mikush

708 58 31
                                    

Zot, Enea! 

U zgjua e tromaksur, me rikujtime te mjegullta te nje nate me pare, ku duhet te kish lene kokrren e namit para atij. 

Dreqin, shfryu, pa dashur ta niste diten duke mallkuar e duke iu drejtuar dreqit a satanait, por dukej se ai ia bente çorbë mendjen së fundmi. 

E fajësoi sërisht dreqin, e jo atë dobësinë e saj karshi tjetrit, kur rrëmbeu telefonin prej komodinës së ngushtë e i shkoi atij. 

'Lash nam mbrëmë apo jo?'  

S'u pendua. E as që do të mërzitej as nëse nuk i përgjigjej. Ose thjesht mendonte kështu sepse thellë brenda vetes qe e bindur që ai do t'i përgjigjej. E kish kuptuar prej mënyrës si i qe afruar një natë më parë, e si i qe vënë nga pas më vonë, kinse për tu përkujdesur prej saj. 

S'ja bëri zemra të ngrihej prej shtratit të ngrohtë. Falë zotit kish zgjedhur një punë që i lejonte të shijonte mëngjese të tilla. E tërë terapitë me fëmijët e ngratë i caktonte gjithnjë për më vonë. 

'Pak. E pranueshme për një Enk ;)' iu përgjigj ai. 

'Pra unë lej gjithnjë nam do të thuash' e shoqëroi me një prej atyre fytyrave te rrumbullakëta me vetullat e ngrysura e buzët e rrudhura. 

'Sa për lezet' 

'Më fal. Për çdo budallëk që mund të kem thëne. Edhe për ato që, zot na ruaj, si kam thënë megjithëse kam dashur' i shkroi e qeshi. 

'Jam kurioz për këto të dytat' iu përgjigj shpejt. 

'Kurioziteti vrau macen.' 

'Jam kockë e fortë, kështu provomë' e ngacmoi ai. 

'Nisur nga prapanica, ta besoj' shkroi e se vrau mendjen para se ta dërgonte. Disa gjëra s'kishin ndryshuar, e sinqeriteti i saj i tepruar qe njëra prej tyre. 

'Dhe nuk ti shkruaj. S'le prova' i shkroi menjëhere më pas. 

'Po flirton? Po më kërkon të takohemi?' iu përgjigj ai. 

'Merre si të duash ;)' i shkeli syrin virtualisht. Megjithëse po, deshte aq shumë ta takonte. 

'Po flirton' e bëri fakt të kryer tjetri. 

'Na më na ti. S'je më aq i rëndësishëm në jetën time, harrove' 

'Fatkeqësisht....' iu përgjigj. E si dreqin ta interpretonte ate retiçensën e tij? 

'Dhe cfare do te thote autori me kete?' i shkroi. 

'Të paktën në Maltë s'do ikësh :p' 

'Po pres ndonjë ofertë më të mirë' vazhdoi ta ngacmonte ajo. 

'Më thuaj' qe përgjigja e tij e shkurtër. 

'Do të thuash që tani do të flasim?' e pyeti. 

'Si thua ti?' 

'Mund të provojmë të jemi miq' i propozoi Enki. 

'Miq' shkroi edhe ai e ajo rrotulloi sytë, sepse e përfytyronte mjaft mirë që ai qe duke bërë të njejtën gjë. 

Ish frustruese sa mirë  njihte reagimet e tij. Edhe akoma më shumë se sa i mungonte ai. 

Ata s'do qenë kurrë miq dhe këtë e dinin të dy, por miq qe më mirë se asgjë. E asgjë-në e kish provuar. Ta shpifte. 

'Kjo mikesha jote ka punë për të bërë. Prandaj miku im, ditë të mbarë! Dhe po, ajo e qëparshmja mundej ose jo të ishte ftesë. Kështuqë mikush, më thuaj ke kohë për shoqen tënde të shkarë' 

Fillimisht thjeshtëWhere stories live. Discover now