Pjesa 14 ❤

993 58 48
                                    

Mëngjesin tjetër, pas festës, u zgjuan të katërt në shtëpinë e Oliverit dhe Suenës, për t'u përballur me një lëmsh të vërtetë. Kishte shishe kudo dhe ushqime të derdhura përtokë. Mbrëmjen e shkuar ishin aq të lodhur saqe nuk kishin aspak fuqi për të pastruar.

- Epo le ti futemi punës. - tha Krista e cila u nis e para për të pastruar.

(Pas 2 orësh)

- Vdiqa, mbarova, ika. - ishte Suena kjo e cila po qahej se ishte "lodhur", kur në të vërtet puna e vetme që kishte bërë ishte të mblidhte kanoçet.

- Mos u qaj fare. Shiko Krista, na bëri dhe drekën edhe pastroi dhe shtëpinë. - tha Oliveri duke u shembur në karrike.

- Dreka gati! - bërtiti Krista nga kuzhina dhe ata të tre siç ishin, përfunduan brenda një sekondi në kuzhinë përreth tryezës.

Po hanin në heshtje, derisa Oli vendosi të flas.

- Pra vajza, unë dhe Fajko biseduam dhe menduam që këto pushime dimri t'i kalojmë në mal...

- Në borë? - pyeti Krista menjëherë duke mos e lënë të përfundonte. Nese kishte diçka që ajo e dashuronte ishte bora. Sa her që e shikonte bëhej si fëmijë 2 vjeç.

- Po në borë. - tha Fajko duke qeshur. Ai ja dinte hallin.

- Hajde, nisemi. - tha ajo duke u ngritur e buzëqeshur por Oliveri i kapi dorën të ulej. Ndonjëherë dukej shumë i rreptë ai njeri.

- Pra, siç po thoja para se të ndërprisnin, ne menduam që kjo do të ishte një ide e mirë, dhe do ishte akoma më bukur nëse e kalonim të katërt bashkë. Kështu që prenotuam një shtëpi të vogël malore, DHE.... - theksoi ai sepse pa sesi Krista mezi po mbahej për të folur - dhe do të nisemi neser.

Ky ishte momenti që Suenës i ngeci buka në grykë.

- Nesër? Si nesër? Kur do i bëj rrobat gati unë. Skam zgjedhur akoma kombinimet. - tha ajo duke bërë tragjiken.

- Epo të sygjeroj të fillosh paketimin. - i tha Fajko dhe ajo u ngrit fluturimthi dhe shkoi në dhomën e saj për të filluar paketimin.

******

- Borëëëëëëëë. - ishte Krista kjo që po bërtiste. Kishin rreth 10 min që kishin arritur dhe gjatë kësaj kohe Krista nuk kishte pushuar së hedhuri në borë nga gëzimi dhe vetëm bërtiste e gëzuar.

Nga ana tjetër Suena kishte filluar të bënte foto duke marrë poza të ndryshme nga më të çuditshmet.

Ndërsa djemtë... Epo, thjesht po qëndronin duke parë ato teksa bënin si të çmendura.

- Po ngri unë, hajde futemi brenda ndezim oxhakun. - tha Fajko dhe vajzat, edhe pse u mërziten pak u futën brenda.

Java kaloi shumë shpejt ato ditë. Po kënaqeshin shumë. Vajzat ishin vendosur në një dhomë kurse djemtë në dhomën tjetër. Ashtu flinin përditë. Por atë natë vajzat ishin shtrirë të flinin me shpejt, kështuqë Oliveri vendosi ti fliste Fajkos për diçka që po e mundonte gjithmonë e më shumë ato ditë.

- Fajko? - i thirri ai.

- Po? - ju përgjigj Fajko.

- Doja të flisnim për diçka.

- Për çfarë?

- Epo, kam parë këto ditë që je afruar shumë me Suenën, rrini gjithë kohën bashkë duke bërë foto të shpifura, duke bërë shaka, dhe ti e di unë...

Ishte e vërtet. Ato ditë Suena dhe Fajko zor se ndaheshin. Madje rrinte më shumë me Suenën sesa me Kristën. Edhe Suena kishte ndryshuar, qeshte më shumë, përhumbej shumë shpesh në mendime e kishte raste që qeshte edhe me vete teksa merrej me telefonin që s'kishte valë.

- Oliver unë, ti e kupton... Po ta shpjegoj kështu. E mban mend kur më the për atë që ndjeje për Kristën?

- Po.

- E pra, pak a shumë e njëjta gjë po ndodh dhe me mua dhe Suenën. Pavarësisht se ajo është paksa e çmendur, e papërgjegjshme, ndonjëherë sillet si fëmijë, pavarësisht këtyre gjërave nga koha që kalova me të kuptova që ajo ka zënë një vend të veçantë në zemrën time. E kuptoj nëse s'të pëlqen ky fakt, sepse më beso, ende më vjen të t'i thyej dhëmbët pasi më puthe motrën, por nga ana tjetër tani të kuptoj. Kështu pra... Janë disa gjëra që nuk i komandojmë dot me tru. - u shpjegua Fajko dhe Oliveri vetëm buzëqeshi.

Me të vërtet e kuptonte sepse në të njëjtën mënyrë ndihej edhe ai për Kristën.

- Pra....

- Djema ku është Suena? - ishte Krista ajo që u fut në dhomë duke mos e lënë Oliverin të fliste.

- Si ku është? A nuk ishte ne ty? - tha Oliveri duke u ngritur në këmbë.

- Ishte deri që pari por më tha që do dilte të shikonte mos kapte ndonjë valë telefoni. U bënë 30 minuta dhe nuk është kthyer akoma. - tha Krista duke u dridhur.

- Kontrollove jashtë? - pyeti Fajko

- Po. Kontrollova kudo, brenda, jashtë, lëviza rreth shtëpisë por nuk po e gjej. - u përgjigj ajo duke vendosur dorën në kokë nga frika.

- Mos u shqetëso, po dalim ta kërkojmë. Ti qëndro këtu në rast se kthehet. Eja Oliver. - tha Fajko dhe duke rrëmbyer palltot e trasha dhe xhupat u nisën me vrap për ta kërkuar.

Tën tën tën..... Librit po i vjen edhe fundi tani.... Cfare do ndodhi ndonje ide?🤔🤔

Kushedi...✔Where stories live. Discover now