me dorë në zemër

758 66 26
                                    

E ndoqi ne apartamentin e vogel qe per pak e kish ndjere si te ish i tyre.

Per te paren here s'kish puthje te zjarrta apo perleshje per te zhveshur tjetrin nje ore e me pare. Kesaj rradhe qendronte thuajse e ndrojtur perballe Eneas, me canten qe ende shtrengonte nder duar.

Sa shume mund te ndryshonte ne nje dite...

Ai kish nje femije!

'Enk, do rrish si dordolec tek dera apo do ulesh te flasim?' iu drejtua ai e ajo buzeqeshi.

U afrua per te terhequr nje prej stolave te vegjel, e u ul perballe tij.

'Fillo' i kerkoi.

'Fiks sikur do mbaj ndonje ligjerate' nenqeshi ai.

'Ben mire ta mbash. Domethene te me shpjegosh nje here e mire te tera se cfare duhet te di' hodhi kemben mbi kembe e kryqezoi duart, per te marre nje poze sa me autoritare perballe tij e Enea deshi ti vinte ne dukje qe ashtu dukej vertete seksi, e qe po e shperqendronte, por do kish qene te kalonte cakun, prandaj mendimet e tij i mbajti per vete.

'Azura eshte vajza ime'

'Joo, c'thua?' ironizoi Enki.

'Aa, pra fillove me ironine'

'Kaq e kisha marre vesh, palle' i kujtoi.

'Epo me duhej nje fjali hyrese dhe po shpresoja qe ironia te mos ma bashkohej deri me vone'

'Po derdellet. Flit!' I rikujtoi.

'Degjo, thjesht me pyet cfare do te dish' propozoi.

'Prit te mendohem' beri kinse po vriste mendjen perpara se te ngrinte zerin per te thene 'Si thua sikur t'ja nisesh nga pjesa se si dreqin ke nje femije?'

'Kam nje femije, po. Dhe e dua me shume se gjithcka ne bote' i vuri ne dukje

'Dhe mamaja femijes? Mos ke thuaj qe ke edhe nje grua? Ne proçes divorci a ku di une' foli shpejte ajo.

'Jo, spo ta them'

'Sepse e thashe vete apo sepse s'ka' e ngaterroi edhe me ajo.

'Nuk kam grua Enk! Dhe Azura nuk ka nje mama'

'Adoptuar?' pyeti sa per te perjashtuar ate skenar dhe Enea mohoi.

'E braktisi pasi lindi. S'mundej te rriste nje femije' rrefeu ai.

'Katile' shfryu Enki e kur ai ngriti vetullen shtoi 'Jo, vertete. Nje femer qe s'do femijen e saj s'mund te quhet aspak nje e tille'

'Dhe nuk e takon fare? Apo thjesht rralle e per mall?' Pyeti me pas ajo.

'Fare. Per aq sa di, ka vajtur ne Angli me njerin dhe ka harruar plotesisht qe ka nje vajze'

'Dhe ka nje vajze per ate zot. Kush eshte ajo mam qe s'i do vajzat' psheretiu Enki.

'Kur kuptoi qe s'ishte loder u tremb ca' beri shaka Enea. Kish dyshimin qe dhe Enki, tani, s'do deshte nje femije nese zoti i falte nje.

'Ku te çoi mushka dhe ty qe u mplekse me kshh soj femre' mblodhi buzet.

'Eh' permbysi syte ai, qe lutej qe mos te pyeste, ndonese e dinte qe kurioziteti i semure i tjetres do te vilte çdo të vërtetë prej tij. Edhe ato për të cilat s'qe aspak krenar...
Por s'do të gënjente sepse kur në fund do ta pyeste nëse deshte të vazhdontë të shoqërohej me të, Enki duhet të vendoste duke ditur tërë të vërtetën.

'Kjo ishte ajo Jona?' pyeti. 'Domethënë ishi'

Buzeqeshi. Sikur kish nevoje qe dikush ti kujtonte qe Jona ishte ish-i...

Fillimisht thjeshtëWhere stories live. Discover now