti ne tavoline dhe brenda u futen disa ushtare dhe Pashai po frikesohej nga prania e tyre.

-Pasha, do ta kesh nje vdekje te nderuar! 

Ushtaret moren Pashain zvarre dhe e larguan nga dhoma, Hoxha iu drejtuar ushtarit.

-Degjo! Dergoj lajm Kara Mahmud Pashes qe sa me shpejte te vije ne detyre, te behet Pasha ashtu siç iu eshte premtuar Malsoreve, qe ai te behet Pasha i Shkodres.

Ushtari u largua, ndersa Hoxha u ul ne karrigen e Pashait.

-Ah Malesi e eger! Me largove me dhune, por une u ktheva qe te te shpetoje nga egersirat brenda teje.


***

Brenda Pyllit po kaleronte Sokoli dhe Mara me djalin e saj, derisa Mara po e shikonte keq Sokoli qe kishte lidhur kalin e tij per te sajin, Sokoli e shikonte me gjithe dashuri ate.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Apr 27 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

The Dark Side of Highlands (BOOK 2)Where stories live. Discover now