28. Mohimi

75 6 0
                                    

Gjithcka mbaroi.
Ishim ne rruge te ndryeshme. Te gjithe ishim shperndare. Po merrnim kohen tone per te sheruar vete, jeten. Secili kishte filluar te nesermen e tij por per mua,... nuk kishte mbaruar e shkuara, akoma.

Gjate rruges qe po ecja per ne shtepi, shikoj nje makine te erret qe po vinte pas meje. Gjithe vendi ishte ne heshtje dhe kisha filluar te trembesha. Po ecte ngadale duke mos kuptuar asgje.

Nena ime ishte e vetme ne shtepi dhe nuk doja qe te ndodhte dicka. Ne nje cast, zemra filloi te me pomponte pa pushim por kembet e mia filluan te vraponin duke humbur kontrollin e tyre. Zvarre sikur isha, me ne fund e hapa ate dere dhe hyra mbrenda qe te qetesohesha.

Ishte gjithcka erresire. Dritat ishin fikur. Asnje ze nuk po degjohej. Filloi te ndieja ankth ne kete shtepi.

"Ku ishe deri ne kete ore" (me foli nena ime e cila ishte ulur ne nje kolltuk)

Nuk e kisha mendjen ne asnje cast se do me fliste ndokush, gje qe me beri te me pushonte zemra. U tremba aq shume, saqe u terhoqa prapa duke u munduar te mbahesha ndokund por... dora ime gjeti boshllek. Ndersa une u gjenda ne toke i frikesuar.

"Me trembe o ma. Nuk flet njeriu keshtu pa lajmeruar." (Fillova te ngrihesha) "thuaj njehere qe je zgjuar"

"Ne rregull Daniel. Une jam zgjuar" (po fliste me nje qetesi te madhe) "tani me thuaj se ku ishe deri ne kete ore"

"Te thashe qe do jem ne ditelindjen e Kejsit" (po i flisja por dhe po e veshtroja me kujde)

Nena ime ishte e ulur me nje gure te madh ne dore dhe nje flete mbi tavoline.
Mos donte te me vriste dhe me letren te mbulonte provat e krimit, pasi te me zhdukte mua.
Me duhet ti largoj keto nga mendja. Ajo eshte nena ime. Kurre nuk do me lendonte mua. Sado e veshtire te ishte jeta, kurre nuk do me braktiste. Por... dukej qe dicka kishte ndodhur.

"Pse erdhi policia ne feste" (pyetjet nga nena ime nuk po mbaronin)

"Ti, tani po me merr ne pyetje"

"Pergjigju tani Daniel,... fol" (bertiti me sa fuqi kishte)

"Cfare dreqin do. A mund te me lësh te qete." (Fillova dhe une te tensjonoja biseden)

"Mu pergjigj mire Daniel" (u ngrit ne kembe duke ardhur perballe meje) "Une jam nena jote. Frikesohem per ty"

"Ne rregull, 'o nena ime' " (fillova te sillesha si ajo) "nese do qe ta dish,... ky djali yt, u perfshi nga flaket. Po ti cfare bere?)

"Une po festoja Daniel, a nuk e di ti" (me foli duke drejtuar gishtin per tek dritarja e thyer)

"Cfare ndodhi o ma" (kisha mbetur i habitur duke pritur pergjigje)

"Ate do ma thuash ti Daniel. Merre kete leter dhe lexoje "

Ne momentin qe filloj ta lexoj, e gjej veten te goditur nga shpulle e forte qe me levizi nga vendi. Tregonte shume per nenen time. Ajo ndihej shume e lodhur nga gjithcka. Durimit te saj... i kishte ardhur fundi.

"Ne cfare telashe je futur keshtu." (Po me bertiste me gjithe forcen e saj) "ti do na vrasesh neve Daniel"

"Nuk jam futur ne asnje telash o ma. Ndoshta ajo leter nuk eshte per mua" (nena ime filloi te me shikonte shtrember dhe e inatosur)

"Jo po eshte per mua" (fliste duke iu drithur gjithe trupi nga stresi qe kishte)

"Nuk e thash ne ate menyre o ma" (por ajo nuk po me degjonte. Thjesht me kapi nga shpatullat dhe me drejtoi drejt saj)

"Une me ty Daniel nuk mundem me. Me ty do merret vete policia" (me leshon dhe niset per ti lajmeruar ne telefon)

Kjo gje mua po me cmendte. Ajo po me trajtonte si kriminel, si nje te cmendur. Nuk munda te permbahesha dhe bera ate qe s'duhej.
E dija qe do pendohesha. Nuk prita asnje moment por vetem ia marr telefonin nga dora dhe e shtyj nenen nga zemerimi qe kisha.
E ndjeva qe kisha bere gabim, por mendja me tha te beja kete. Isha shume i frikesuar dhe veprimet e mija ishte te pamenduara.
Nese do krahasoheshin, zemra ishte si i nje femije i pafajshem, i cili donte te miren e te gjitheve dhe kur gabon, falja vinte me nje puthje ne balle. Ndersa mendja... ishte vete djalli. Cdo gje qe ben, ishte e planifikuar me pare, duke me bere mua te gaboja.

Nena ime ishte ne toke dhe me shihte e zhgenjyer dhe e deshtuar prej meje. Nje ndjenje mu shtua ne kraharor duke me vrare sa here e mendoja.
Nuk e doja me veten. Isha i humbur.

"Me fal ma, a je mire" (po me dridheshin duart duke u munduar ta ndihmoja) "me fal ma, nuk doja. Nuk e di se si munda, me fal"

Por ajo nuk po thoshte asnje fjale. U ngrit ne kembe dhe po drejtohej drejt deres. Nuk po e kuptoja se cfare po bente.

 Nuk po e kuptoja se cfare po bente

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

"Ma... cfare po ben" (sapo thashe kete, ajo me kap nga krahu dhe me drejton te shihja driten)

Ajo e kishte vendosur. Ishte dorezuar. Kishte marre fund. Me pa ne sy dhe me puthi ballin duke vulosur gjithcka.

"Daniel, une heq dore prej teje"

STRANGER Where stories live. Discover now