trangullima

758 63 17
                                    

Hyri furishem ne dhomen e Eneas e deren e kyçi pas vetes.

'Cke?' u ngrit gjysem ndenjur e per pak desh u shperqendrua prej lakuriqesise se tij mjaftueshem per t'ju hedhur siper e per tu harruar...

Po pastaj u kujtua menjehere edhe per ate gjysem-lakuriqesine e saj e se si nje skuthe kish shkuar te merrte uje ne frigorifer vetem per te gjetur mamane e Eneas duke plotesuar nje fjalekryq ne tavolinen e vogel. E ajo ish plotesisht e veshur, teksa Enki kish hedhur kraheve kemishen e te birit - nje prej atyre qe ndoshta ajo ia hekuroste.

E paçka s'i bente syri terr, ne ate cast s'e kish dashur veten.

'Hic, takova mamin tend. Gjera te vogla' u hodh ne shtrat krah tij.

'S'eshte hera e pare qe e takon' qeshi Enea e u kthye nga ajo.

'Epo eshte hera e pare qe ajo pa ça shef çuni vet' shfryu Enki.

'Ke nje muaj qe kalon pjesen me te madhe te kohes me ne. Doemos qe ajo e di se çfare bejme'

'Prape' u llastua e u ngjesh prane trupit te tij. 'Gjynaf, i ngeli pergjysem dhe fjalekryqi. Vec ta shihje si shqeu gojen' rikujtoi momentin e sikletshem dhe e pershkroi ne detaje per Enean qe qeshte me mimiken e saj.

'Eshte e perkohshme' peshperiti ai teksa pozicionohej mbi ti e mundohej te zberthente kopsat e vogla te kemishes qe ish e tija.

'Kush? Ne' e ngacmoi Enki. Dreq, sepse nuk ndjente asgjë të tyren si diçka të përkohshme. Ish mashkulli që deshte. Pikë!

Dhe ende s'ja kish thënë sepse macja ia hante gjuhën kur vinte puna për gjërat e rëndësishme, e pastaj gojën ia qepte edhe ai me ato puthjet e veta shpërqëndruese.

'Ne, bashkë, këtu.'

'Në krevat?' e bëri edhe më lëmsh ajo.

'Kam kohë që mendoj të marr një vend timin, diku afër' nisi ti shpjegonte e me në fund ia kish dalë ta flakte tutje të vetmen rrob mes trupave të tyre.

'Tani më në fund kam edhe një arsyje më shumë' i tha para se ta puthte.

'Prit, mos është kjo mënyra jote për të më kërkuar të jetoj me ty?' e ngacmoi ajo.

'Po. Jo. Domethënë nëse do.' psherëtiu e ajo u rrokullis ne krah.

'Zot, vërtetë s'je aspak romantik' qeshi.

'Sikur s'e kishe problem'

'S'e kam' u zgjat ta puthte ajo.

'Dhe po, dua te jetosh me ne' pranoi më në fund ai. 'Fundja zere se po e bën edhe tani' e gudulisi e ajo qeshi zhurmshëm.

'Dreq, mami jot do na dëgjojë' vazhdoi të qeshte 'Dhe do mendojë që po e bëjme edhe kur s'po e bëjmë'

'Si thua sikur t'ja bëjmë qejfin atëherë?' e zuri serisht nen vete.

Kete here s'e la te fliste me e ajo s'kish asgje per te kundershtuar.

Gjendej pikërisht ku më së shumti deshte të ishte - në krahët e tij.

E ndonëse mëngjeset qenë të preferuarit e saj, sërisht atë agim shfrynte e sikletosur e Enean e tërhiqte në shtrat, sepse thjesht s'deshte të ndeshte mamanë e tij.

Po sillej si një fëmije, po. Doemos që tjetra e dinte, e sërisht kish patur diçka në shikimin e saj. Gjithnjë ish e përmbajtur, një grua që mendonte mirë ç'thoshte. Miqësore, por kurrë e dashur karshi saj.

E aty, në errësirë, e surprizuar prej pranisë së Enkit, s'kish patur mjaftueshëm kohë të kompozohej e të fshihej pas manerizmave të saj. E kish vështruar me sytë dyshues të një nëne, qe paçka viteve, merakosej per djalin e saj.

Fillimisht thjeshtëWhere stories live. Discover now