Pjesa 4❤

1.1K 82 93
                                    

- Pra, - foli Fajko, - çfarë kërkon motra ime në shtëpinë tënde Oliver?

- Epo, kaçu... Domethënë Krista, është shoqja e ngushtë e Suenës, dhe ta shpjegon vet ajo çfarë ndodhi dhe si përfundoi këtu. - tha Oliveri.

- Ah sa bukur. Tani ju u bëtë çift dhe do martoheni, fund. - tha Suena duke qeshur dhe u ngrit në këmbë duke duartrokitur. Ndërkohë Krista dhe Oliveri ishin skuqur, ndërsa Fajko po e shikonte Suenën me inat.

- Motër e dashur, ku ishe deri në këtë orë, - i tha Oliveri si për të ndërruar muhabet.

- Xhiro kot. - tha ajo shpejt e shpejt, por Fajko ja prishi planet:

- Xhiro? Po unë para se të thyeje qafën të pashë me një bjond në një lokal, pse gënjen. - i tha ai

- Ku ishe ti ku ishe?! - bërtiti Oliveri duke u ngritur në këmbë.

- Po jo o shpirti motrës, pse, ti beson këtë idiotin që se njeh fare para meje që më njeh që... Epo që kur kam lindur. Që i bie shumë kohë më parë. - tha Suena duke bërë një buzëqeshje nervozizmi.

- Ky idioti është shoku im motër e dashur, dhe po, në këto raste i besoj më shumë atij. - tha Oliveri dhe Fajko lëshoi një buzëqeshje fituese. Sapo Suena u bë gati të flas, Krista e ndërpreu:

- Uaaaaaaa, shiko sa vonë shkoi. Hajde të ikim Fajko. - dhe kështu e mori të vëllain për krahu dhe u nisën për jashtë, duke ju dhënë një përshëndetje të fundit Suenës dhe Oliverit.

- Ndonjë shpjegim ke për të më dhënë? - foli Oliveri i cili po qëndronte i mbështetur pas murit me duart të kryqëzuara në kraharor.

- Unë.... - tha ajo dhe ja nisi vrapit sa nga njëra anë e shtëpisë në tjetrën.

- Suenaaaa. - i bërtiste Oliveri duke e ndjekur nga pas. - hajde ktu moj. Hajde se nuk të bëj gjë.

- Jo. - tha ajo dhe mbylli derën e dhomës së saj me çelës, të cilën e hapi prap pas 5 sekondash. - oh, dhe mos harroj, më ke borxh një telefon të ri se atë ma theu shoku jot.

- Çfarë?! Po ti 2 javë kishe që e kishe blerë. - i fliste Oliveri nga fundi i shkallëve.

- Të shkuara të harruara, tani më duhet tjetër, dhe deri sa të ma blesh po përdor këtë. - tha ajo dhe nxorri telefonin e Oliverit, duke i hedhur edhe kartën e tij para këmbëve.

- Suenaaaaa. Ma jep këtu shpejt telefonin, menjëherë! - bertiti ai por ishte tepër vonë, sepse ajo kishte mbyllur derën.

Të nesërmen:

U bë gati dhe me vrap filloi të zbrite shkallët e shtëpisë.

- Oliii, po dal unë se u bëra vonë. - tha Suena dhe hapi derën për të dalë, por sapo u bë gati të ecte u përplas me Fajkon që sapo po trokiste.

- O të.... - u bë gati të shante ajo por Oliveri e ndaloi:

- Po, do të doja të dija si përfundon ajo fjali. - i tha ai me një shikim të egër në fytyrë. Dhe Suena si e zënë në faj ju përgjigj:

- Epo... Ah po, doja të thoja, o të hëngsha shokun sa të mirë ma ke, - tha ajo duke shkelur syrin dhe u largua me vrap edhe pse Oliveri i bërtiste të kthehej. Fajko ndërkohë qëndronte aty si qyqar duke parë skenën, dhe kur Oliver më në fund i dorëzuar i ofroj të futej brenda, më në fund foli:

- Oliver, a duhet të kem frikë se mos më përdhunon kjo motra jote e shkarë?

- Kush Suena? Jooh, - foli Oliveri por pasi u mendua edhe pak tha:
- Në fakt ruaje veten se nuk i dihet mendjes së saj, - dhe më pas qeshën të dy.

- Pra përse erdhe që në pikë të mëngjesit? - foli Oliveri pas pak.

- Kam nevojë për ndihmën tënde.

Ndërkohë në shkollë:

- Kristaaa, - i foli Suena Kristës e cila po qëndronte mbështetur në një prej mureve të shkollës me telefon në dorë.

- Su çkemi. Pse u vonove? - e pyeti ajo ndërkohë që e takonte.

- Do kisha ardhur më shpejt nëse nuk do më kishte dalë një super murë para. - tha ajo dhe Krista e pa me dyshim.

- Çfarë muri moj? - pyeti Krista

- Vëllai jot pra. - u përgjigj Suena.

- Ça donte ai me ty moj? - pyeti sërish Krista.

- Ku di unë. Erdhi të takonte Oliverin ndoshta. Meqë ra fjala nga njihen ata? - foli Suena.

- Se di fare. Harrova ta pyesja Fajkon. - tha Krista. Suena qëndroi edhe pak kohë e menduar dhe më pas bërtiti:

- E gjetaaaaaaa, - dhe filloi të përqafonte Kristën.

- Çfarë pate moj?

- E gjeta ç'lidhje kanë. Je gati? - foli Suena duke e kapur nga duart Kristën.

- Epo po, besoj, - u shpreh Krista konfuze.

- Ne do bëhemi krushkaaaaaa. - bërtiti Suena e entuziazmuar duke e përqafuar Kristën.

- Çfarë krushkash moj? Ça thua? - tha kjo e fundit tepër konfuze.

- Oliveri dhe Fajko janë gej. Domethënë që janë lidhur bashkë dhe do martohen dhe do bëjnë fëmijë, ose jo, kjo është teknikisht e pamundur, por nejse, e kape thelbin besoj. - tha Suena duke buzëqeshur si idiote. Ndërkohë Krista kishte mbetur në shok.

- Jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo jo, - tha ajo pasi u përmend.- Fajko nuk është gej, pastaj për atë tëndin nuk e di unë se nuk fle me të. - dhe pasi Krista tha këto fjalë Suenës ju harkua një buzëqeshje djallëzore në fytyrë dhe filloi tundte vetullat.

- Po pse dreqin duhet të të shkojë mendja vetëm për keq. - tha Krista e dorëzuar duke shfryrë dhe Suena vetëm filloi të qeshte.

Ndërkohë:

- Je i sigurtë që do e bësh këtë? - pyeti edhe njëherë Oliveri Fajkon që dukej mëse i sigurt.

- Të thashë edhe njëherë Oliver. Ai i poshtri guxoi të prek motrën time dhe unë ta lë me kaq?! Jo nuk bëhet kështu vëlla. Do e bëj të pendohet që ka dalë nga andej që ka dalë. - tha Fajko dhe një shikim plot inat ju dallua në sy.

- Në rregull pra, jam me ty. - tha Oliveri duke i rrahur shpatullat dhe të dy u ngritën për të shkuar diku.

Keni drejtat e plota për te me vrare😂😂e di kam një shekull pa update porrrrr, e ka fajin shkolla😅 sorry.

Pra... Shihemi shekullin tjeter bye😂😚😅🙄

Kushedi...✔Where stories live. Discover now