•7•

182 51 120
                                    

Dita kur gjithçka do të bëhet më e qartë...

Ata po vazhdonin të kërkonin për të dhëna në tablet, por nuk gjetën asgjë me vlerë. Të zhgënjyer dhe të lodhur, pa asnjë ide në mendjen e tyre, ata dukej se kishin humbur çdo shpresë.

-Si do të dalim që këtu? -pyeti Kenzi, por në këmbim mori vetëm heshtjen e tyre. Të gjithë dukeshin sikur e kishin humbur gjithë energjinë dhe pozitivitetin e mëparshëm. Ajo heshtja tipike e vdekjes pllakosi sërish dhomën. Fytyrat e tyre dukeshin sikur kishin ngrirë, në një mimikë e cila vetëm me jetë nuk dukej të ishte. Më shumë i përngjanin fytyrave të manekineve nëpër qendrat tregtare, sesa fytyrave njerëzore.

Matea ishte e përhumbur në mendime. Mendonte se si kishte nisur ajo ditë, me thirrjet e nënës së saj, mëngjesin e shpejtë, lajmet për dukurinë e çuditshme të baticave-

-Lajmet! -thirri ajo dhe të gjithë kthyen kokën me gjak të ngrirë. -I pa njeri lajmet?

Askush nuk u përgjigj. Ajo u zvarrit drejt tyre dhe iu bëri me shenjë të afroheshin.

-Një dukuri e çuditshme e baticave dhe zbaticave të çrregullta, në intervale të ndryshme kohore, ka muaj që po çudit çdo studiues të motit. Askush nuk e kupton këtë anomali të forcës gravitacionale të hënës, madje as shkencëtarët më të mëdhenj nuk i japin dot shpjegim.

-Do të thuash se..

-Pikërisht! Pse nuk i japin dot shpjegim as shkencëtarët më të mëdhenj? Sepse ata nuk duan t'i japin shpjegim. Sepse vetë ata janë shkaktarët e kësaj.

-Ti do të thuash që Hadleri e bëri hënën të lëvizë?

-Hadleri dhe një grup shkencëtarësh të tjerë. I vetëm nuk mund të arrijë dot kurrë diçka të tillë.

-Si e bëjnë ata këtë? Dhe pse?

-Glei dëgjoi ata të thoshin se kjo ishte një punë shumë vjeçare. Duke qenë se janë shumë të aftë, nuk është çudi se si ata e lëvizin hënën. Jam e sigurt që ka të bëjë me një pajisje të krijuar, ndoshta të instaluar këtu në pyll, që e bën të gjithë këtë.

-Ja pse pylli është i ndaluar.

-Por si nuk është zbuluar deri tani nga autoritetet?

-S'kanë lënë gjurmë. Ishin vetë ata të cilët e shpallën pyllin e ndaluar. Kështu askush nuk do të dyshonte për të. Askush nuk do hynte në të. Askush nuk do t'u prishte punë.

-Derisa erdhëm ne.

-Pikërisht! Ata nuk mund të rrezikonin gjithë punën e tyre, vetëm për shkak të gjashtë adoleshentëve. Vetëm mendojeni. Një plan kaq perfekt. I menduar kaq mirë. Kaq i pagabueshëm. Disa jetë të rinjsh nuk do u bënin fare përshtypje atyre.

-Interesante, -tha Glei ndërkohë që gjithë të tjerëve u kishte hyrë frika në palcë.

-Po pse nuk na vranë? Dua të them, nuk mund të na hiqnin qafe menjëherë? -pyeti Kenzi.

-Kjo do iu prishte punë. Autoritetet janë duke kërkuar për ne tashmë. Me siguri plani i tyre është të na lënë të vdesim nga uria, dhe më pas të na hedhin në të dalë të pyllit, pa lënë gjurmë. Të gjithë do të mendojnë se vdiqëm nga uria, në pamundësi për t'u kujdesur për veten, -tha Glei. -Nuk ka shpjegim tjetër.

-Ata janë shumë të zgjuar, -tha më pas Kenzi gati të duartrokiste.

-Po pra, çudi, sikur të jenë shkencëtarë, -tha Alvini me ironi dhe Kenzi e goditi në bark.

-Mund t'i lëmë këto gjërat fëmijërore ju lutem? -tha Glei dhe ata vunë grushtin në ballë dhe të dy njëzëri thanë:

-Po shef!

-Po pse po e bëjnë ata këtë? -tha Eliseo.

-Nuk ja kam idenë, -tha Matea duke kruajtur kokën. Më pas mori tabletin në dorë dhe tha: -Këtu duhet të ketë me patjetër internet.

Më pas ata kërkuan për Kris Hadlerin, duke qenë se ishte identiteti i vetëm i zbuluar nga kjo ngjarje. Çfarë zbuluan nga ky kërkim do i bënte gjërat më të qarta.

"Kris Hadler dhe Albert Hadler njihen si shkencëtarët më të mëdhenj të kohës. Përveç sukseseve që ata kishin, njiheshin edhe për marrëdhënien e ngushtë si vëllezër. Padyshim që vdekja e Albertit gjatë një ekspedite në Hënë, ku ai u nis dhe nuk u kthye më kurrë, ishte një hidhërim i tmerrshëm për të vëllanë. Kris shprehet se do të bënte gjithçka për ta kthyer të vëllanë, madje do të dëshironte të kishte vdekur ai në vend të tij. "

-Pra vëllai i tij ka vdekur në një mision për në Hënë...Mision për në Hënë...Mision i dështuar për në Hënë... Dhe ai tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer atë ... Do të bënte gjithçka...

-A mund të mos i përsëritësh fjalët që thua? -i tha Glei.

-Eureka! -thirri Matea dhe sërish të gjithëve iu ngriu gjaku.

-Matea, duhet të fillosh të praktikosh pak këto shpërthimet e tua, - i tha Kenzi.

-Ai tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer të vëllanë. I vëllai u nis për një mision në Hënë, por nuk u kthye kurrë. Kështu që ai po mundohet... Po mundohet të sjellë hënën këtu.

-Ai po bën çfarë? -thanë ata të gjithë njëzëri.

-Prandaj po lëvizte Hëna. Pajisja që ata kanë krijuar e sjell atë më afër me Tokën, me siguri duke rritur forcën e fushës magnetike të saj.

-Por kjo s'ka logjikë, -tha Eliseo.

-Ai e humbi logjikën bashkë me të vëllanë, -ia ktheu Matea.

-Pra kemi të bëjmë me disa shkencëtarë të çmendur? -pyeti Kenzi.

-Kemi të bëjmë me disa shkencëtarë më të zgjuar se ç'duhet, të dalë nga shinat, -tha Alvini.

-Si Matea domethënë, -tha Glei.

-Hejj, kjo nuk është për të qeshur, -tha ajo por kjo gjë nuk i ndaloi ata të qeshnin me të madhe.

-Merre si kompliment, -i tha Alvini.

Tashmë çdo gjë ishte e qartë. Por rreziku ishte i madh. Aventura e vërtetë sapo kishte filluar.

Pylli i HënësWhere stories live. Discover now