të tjerë

743 62 29
                                    

Enki me gjerat merzitej shpejte - seriale e filma qe si shpiente dot deri ne fund, libra qe ia sillnin ne maje te hundes e i linte pergjysem, rroba qe i vishte njehere e zinin merimanga, njerez qe njihte e qe pas pak heresh as qe deshte ti fliste.

Prandaj çuditej si s'qe merzitur prej Eneas, megjithese pak ish merzitur me atë.

I pëlqente. E këtu fillonte ironia e meselesë drejt së cilës kish ecur me këmbët e saj.

Duhet ti pëlqente vetëm seksi me të, ndërsa tani mendja i rrinte me shume tek ato mengjeset tek tuk, qe zgjohej krah tij. Ato herët kur Enea dukej se harronte, e fillonte ti fliste rreth vetes.

Por a s'qenë këto veprime prej të dashurish?
E ai s'dukej se kish ndermend ta shihte si me shume se nje shoqe krevati sepse pertej atyre diteve qe i vidhnin njeri tjetrit, kish edhe plot te tjera ku ai perhumbej ne perditshmerine e tij ku asaj s'i bente vend.

E Enki merzitej, e me pas mundohej te shtirej edhe më moskokëçarëse duke shtyrë veten ti thosh sa e sa herë që s'mundej ta takonte sepse ish e zënë, kur në të vërtetë përfundonte së vrari orë te tera ne shtrat duke menduar per te.

Qe matur plot here ti jepte duart e gjithnje e shtynte per nje moment te dyte.
Mundej edhe per pak te mbante ndjenjat pas diges se menefregizmit qe kish ndertuar per te genjyer veten.

E verteta ish e thjeshte: Enean kish filluar ta pelqente e kjo do t'a dhjente ate paktin e tyre te benefiteve dypaleshe.
Sepse tani ajo prej tij deshte me shume.

'C'me rri keshtu e menduar?' e pyeti ai. Qe nje e diele me diell. Ato ditet e para te ngrohta te pranveres e ajo ia kish mbushur mendjen te venin ne plazh. E shtrire ne reren e nxehte bri tij kish qene duke numeruar prej sa e sa muajsh perplaseshin tek njeri tjetri per te mbushur kohen e tyre te lire.

'Po thekem ne diell' iu pergjigj.

Kishin ndaluar ne nje prej atyre shitesve qe bri rruges, tek rrotullimi Kavaleshences, kishin varur peshqiret, rrobabanjot e komordaret per te blere kostumet me katunareske te mundshme. Nje nga ato me lajle lule per veten e nje pale speedo me flamur amerikan per te. Dhe Enea kishte protestuar sepse ate still rrobabanjosh e urrente. I urrente si dreqi edhe ajo, por keshtu, me te veten po hakmerrej ndaj tij.

'Je skuqur' shtypi lekuren e saj me gishtin e tij.

'Ti ç'ben?' E pyeti duke u kthyer plotesisht nga ai. E Enea hodhi reren e bardhe mbi ate te laguren ku kish qene duke zhgaravitur me nje kercell.

'Legen' shfryu ajo e kete here u shtri per te pare qiellin blu mbi vete. E ai levizi mbi te, per ta puthur.

Ia blinte gjithnje mendjen me ato te puthurat e tij te qelbeta.

'Mbetesh legen' perseriti ajo.

'Mallkuar keto mut brekesh qe me bleve' qeshi Enea. Kish qene duke menduar per trupin e Enkit, ato renkimat e saj e menyren si therriste emrin e tij. E si gjithnje perfundonte se paturi nje ereksion, qe ne ate moment s'po ia dilte ta fshihte.

Enki pa poshte e nenqeshi. Levizi pak, per ta torturuar edhe me shpalli

'S'ka kembe njeriu. Ma ka qejfi per cik plazh topless' zbertheu pjesen e siperme te rrobabanjove e do ti kish hequr nese s'do ta pengonte ai.

'Mjaft me torturove'

'Uje te ftohte ke plot ketu' tregoi detin, dallget e te cilit perplaseshin butesisht ne bregun ranor.

'Heh' nenqeshi djallezisht ai.

'E di, s'e kam bere kurre ne plazh' i peshperiti, per ta torturuar edhe me me ato fantazite e saj.

Fillimisht thjeshtëWhere stories live. Discover now