☆40☆

461 34 15
                                    

-Hyr !-u dëgjua zëri i Oliverit.

-Ja dhe kafeja !-i thashë Oliverit duke ia zgjatur filxhanin e tij.

-Faleminderit Dafne,ulu të lutem !-tha ai.

Përpara tryezës së tij ishin hapur një mal me fletë të bardha,të mbushura me skicat e fustaneve të këtij koleksioni.

-Po mundohem të përzgjedh skicën e duhur për cohën e zotit Sanders.-tha ai kur vuri re shikimin tim pyetës.

-Ke nevojë për ndihmë?

-S'do ishte keq në fakt...Prit pak ! Ja,e gjeta !-tha ai dhe u ngrit në këmbë,duke drejtuar letrën lart që ta shihte me kujdes.-Po,po kjo është ajo që po kërkoja,e dija që e kisha lënë diku këtu.-tha ai.

-Një problem më pak. Po mendon se mund ta realizojmë në kohë modelin deri të premten?

-Do ia nis që tani stilistëve. Jam i sigurt që nëse përkushtohen do arrijnë ta mbarojnë në kohë. Është shumë e rëndësishme.-tha ai.

-E di,nga kjo varet edhe kontrata...

-Eja Dafne.-tha ai dhe u drejtu për nga dera.

-Po kafeja jote?

Ai u afrua dhe gjerbi një gëllënjkë të madhe,pa u ndalur asnjëherë.

-Oliver është shumë e ngrohtë !-thërrita.

-Ah ! Gjuha !-tha ai.-Ja e mbarova.-tha ai duke qeshur.

-Nuk njoh njeri si ty,që qeshën edhe pasi i digjet gjuha nga kafeja ! Je vërtet i veçantë në llojin tënd.-i thashë unë.

-Ashtu vërtetë? Pra...domethënë unë nuk jam si gjithë të tjerët ?-tha ai duke mu afruar.

-Nuk kam thënë kurrë që ngjan me të tjerët. Ti je thjesht...ti je...

-Unë jam ...çfarë Dafne?-tha ai dhe këtë herë fjalët mi pëshpëriti në vesh,duke dërguar drithërima në të gjithë trupin tim.

-Ëm..i veçantë...-mezi arrita të nxirrja nga goja.
Më puthi pas veshit dhe më pëshpëriti sërisht :

-Si thua? Shkojmë tani?

-Ëhëm...-iu përgjigja dhe lëviza e shkujdesur,për të rrëmbyer filxhanin tim të kafesë.

Sidoqë të vente puna,nuk do e lija pa e pirë.
Dolëm nga zyra dhe vajtëm drejt e në sallën e madhe,aty ku mblidheshin stilistët tonë për të diskutuar e punuar. Dhe vërtetë,aty i gjetëm të gjithë sëbashku.

-Mirëdita,zonja dhe zotërinj të nderuar.-ju tha Oliveri pasi hymë brenda në sallë.

-Mirëdita zoti Oliver .-thanë të gjithë një zëri,dhe ato që ishin të ulur u ngritën në këmbë.

-Uluni,uluni. Zini vënd.-ju tha Oliveri,duke ju bërë edhe shenjë me dorë që të uleshin.

Pasi zumë vënd të gjithë rreth tryezës,ai filloi t'ju fliste sërisht.
-Pra,si po ecin punimet me koleksionin?

-Kanë ngelur detajet e fundit. Në fund të ditës do jemi tërësisht gati për sfilatën.-u përgjigj Encoja,i cili ndodhej edhe më pranë Oliverit.

-Bukur ! Më vjen mirë ta dëgjoj këtë. Kam edhe një punë të fundit shumë të rëndësishme. Nga kjo varet dhe fati i të gjithë koleksionit.-tha Oliveri.

-Na e thuaj.-u përgjigjën ato.

-Më saktë po jua tregoj .-tha ai dhe ju zgjati skicën që kishte përzgjedhur më herët.
-A mundeni ta realizoni deri të premten këtë model?

Encoja e morri i pari në duar skicën dhe pasi e vrojtoi me kujdes jua zgjati edhe të tjerëve. Të gjithë e panë mendueshëm dhe tundën kokat. Pas një minuti heshtje,Enco u përgjigj :

-Besoj se mund ta realizojmë ,nëse punojmë dymbëdhjetë orë rresht. Por për këtë na duhet coha.

-Këtë pjesë e kam zgjidhur.-tha Oliveri dhe në atë moment hyri një djalë dhe solli cohën e kuqe.

Të gjithë u mblodhën rreth saj.

-Qënka e mrekullueshme. Ky material,është perfekt për modelin.-tha njëra nga stilistet.

-Kjo copë mban emrin e Piter Sanders. Nëse ne arrijmë ta realizojmë me kujdes modelin që ju dhashë,atëherë secili nga modelet që do hedhim në treg do ketë cilësinë më të mirë. Do vazhdojmë të kryesojmë tregun. Tani a e kuptoni rëndësinë e detyrës suaj zotërinj dhe zonja?-ju tha Oliveri.

-Po zotëri.-u përgjigjën ato.

- E ardhmja e kompanisë sonë është në duart tuaja. Tani po ju lë ti përvisheni punës.-tha ai dhe të dy dolëm që aty.

-Më duhet të të them diçka.-i thashë unë Oliverit pasi hymë sërisht në zyrë.

-Më thuaj Dafne !-tha ai.

-Selena e di për ne.

-Ashtu? Po s'ka problem. Bëre mirë që i tregove. Ajo është shoqja jote më e mirë apo jo?-tha ai.

-Po,por nuk është e vetmja që e di.

-Çdo të thuash?

-Enco kishte përgjuar të gjithë bisedën tonë,pas derës.

-Ah,ai llafazani plak.-tha Oliveri.-Por mos e vrit trurin. Së shpejti do e marrin vesh të gjithë.

-E di që është e pashmangshme.-ia ktheva.

-Në fakt edhe mua më duhet të të them diçka.-tha ai.

-Ç'farë do më thuash?-e pyeta me zemër të ngrirë.

-Prindërit e mi do vijnë nesër dhe do qëndrojnë deri pas sfilatës. Por mos u shqetëso Dafne. Nuk do e lejoj babain të të besdisi. Nëse të thotë ndonjë gjë sërisht,të lutem më thuaj menjëherë.-tha ai.

-Mos u merakos për mua. Jam e bindur që ato janë të sheqtësuar për ty dhe duan më të mirën e mundshme.

Ai pohoi me kokë dhe më pas të dy iu përveshëm punës. Kishim kaq shumë gjëra për të bërë në kaq pak kohë,sa të mendoja për të nesërmen dhe ditët në vazhdim ishte gjëja e fundit që më vinte ndërmend. Megjithatë,ato janë prindërit e tij. Babai i tij ka të drejtë që kërkon më shumë nga Oliveri,për të mirën e tij. Mbase ,thjesht mbase,unë nuk jam e përshtatshme për të qënë nusja e tyre...

D A F N EWhere stories live. Discover now