Chapter 25

977 42 12
                                    

I veshtronte me vemendje cdo centimeter fytyres se vajzes qe frymonte qetesisht me koken e mbeshtetur ne trupin e tij, perkedhelete lehtshem floket e fytyren e saj pa i rezistuar dot tundimit te saj ama me delikatese per te mos e zgjuar, pas pak castesh ajo shtrengoi fort qepallat e syrit e njekohesisht edhe trupin e tij qe e kishte rrethuar me krahe, hapi dhe mbylli disa here syte deri kur arriti te ambjentonte iriset e saj me driten qe kishte pushtuar dhomen e tyre dhe ngriti koken per te pare nga Krisi qe ndodhej aty prane saj i buzeqeshur, ferkoi pakez syte si per tu bindur qe ai vertete ishte aty por e qeshura e tij qe mbushi dhomen e vertetoi nje gje te tille.

-Perse qesh? -pyeti gjasme e acaruar dhe me nje ze te pergjumur teksa i kthehej serisht pozicionit te saj te meparshem.

-Fytyra jote... -ishte gjithcka arriti te thoshte dhe qeshi serisht me shume kete here.

-Cfare ka fytyra ime? -ngriti pakez koken per tu pare ne pasqyren e kishte perballe dhe nuk pa asgje me pas ktheu shikimin pyetes mbi te qe nuk po pushonte qe qeshuri.
-Kris...-e goditi ne bark e inatosur.

-Bebushja ime! -perkedheli ai duke e terhequr trupin e saj mbi te tijin dhe i mbeshtolli fytyren duke i nxjerre buzet si peshk.

-Nuk me merr dot me te mira, -me thuaj perse po qeshje, -kerkoi me qete e perkedhelur prej prekjeve te tij.

-Lumturia! -perfundimisht dinte si t'ia merrte zemren me te mira sepse ajo vetem buzeqeshi e lumtur.

-Dhe arsyeja e lumturise, sigurisht jam une! -ngacmoi duke e ditur mire qe kishte te drejte.

-Llastic! -i tha serisht dhe e mori serisht ne krahet e tij.

-Nuk mund ta besoj... -foli pas pak minutash qetesie - ... vertete me mbajte aq shume dite inate, vertete nuk me fole. -kostatoi sepse kishte nevoj per nje sqarim, tek e fundit sa debate kishte mes cifteve keshtu do ti mbanin inate njeri - tjetrit gjithmone ata te dy.

-Nuk ishte inat, -mohoi menjehere ai duke dhene keshtu edhe njefare sqarimi.

-Cfare? -pyeti ajo konfuze dhe u ngrit nga trupi tij per ti qendruar perballe kete here, deshironte ta shikonte thelle ne sy tani.

-Nuk ishte inat, -perseriti ate qe pak me pare i kishte thene e serisht u perball me shikimin e saj sa mosbesues po aq edhe te konfuzuar.

-Inati ishin shumica e atyre fjaleve te pakuptimta qe te thash ate nate, aty shfryva inatin, nervat e cdo ndjesi idiote qe me kishte mberthyer mire, ate nate.

-Nese nuk ishte inat... -nisi te pyeste ajo por ai e nderpreu kishte nevoje te shprehej per gjerat pa e lodhur ate te pyeste asgje prej gjeje.

-Sherri qe beme ate nate, me kujtoi sherret per shkak te se cilave ishim gati ne ndarje, serisht per faj te atij k*qes.

-Ishte...-e nderpreu serisht e dinte mire qe vazhdimi i fjalise se saj nuk do ti pelqente aspak, 'posesiviteti yte ishte fajtori' do te thoshte ajo.

-Pikerishte per kete, -iu referua fjalise se paperfunduar te saj, -zgjodha qe kete here te te leja hapsire nepermjet se ciles ti te kuptoje qe gjeja qe mua me acaron dhe me con ne ate gjendje nuk eshte as xhelozia dhe as posesiviteti...

-Dhe te nderprerit te komunikimit me mua ishte menyra e duhur? -dukej e lenduar prej fjaleve te tij.

-Nuk nderpreva komunikimin me ty, desha te te jepja hapsire qe ti te kuptoj dhe te gjykoje situaten ne ftohtesi, te beje perpjekje ti shikoje gjerat edhe me syrin tim me iden qe te me kuptoje qofte edhe pak fare, ti jepja edhe vetes mundesine per tu qetesuar dhe te kthjellohesha.

-Dhe kjo ishte menyra? -pyeti serisht edhe me e acaruar se me pare.

-Cfare fituam nga komunikimi, para nje viti? -pergjigjen ia ktheu me pyetje.

Mos më lësho!!!Where stories live. Discover now