41. Kush jam une

24 5 0
                                    

Dielli ishte zbehur dhe hena po flakonte. Nje ere e fuqishme kishte filluar. Po merrte gjithcka qe i dilte perpara, duke i flakur tutje. Dhe ne nje moment... gjithe vendi ishte ne qetesi.

Toka kishte ndaluar dhe ndieja veten pa gravitet. Vertete, une po fluturoja. Dhe ashtu sic isha, po shihja nje enderr...

Po pse gjithe vendi ishte ne erresire? Nuk po shihja asgje. Ecja me kembe duke shpresuar te ndieja pa shikuar. Mos ishte nje sfide per mua... Nese po, me duhej ta fitoja me patjeter. Nuk duhej te dorezohesha para askujt dhe asgjeje.

Fillova te kem ftohte dhe trupin nuk e ndieja. Me dukej sikur isha ndare ne dhjetra pjese te vogla, te cilat nuk po lidheshin me njera-tjetren. Por une tani jam shume i lodhur.
Me duhet te dorezohem.

Me fal. E di qe te kam vrare por i vdekur isha. E di qe je lodhur me mua por kurre nuk hoqe dore prej meje. E tani nuk po ndieja asnje gjymtyre, asnje dhimbje por me e rendesishmja... nuk po ndieja asnje ndjenje.

Nuk mundem te qendroj ne kete vije horizonti.
Hej... ose me merr, ose me ler. Duke qendruar mes vdekjes dhe jetes, do humbisja ne boten e mendjes time. Dhe tani... shoh vetem gjak. E kuptova ate dhimbje. Ajo dhimbje e te humburve qe dukeshin si te vdekur dhe une qe qendroja ne piken kulmore te vendit, ne qender.
Mua me duhej te dal por... nuk mund te shkel cdo kufome qe shoh perpara. Ne kete menyre do shkelja veten time.

"Daniel, Daniel..."

Po, une jam por ky ze me dukej i njohur. Ajo ndoshta me kishte falur. Kishte ardhur per mua. Eshte nena ime. Ishte e shqetesuar. Seriozisht, ku eshte? Nuk po e shoh dot. Pse qenka gjithe vendi ne erresire ketu tek une. Me duhet te gjej nje drite. Me duhet ta gjej por... ku mund te jete ajo, ose me mire, ku dreqin jam une keshtu.

"Shpejt, shpejt, shpejt. Nxitoni,... me duhen 0,5 ml gjak A+"

Mua po me ndodhte dicka. Une po tronditesha nga shpejtesia qe po udhetoja. Nuk e di, te qendroja i lumtur apo jo sepse kjo ndjenje po me pelqente dhe pse nga mbrenda e dija qe ishte nje tmerr. Per mua, kjo quhej adrenaline. Kur nuk mund ta ndjesh trupin dhe ndihesh sikur po fluturon, duke e ditur qe do jesh mire. Por jo ne rastin tim. A+ ishte grupi im i gjakut dhe njeriu qe paska nevoje per te, mendoj qe jam une.

O zot, po cmendem. Tani sapo e kuptova qe ku ndodhesha. Trupin nuk po e ndieja, per tjeter... po fluturoja dhe gjak me nevojitej. Vetem me ka mbetur t'ju them "Mireserdhet ne jeten time".

Ne fakt nuk e di se cfare t'ju them. Me duhet te flas shpejt sepse koha ime po mbaron. Nuk dua te largohem nga kjo jete pa shprehur ndjenjen time.

***
10- Uhh, mos a vetem dhjete sekonda me keni lene t'ju them gjithcka qe une dua?

9;8- Prit se akoma nuk kam filluar.

7- Ne rregull, do shpejtoj tani. Nje dite une me nenen dhe babain kishim shkuar ne plazhin qe kishim afer shtepise tone. Une dhe ai filluam te ndertonim nje keshtjelle me gura qe te ishte e forte per nenen time.

6- Filluam te ndanim dhomat secili por ne nje cast qe e prekem, e gjithe keshtjella u rrezua. Vetem qendroja e qaja me te madhe dhe babai im, vetem me shihte. Mendoja qe atij...

5- ... nuk i dhimbte pjesa qe ne humbem keshtjellen tone. Ai me seriozitet te madh me tha "Qaj Daniel, qaj sepse duke derdhur lot, rregullohet keshtjella". Por une vura re se asgje nuk po ndodhte. Ne ate moment une kuptova se te qash, nuk do rregulloje...

4- ...asgje. Dhe keshtu filluam ta ndertonim perseri. Ky ishte mesimi i pare qe mora ne jete. Nuk kaloi shume kohe dhe kuptova per vdekjen e babait tim. Te gjithe ishin me lot ne sy dhe kjo gje, nuk me pelqente. Askush nuk duhej te qante sepse keshtu, babai im nuk mund te kthehej perseri tek ne. Ai nuk do ngrihej nga ai vend i ftohte.

3- Shihja mamane time qe ishte e trishtuar por nuk nxori asnje lot. Ajo qendronte vetem ne heshtje. Mendova qe ajo e donte shume babin dhe ne kete menyre, ajo po e priste ate. Por... asgje nuk ishte e vertete.

2- Babai im me kishte genjyer. Kesaj rradhe, ai nuk do kthehej. Nuk do ngrihej nga aty dhe nese gezohesha dhe qeshja.

1- Nena ime me beri te kuptoj se nje njeri i vdekur, nuk mund te kthehej kurre me. Ai njeri do jetonte vetem ne kujtimet tona.

0- Me duhej me shume kohe te tregoj cdo gje qe kam ne mendje por, duket qe kishte mbaruar.

****

"Shpejt se po e humbim pacientin"

Nje tingull si nje vize e gjate po degjohej.

"Cfare po ndodh doktor... cfare po i ndodh djalit tim"

Ajo ishte e shqetesuar per mua. Dhe pergjigjen nuk po e merrte dot por... ia them une.

Po zbehesha dhe une, duke u bere nje kujtim. Por per cfare do mbahesha mend...?

Per njeriun e cmendur apo per njeriun qe demtonte veten e tij, per njeriun qe merrej me droge apo per njeriun qe sulmoi nenen e tij...

Asgje te mire nuk kisha bere ne kete jete. Tashme nuk kisha, as kohe. Une jam me shume se aq. Nuk kisha treguar akoma veten time. Por... tani eshte fundi.

"Shpejt se po na iken"

Tmerret ishin ne syte e tyre. Zeri po ju dridhej te gjitheve. Nuk kishin me shprese.

Por... une dua te jete e vertete. Nuk dua te behem si babai im. Nuk dua te jem, thjesht nje kujtim. Une nuk dua te vdes.

Ne nje moment, doktori del jashte nga salla dhe i afrohet nenes time.

"Doktor, si eshte Danieli..." (po e shihte me sy gjithe trishtim)

"Ai... humbi"

E vertete. Jeta ime u erresua. Drita u shua. Trupi me ishte ngrire. Shpresa kishte vdekur.

Une humba.

STRANGER Where stories live. Discover now