Chapter 2

1K 46 36
                                    

U fut nen jorganin e krevati te tij dobio dhe menjehere e goditi aroma e tij qe ndodhej e shperndare kudo neper dhome ama teksa mbeshteste koken ne jastek ndjehej sikur ai ishte aty prane saj dhe po i perkedhelte lehte floket e njomur nga dushi qe kishte bere pak me pare.

***
U zgjua e tmerruar nga nje trokitje e forte qe dukej sikur do te shembte deren.

Uronte te mos ishte ajo cfare po mendonte por te gjitha shpresat iu shuan kur degjoi zerin rrenqethes te se atit te saj qe ulerinte duke injoruar totalisht pershendetjet e sjellshme te babait te Kristit. U ngrit ngadale nga shtrati, dhe u afrua tek dera e mbyllur e dhomes ku po qendronte per te degjuar me mire cfare po ndodhte.

-Moj fytyre e pacipe, vec mos te shtensha ne dore se un e di qe ti nuk del me e gjalle.

-Mor mik se me ke ardhur deri ne dere e po te respektoj, por kto fjale ne shtepine time nuk ti toleroj. Fliste i acaruar edhe babai i Krisit kete here i acaruar nga ofendimet e here pas hershme te dala nga goja e tije.

-Ma nxirr ketu ate te perdalen e paskesaj me ty e me familjen tende s'kam asnje pune.

Do te kishte preferuar te vdiste e keto fjale te mos ti degjonte ne ato momente, cfare do te mendonin prinderit e tij pas kesaj, me siguri me te keqen per te, po priste qe dera te hapej dhe i ati ta merrte duke e terhequr zvarre qe aty e ata te mos e ndalonin aspak, mjaftonin fjalet qe kishin degjuar prej te atit te saj per ta zhdukur nga shtepia e tyre pa asnje pishman, tek e fundit kush ishte ajo aty... amaneti i te birit? A do i jepte vleren qe meritonte ky fakt.

U mblodh ne nje cep te dhomes duke u dridhur e me lotet qe e kishin marre serisht rrugen e tyre kur degjoi hapa qe afroheshin drejt dhomes se saj, kaq kish qene e shkruar edhe lumturia per te, kaq pak...mbylli syte duke i shtrenguar tanime por e bindur qe nuk kishte shpetim ky ishte fundi. 'Kris ku je?' Kerkoi e frikesuar me shpirtin qe i dridhej nga frika dhe tmerri, por hapat ndaluan me nuk vazhduan drejt dhomes ku po qendonte ajo filloi te degjonte biseden mes prinderve te tij.

-Pse nuk e le ta marri te bijen, nuk e degjove se ç'tha per te ai?

-Im bir e di me mire, kishte nje arsye pse ai ma la amanet, e ta dija se vdisja sot ketu atij vajzen nuk ia dorezoja.

-Ta doje tet bir ti ia kishe dhene vajzen atij, e shpetoje nga ajo.
E degjove ore nuk la fjale pa thene per te bijen, e kur nuk e don dhe e shan ai qe i ka bere koken, ç'pret me ti?
Ai e di cfare soji ka rritur me mire se un apo se ti. Donte te dilte nga dhoma e te çirrej tek i thoshte te verteten, tek i thoshte se askush nuk e njihte ate, ashkush qe nuk ishte Krisi ai vetem ai e njihte ate vetem perpara tij kishte derdhur pa droje e friken ate shpirte te paster vetem ai nuk do ta bente pis...

-Grua mbaje gojen po te them, nuk do kisha fytyre ti dija para tim biri un nese nuk e gjente nusen ne shtepi kur te kthehej.

-Tani ke fytyre ti dalesh perpara miletetit kur te te drejtojn gishtin ty e tet biri per te perdalen qe keni futur ne shtepi. Po do lej koken djale per te more, as yt bir nuk te dhimbset? Insistonte ajo per ti mbyshur mendjen.

Ai nuk foli me kete here nuk kishte ç'te thoshte me, nderkohe qe Ernela nuk pushonte se qari nga kjo heshtje e tij, u vra shume teksa mendonte se ç'mendim kishin krijuar ata te dy per te, nje e perdale qe ishte ngelur me barre per ti zene ne gracke te birin, donte te zhdukej qe aty, po ku te shkonte ku te perplasej, kush do ta mbronte pervec Krisit te saj?! Por as ai nuk ishte aty...

