eunuk

750 61 32
                                    

'Do te me vdesesh' bertiti Enki teksa mundohej ta mberrinte Enean qe vraponte para saj.

Qe me vone se zakonisht e rruget e liqenit ndricoheshin vetem prej llambushkave te vogla e te humbur ne thellesi te parkut qene vetem ato te dy. Hapat oshetinin, sikurse edhe zeri i Enkit qe s'rreshte së ankuari me frymën që i merrej.
Këmbët i përvëlonin - dhimbja e muskujve të sfilitur qe thuajse e padurueshme e sërisht gjeti forcën mbrenda vetes për të mbërritur Enean.

E dinte, ai deshte që ajo ta arrinte sepse përndryshe do të kish vazhduar te vraponte pa ngadalësuar hapat e tij.

Iu hodh në shpinë nga pas e këmbët i lidhi rreth tij.

Këtë po që nuk e kishte parashikuar, sepse për pak hapat e tij u ngatërruan duke rrezikuar që të dy të perfundonin mbi asfalt.

'Cfarë bën e çmendur?' Qeshi ai.

'S'ke dëgjuar për kala-dibranshe ti?' e tjetërsoi Enki. E vërteta ish që nuk ngopej me të, e thuajse pas një muaji qe e etur për më shumë.
Fundja tëre gërricjet e flirtet duhet të shpinin diku.

'E mbaj mend pak si ndryshe' komentoi ai që ndaloi, aty ne mes të kurrkundit e Enki u çperdhrodh prej tij për të qëndruar sërisht mbi dy këmbët e saj.

E ishte Enea që u rrotullua shpejtë e me dorën rreth mesit të saj, përplasi trupin e saj tek i tij.

'Ta dija që do reagoje kështu do të të kisha hipur përsipër më shpejtë' komentoi e buzeqeshur ajo.

'Pra të pëlqen të rrish sipër?' komentoi tjetër për tjetër ai e Enki iu ngërdhesh. Ato inuendot seksuale s'e sikletosnin aspak. Thjesht e bënin ta dëshironte tjetrin më shumë.
E ndoshta kish qënë e frustruar më parë, por asgjë deri më sot se kish çmendur aq shume sa ajo distanca qe Enea kish vendosur mes tyre, e paçka lojërave të fjalëve s'kish bërë asnjë tentative për ta shkurtuar.

Deri atë mbrëmje të lagësht Prilli...

'Vdes' iu ngërdhesh Enki.

'Edhe unë'

'Do ta bëjmë me rradhë atëhere' shpalli ajo.

'Pra e ke ndarë mendjen të përfitosh prej meje e të më shpiesh në shtrat' u viktimizua ai.
E verteta, po vdiste së pushtuari trupin e saj. Vajza me gojën e mprehtë e bënte aq te thjeshte qe ai ta deshironte aq shume sa te harrohej ne shoqerine e saj. Te ndihej si dikur, i lire prej pergjegjesive te se qenurit nje baba.

'Ehë' pranoi e mblodhi buzet duke i ferkuar me njera tjetren. 'Por s'do të ishte përfitim njëpalësh' i shkeli syrin sepse e ndjente deshiren e tij mes atyre tutave te gjera te sportit.

'Ashtu?'

'S'e di, tani ne kete moment po me dukesh ti i frustruari' qeshi e Enea deshte ta puthte, ne asnje cast dhe sepse s'mundi te duronte asnje minute me shume e bëri. Ngjeshi buzët me të sajat për ta puthur thelle, e ajo ate puthje ia ktheu me te njejten force.

E shtyu per ta mbeshtetur pas trungut te nje peme teksa vazhdoi te puthte buzet e Enkit qe psheretiu ne gojen e tij kur ai levizi edhe me prane saj.

'Duhet të jetë patjeter shtrat?' peshperiti dehur prej aromes e shijes se saj, perpara se te puthte qafen delikate te Enkit qe duart i kish zhytur ne floket e tij.

'Mos me pyet asgje tani' psheretiu ajo perpara se te kerkonte e gjente serisht buzet e Eneas.

Duart e tij u zhyten nen bluzen e saj te gjere per te prekur lekuren e djersitur te Enkit e ajo pak u gudulis kur mbertheu mesin e saj.

Fillimisht thjeshtëWhere stories live. Discover now