Kapitulli I - Të Papriturat

13 0 0
                                    

1 Jave me pas ne malet e Malesise kishte kapluar heshtja, pasi fshatrat e Kelmendit kishin rene nen sundimin total te Perandorise Osmane. Edhe pse Karabegu sebashke me ushtaret osman nuk kishin arritur te digjnin fshatin e Norës, prapeseprape lideri i ri i fisit u be si nje lloj vasali i tyre. 

Larg Malesise, diku ne nje prej kodrave me te larta te asaj ane, Sokoli po perballej me ish dashurine e tij te cilen rastesisht e gjeti ne nje ferme kafshesh. Mara e cila ishte e dashura e Sokolit dikur, mirepo Babai i saj e kishte detyruar te behej murgeshe dhe te sherbente ne Kishen e Fshatit, mirepo pas pushtimit malazez Kisha qe ra ne duarte e tyre, Mara u detyrua te martohej me nje pasanik nga famija Zeta, le te themi qe babai e saj e shiti prape Marën.

Sokoli po e shikonte me dashuri Maren ne sy sikur ne vitet e para.

-E di per çfare po me vjen keq Mara?

Mara e kishte shikimin poshte 

-Me vjen keq per vitet e humbura, jo qe tani je martuar dhe ke femije.

Mara sikur hezitonte te fliste me Sokolin pas gjithe asaj te kaluare, por dikur ngriti koken dhe foli.

-Ti ishe i syrgjynosur! Te kerkonin te gjithe ne keto ane, kisha frike te qendroja me ty, jo per veten. Mirepo perty Sokol! Nuk doja qe dikush te me lendonte mua, sepse bashke me mua do lendoheshe edhe ti. Prandaj ika dhe mezi prisja te futem ne Kishe te jem larg çdo burri. Nuk doja qe dikush tjeter perpos teje te ishte ne zemren time.

Sokoli po e degjonte Maren derisa e nderpreu.

-Pse çdo person qe e dua po perfundon ne Kishe! Per tu mbrojtur nga une apo per çfare?

-Jo Sokol! Nuk jam me ne Kishe, jam ketu e martuar per dike tjeter pa qejfin tim. Kur ra lufta, te prita ty te vije ne Kishe te me shpetoje, mirepo dikush tjeter me shpetoi, me bleu sepse isha prane varjes. Ata donin te me varnin, mirepo me shpetoi dikush nga nje fis krejt ndryshe nga ne.

Papritmas erdhi nje kalë ne Oborrin e shtepise dhe te dy u kthyen ta shihnin. Mara vrapoi tek kali

-Gjak! Burrin tim e ka gjetur diqka. 

Mara mori kalin e saj dhe bashke me Sokolin u nisen pas kalit qe erdhi.

***

Mara dhe Sokoli u afruan tek vendi i kalit ku u ndal, ajo zbriti furishem nga kali sepse po shinte burrin e saj te shtrire. Ra ne gjunje prane tij, Sokoli u shtang nuk dinte si te reagonte. 

-Ky ishte burri juaj?

Mara filloi te qante, Sokoli prape me ironi foli.

-Me siguri eshte rrezuar nga kali pershkak te moshes.

Mara ia hodhi nje shikim te keq Sokolit,

-Nuk ka mundesi, dikush e ka vrare.

-Ndoshta, ku i dihet ketyre aneve, ka aq shum bandit!

Mara po shikonte ne xhepat e tij dhe perreth.

-Por, nuk i kane vjedhur asgje, te gjitha gjerat i ka, madje as Kalin jo. 

Mara u nervozua dhe si i ishte merzitur filloj te kercenoje.

-Betohem qe ai qe eshte shkaktar...

Sokoli e nderpreu duke e kapur Maren dhe u afruan.

-Çka do i besh?

-Do behet pishman qe ka lindur.

-Hë! Po çka nese te them qe jam une ai qe e vrau kete cofëtinë sllave.

-Atehere Sokol Cubi, urime ke fituar nje armik te ri.

Mara shtyu Sokolin dhe hipi mbi kale.

-Mos me hajde pas me, mes nesh nuk ka mbetur me asgje.

The Dark Side of Highlands (BOOK 2)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora