Eden

722 54 19
                                    

'Dhe mund të shkojmë me pushime në Maltë këtë verë. Kam gjetur një ofertë dhe...' foli tjetri e Enki rrotulloi syte.

Kur dreqin i kish lene te kuptohej qe ajo e tyrja ish dicka me shume se disa takime aty-këtu?

Teksa Irdi fliste numëroi, me gishtat e një dore, herët që kishin dalë me njëri tjetrin. Katër takime, një a dy puthje - të shpifura - e ai po planifikonte verën e tyre?

'Si thua?' e pyeti ai, tërë shpresë. Qenë takuar ne ditëlindjen e Merisës, pak pas asaj ndarjes se sikletshme me Enean, kur Enki ende priste me telefonin nder duar qe ai ta telefononte, ndonese e dinte qe s'do ta bente.
Sepse, një, ajo ia kish kerkuar pasi ia kish bere te qarte qe s'qe gati per të qenë 'nje shembull' per nje femije, dhe dy, sepse ai tani duhet ta urrente. Kish thene ashtu, do ta urrente nese ajo i jepte shprese Azures se tij, per t'ja vjedhur serisht.

'Jo' iu përgjigj Irdit.

'Do diku tjetër?'

'Zot, jo' rrotulloi sërisht sytë 'Kemi dale apo s'kemi dale pesë herë bashke e po me thua te kalojme pushimet bashke?' Pyeti, mosbesuese. Ndoshta e kish degjuar gabim.

'Hmm, po. Pastaj vera eshte larg. Deri atehere do kemi dale dhe plot...'

'Dhe cfare? Ne takimin e dhjete do me propozosh per martese?' Beri shaka Enki. Piu me fund ate tonic-un e saj, e menjehere porositi nje tjeter. Beje me te forte, i kerkoi banakierit trupvogel.

'Jo, por meqe tani ishte lire, thashe te perfitonim nga oferta'

'Prit, nga me the se ishe? Gjirokastra?' Qeshi ajo.

'Berati' e korrigjoi tjetri, qe s'e kish kuptuar aspak ironine e saj.

'Ird, degjo. Je cun i mire, e te gjitha por une dhe ti. Ne, s'nuk' tregoi me gisht sa nga vetja tek ai. E njekohesisht mori pijet e fresket prej banakjerit, te cilit i shkeli syrin, flirtueshem.

'Pse?'

'S'ka logjike te madhe. O ngjit o nuk ngjit. E ne, s'ngjisim' u mundua ti shpjegonte.

'Po ti me pelqen'

'E di, jam e pelqyeshme. Dhe ti je i lezetshem, por s'ka kimi' Perdori ate justifikim 'Domethene, hormonet e mia jane krejtesisht pasive kundrejt teje. Flejne gjume. S'e di a me kupton' foli shpejte, e po shpejte kish pire edhe gjysmen e coctailit.

'Ke nje problem me alkolin' vuri ne dukje ai.

'Vetem kur jam ne siklet' ngrysi vetullat. 'Dhe te betohem, tani po me sikletos pafund. Po me duket sikur je dashuruar me mua pa me njoft hic'

'Pse dole me mua atehere?' Pyeti ai.

'Jo qe te me propozoje perjetesi ne takimin e peste. Dreqin Ird, per tu njohur. Si pretendon te njohesh dike nese nuk del per kafe. Pastaj jemi takuar 4 here ne 5 muaj. Dhe shumica hereve ka qene me njerez te tjere' i kujtoi.

'Mire'

'Mire?' Buzeqeshi.

'Ishe e qarte' u ngrit. U largua pa paguar as per pijen e tij. Koprac dreqi, shfryu.

'S'bente per ty zemra' i tha banakjeri kur u afrua te merrte goten e saj.

'Tani po me jep edhe mend' qeshi Enki.

'Konstatim. Shof shume verdalle. Kam filluar nuhas' Beri shaka ai.

'Aman, ishalla te ze rrufa' shkundi koken ajo.

'Te te pergatis nje pije speciale?' E pyeti.

'E ta pi vetem?' Leshoi supet.

'Ai tipi s'ti ka ndare syte tere naten pershembull. Kushedi vjen te ben shoqeri' shenjoi diku majtas tyre. E Enki ndoqi drejtimin e gishtit te tij, per tu ndeshur me te fundit qenie humane qe ia kish marre mendja se mund te haste aty. A s'duhet te ishte duke i kenduar nina-nana goces se vet?

Fillimisht thjeshtëWhere stories live. Discover now