Degjoi nje te trokitur ne dere dhe u ngrit e frikesuar ne kembe, hapi deren me frike dhe ndeshi shikimin me nje vajze te vogel jo me shume se kater vjecare qe sapo pa ate vrapoi drejt deres kryesore dhe therriti me te madhe 'Maaaaa nuk çenka daja, çenka nje goçe e veshul me rrobat e dajes.'

Ajo duhej te ishte Ajlina, mbesa e Krisit kujtonte se i kishte folur shpeshhere per te madje, nje here e kishte ndihmuar qe ti zgjidhte edhe dhurate per te.

-Ajlin, te thash te mos futesh ne dhomen e dajes, degjoi nje ze qe po e qortonte e me siguri ishte ajo ishte Elvana motra e vetme e Krisit pak vite me e madhe se ai.

Mbeti e ngrire kur ne dere pa Elvanen qe ne duar mbante nje cante te vogel, nuk diti ç'ti thoshte, buzeqeshi pak kur ajo u drejtua drejt saj dhe e perqafoi.

-Ermela, he? Ti qenke bonbonja bukuroshe qe ia ke marre mendjen time vellai eee? Buzeqeshi e lumtur kete here, pra ai i kishte folur dikujt per te, dikush nga familja e tij e dinte qe ajo ekzistonte ne jeten e tij, nuk foli serisht nuk diti ç'te thoshte ne fakt.
'Un jam Elvana bukuroshe, motra e Krisit.' Vazhdoi ajo serisht e qete prezantimin qe me shume po dukej si monolog.

-Kris me ka folur shume per ju, per ty per Ajlinen... hmm ju don shume. Foli me ne fund ajo me fjalet qe i dilnin gjysma gjysma nga sikleti i atij momenti ndonese Elvana po sillej shume mire dhe ngrohte me te, shume me ngrohte se pjesa tjeter e familjes se tij te pakten.

-Edhe un keshtu mendoja deri para pak kohesh, por dole ti ia more mendjen fare! ia ktheu ajo duke qeshur per ta bere qe te ndihej me mire, Ernela uli shikimin e turperuar ama nuk e mohonte qe ndihej mire nga ato fjale.

-Joooo jo ele jooooo, daja este i imiii, therriste duke perplasur kembet pertoke Ajlina 4 vjecare qe kishte degjuar te gjithe biseden e tyre dhe si dukej fjalet e fundit te se emes nuk i kishin pelqyer shume llastices se vogel.

-Ki kujdes ama ke konkurence shume te forte, iu kthye Elvana, Erneles qe nisi te qeshte nga fjalet e tyre.

-O maaaa, pshe çeshni ju te dyja pshe, daja me ka thene çe un jam plincesha e tij, nisi te fliste serisht e acaruar ajo.

-Po ti je pricesha e vogel, Ernela eshte e madhja, pse merzitesh ti pastaj shiko sa e bukur eshte ajo duket si engjell.

-Jo jo ele jo vetem un jam plincesha dajes. Vazhdonte te insistonte ajo ne te veten, nuk mund t'ia merrnin dajen kaq lehte...

-Ajlin bukuroshe te te theme nje sekret, foli Ernela kete here teksa ulej per te arritur te njejten gjatesi me te.

Vogelushja nuk foli vetem priti ne qetesi per fjalet e saj, ama nje shikim nevrik 'hajdutes' se dajes se saj nuk ia kurseu.

-... hmm daja me ka folur pafund per ty dhe nder te tjera me ka thene se nuk behem dot princesha e tij dhe e di pse? Nisi te fliste qete ajo.

-Jo u pergjigj menjehere kureshtare vogelushja.

-Sepse me ka thene se princeshe ai te ka vetem ty, perfundoje ajo e buzeqeshur.

-He e sef ti, iu kthye se emes krenane kete here, plincesa dajes jam vetem una.

Elvana nisi te qeshte me krenarine e se bijes dhe u kthye nga Ernela duke i thene 'Te lumte ia gjete telat, je zyrtarisht ne listen e te preferuarve te saj'.

-Ajde te te puc pak iu kthye vogelushja lozonjare, Erneles, cenke cum e mile, un ele mami te kemi blele dulrata sot shikoji sa te bukula jan shkoje drejt se emes dhe i terhoqi canten qe mbante ne duar.

-Hajde zemer futemi ne dhome dhe ia tregojme aty i tha Elvana teksa nisej drej dhomes se Krisit.

#Elvana eshte nje nga personazhet e mi te preferuar ne liber, qe jan te paket ne fakt.

Heart_beat33 Faleminderit shume per mbeshtetjen!❤🌹

Mos më lësho!!!Where stories live. Discover now