Pjesa 18🖤

1.7K 62 52
                                    

- Uau, arritëm në mes të asgjësë. - tha Krista sapo doli nga makina për të parë vetën në një si shkëmb larg nga qendrat e banuara.

Oliveri nuk tha gjë, vetëm sa bëri disa hapa drejt buzës së shkëmbit.

- Oliver eja këtu. - dha urdhër Krista kur e pa që ai u afrua shumë.

- Pse ke frikë mos bie? - tha ai duke u kthyer me fytyrë nga ajo por njëkohësisht bëri edhe disa hapa mbrapa.

- Jo aspak. Për mua bëj si të duash, por kam frikë se mos më ngelet përgjegjësia mua. - tha ajo duke bërë si moskokëçarëse.

- Nuk të intereson domethënë. - tha Oliveri duke bërë një nënqeshje të vogël.

- J...jo.

- Nuk të intereson as nëse bëj këtë? - tha ai dhe u afrua shumë afër fundit të shkëmbit, duke nxjerrë një këmbë dhe duke bërë sikur do hidhej.

- Hej mos u bëj budalla. Afrohu këtu. - i tha ajo duke u afruar disa hapa drejt tij.

- Më do afër vetes? - e provokoi ai.

- Ohuu, bëj si të duash. - tha ajo dhe Oliveri në atë moment bëri sikur po hidhej.

Edhe pse krenaria po i bërtiste duke i thënë mos bier në kurthin e tij, ajo nuk mundi të duronte dhe shkoi me vrap duke e tërhequr që të mos "binte".

Nga tërheqja e fortë që i bëri Krista u rrëzua në tokë duke marrë me vete edhe Oliverin, i cili u rrëzua sipër saj.

Po shikoheshin në sy prej pak minutash, dhe edhe pse errësira e natës nuk i lejonte shumë ata e gjenin dritën tek sytë e njëri- tjetrit.
(Oh wait, unë e shkrova atë?😶😐)

Pa duruar më shumë, Oliveri i kapi kokën dhe e puthi fortë për ti shijuar buzët që aq shumë i donte.

Dhe kësaj radhe edhe ajo sikur u dorëzua. E kishte lënë krenarinë mënjanë që në momentin që kishte vrapuar drejt tij, dhe nuk po e vriste mendjen më. E la veten të lirë për të parën herë.

Pas një puthjeje me një kohëzgjatje të konsiderueshme, më në fund Oliveri e lëshoi por nuk u largua nga ajo. Ndodheshin ende të shtrirë në tokë të humbur në sytë e njëri - tjetrit.

- Pse të dua unë ty? - tha Oliveri duke buzëqeshur dhe duke i larguar flokët e pabindur kaçurrel që po i mbulonin fytyrën.

- Sepse jam shumë e....

- Ishte pyetje retorike moj budallaqe.

-Oh... Ok.- tha ajo dhe ndenji pak minuta në qetësi teksa Oliveri ende po e shikonte. - Rehat aty ë? - tha ajo pas pak.

- Nuk e ke idenë se sa. - ja ktheu Oliveri që po qëndronte sipër saj dhe po luante me kaçurrelat.

- Mirë e ke ti po unë që jam shtrirë në bar këtu dhe mbaj sipër edhe një gomar si puna jote?

- Ups. - tha Oliveri dhe me një lëvizje të shpejtë bëri që Krista të ishte sipër tij tashmë. - Po tani më mirë?

- Do të preferoja krevatin... - tha Krista por kur e pa shprehjen e fytyrës që ai mori, shtoi edhe disa fjalë. - Domethënë do preferoja krevatin që të shtrihesha vetëm dhe t'ja fusja gjumit.

- Aha të marr vesh. - i tha ai duke qeshur dhe duke e puthur sërish por kësaj radhe në ballë.

- Sa i bukur qielli sot. - tha Krista si për të ndërruar muhabet por dashur pa dashur përfundoi duke u mbështetur në kraharorin e tij duke parë yjet, ku dhe e zuri gjumi më pas.

Kurse ai veçse rrinte e shikonte teksa flinte e qetë në krahët e tij, dhe betohej se do bënte gjithçka për ta parë çdo ditë në këtë mënyrë.

****

Ndaluan makinën buzë detit dhe së bashku zbritën. Ngadalë ai i kapi dorën dhe u afruan tek uji.

- E mban mend atë aksidentin në mal? - e pyeti ai. I kishin të dy sytë të ngulur te deti dhe te pasqyrimi që ai i jepte hënës.

- E si mund ta harroj. - u përgjigj ajo.

- Atë ditë kuptova që je shumë e rëndësishme për mua. - tha ai dhe u kthye e fytyrë nga ajo duke i kapur edhe dorën tjetër. - Mund të jesh e papjekur, të sillesh si fëmijë, të jesh e shkujdesur, të mos mendosh para se të veprosh, por kam parë që kjo është mënyra jote për të mos u lënduar. E kuptoj që kur bën sikur nuk të intereson në të vërtetë vuan shumë brenda teje. E kuptoj që kur bën sikur Oliveri të bezdis, në fakt e adhuron se si ai kujdeset për ty. E kuptoj se sa e do dhe se si e ke shembull. Prandaj edhe të pëlqej. Sepse unë adhuroj mënyrën sesi ti i adhuron njerzit dhe gjërat në fshehtësi. - vazhdoi ai duke i prekur faqet ngadalë.

Ajo nuk foli vetëm shikonte dhe dëgjonte me adhurim. Pas pak, mes dallgëve të detit dhe hënës, ai e puthi për herë të parë, shumë ëmbël, e duke e adhuruar më shumë.

Ai e kishte zbuluar. Qe i pari që e kishte kuptuar e që e kishte zbërthyer me të vërtetë karakterin e saj. I pari.

Ajo nuk e dinte nëse do të ishte i fundit. Kushedi. Ky ishte realiteti. Sa më shumë e donte dike kishte frikë se mos e humbiste. Por do rrezikonte, do rrezikonte duke shpresuar çdo ditë se gjithçka do shkonte mirë, se një ditë do bëheshin një familje e madhe, dhe se dashuria për njëri tjetrin çdo ditë e më shumë do rritej.

Do shpresonte, e deri në fund do shijonte çdo sekondë me të.

                             FUND                                

Kot pyes por, a doni epilog?😂😂😂

Shpresoj t'ju këtë pëlqyer fundi sepse unë kështu e kisha planifikuar fillim, ishte sa me afer realitetit.

Faleminderit gjitheve pa perjashtim per mbeshtetjen dhe shpresoj tju kete pelqyer.❤

Ju dua shume

❤#Sara❤

Kushedi...✔Where stories live. Discover now