variçela

796 60 34
                                    

'S'me besohet qe po me sjell puder me mente' qeshi Enki duke marre prej tij ate shishen e bardhe te pudres.

'S'me besohet qe nuk e kishe kaluar line e dhenve' qeshi Enea. Qene ulur ne shkallet e pallatit te saj, ku ai kish ardhur per ti sjelle pudren qe edhe Azura kish perdorur.
Ia kish ngjitur ajo edhe Enkit, fytyra se ciles qe pushtuar prej disa pucrave qe ate e bezdisnin pafund.

'Po e ben te duket sikur cfare kam humbur' rrotulloi syte ajo. 'Sa qejf mos ta kishe kaluar edhe ti e ta shihje tani'

'Epo une kam qene ne kopesht' i kujtoi Enea dhe Enki e perqeshi, duke e imituar Une kam qene ne kopesht.

'Si eshte Azura?' pyeti ajo.

'Ia hodhi' iu pergjigj Enea. 'Sa me i vogel aq me lehte e kalon' i rikujtoi.

'Dhe sa keq qe s'vlen mosha trurit' ironizoi veten Enki 'Sepse atehere s'do te me zinte hic'

'Futja kot' qeshi ai.

'Qeshe' i vuri ne dukje Enki e buzeqeshi bashke me te.

Pa duart e tyre, te nderlidhura mbeshtetur ne preherin e saj e me pas ndeshi syte e tij - iriset e smeraldte qe buzeqeshnin per te.

Deshi te kujtonte, a qe ndjere ndonjehere kaq e lumtur? Jo.
Lumturia per Enkin kurre s'kish patur fytyren e nje mashkulli e kurre si qe pergjigjur emrit te tij; por tani, prej hicit, gjithçka vervitej rreth Eneas. Zgjohej e deshte te ishte krah tij, e takonte e s'ngopej me te.
A s'do tja shpifte, kur ai te mos ish me?
E sado s'deshte te mendonte negativisht, krejt padashur e bente, shtyre prej frikes qe ushqehej, edhe ajo, prej ndjenjave te saj.

'Te kam shume xhan' i peshperiti ai e ajo nenqeshi. I kish thene te dua njehere, e serisht prej asaj dite s'e kish perseritur me. Dhe s'qe sepse s'ish e vertete apo se prej hicit kish rreshtur se ndjeri per te. Thjeshte, i tille ish ai.

'Po te me duash' e ngacmoi e u llastua ajo 'Me ferko pak kurrizin se vdiqaaa' renkoi. Pucrrat e dreqit i kruheshi aq shume - sikur qindra mushkonja ta kishin pickuar njeheresh.

'Nuk duhet ti krruash!' I kujtoi ai.

'Une po them vetem ti perkedhelesh. Per zotin, duan dhe ato pak dashuri'

'Lere zotin jashte kesaj' qeshi dhe e terhoqi ne krahet e tij per te shkuar doren ngadale ne gjatesine e shpines se tjetres, mbi bluzen e gjere e te pambukte.

'Per zotin, me mire se nje orgazem' psheretiu ajo.

'Kaq shpejte harrove si eshte ajo e verteta?' e ngacmoi ai.

'Ehe' ia ktheu 'Fundja u be kohe. As qe mbaj mend heren e fundit kur...' nisi te fliste por ai e detyroi ti jepte fund duke e puthur, fort.

'The qe ishe vetem?' I peshperiti ai e Enki shkundi koken. E ema mund te kthehej nga çasti ne çast.

'Mallkuar keto pucrrat e mutit. Se mbanin dot per vete dhent kete line po duhet tna e benin peshqesh edhe ne' shfryu e frustruar, teksa zhyste koken rreze qafes se tij.

Qendroi gjate ashtu - i pelqente qe ndihej e vogel ne krahet e Eneas, sikurse i pelqente edhe ngrohtesia e trupit te tij.
Qene kerrcitjet e takave te te emes qe e detyruan te rreshkiste larg Eneas, te ngrihej ne kembe njeherazi e te kthehej nga ajo, qe shihte e hutuar drejt tyre.

'Ma' peshperiti. 'Ky eshte Enea, Enea mami' nisi te prezantonte por tjetra u justifikua se ish e zene.
Fliste ne telefonin qe kish burgosur mes kokes dhe supit teksa gerrmonte ne canten e saj per celesin e shtepise qe e gjeti lehtesisht.
Hapi e shpejte, mbylli deren pas vetes, duke i lene serisht vetem, te dy...

Fillimisht thjeshtëWhere stories live. Discover now