-Ti nuk je i tille Oliver. Po ta beje sdo kishe dallim nga ai...

Teksa e shihja qe filloi te qetesohej ,u degjuan sirenat e nje makine policie e cila po afrohej gjithmone e me afer vendodhjes tone. Pas nje minuti nga makina zbriten dy police,nje burre dhe nje grua. Burri rendi ti vinte prangat Ivanit,ndersa policja u drejtua per tek ne.

-Pershendetje,togerja Yu Kashi ne sherbimin tuaj. Mund te me thoni se çfare ka ndodhur ketu,ekzaktesisht ju lutem?-tha ajo.

Nderkohe pak metra me tutje degjohej zeri i policit ti diktonte fjalet shume te njohura ,Ivanit,por te cilat nuk me kishte rastisur kurre ti degjoja me veshet e mi. "Qendro pa levizur. Vendosi duart aty ku mund ti shoh. Je i arrestuar. Ke te drejte te mos flasesh. Çfare do qe mund te thuash mund dhe do te perdoret kunder teje." Mbaroi citimin polici. Epo çdo gje e ka njehere te pare mesa dukej,supozohej ta degjoja dhe diçka te tille ne nje situate si kjo.

-Zoteria ,nese mund ta quajme te tille,doli nga hiqi dhe na sulmoi mua dhe qenin.-i thashe,pa ia ndare syte policit, i cili per çudine time kishte arritur ta ngrinte Ivanin e madh nga toka,krejtesisht i vetem,dhe ta dergonte deri tek makina,ku po perpiqej ti ulte koken qe ta rraste brenda. Edhe pse brenda ne makine ,arrija tia dalloja pakenaqesine ne fytyre. Biles kishte edhe pafytyresine te vazhdonte te hidhte shikime kercenuese ne drejtimin tone. Atehere ndjeva krahun e Oliverit,te me pershkonte belin duke me terhequr prane vetes.

-Nuk e di se ç'mund te kishte ndodhur po te mos kisha arritur ne kohe ,togere Yu Kashi.-tha Oliveri.

-Tani e kemi ne ne dore. Faleminderit per bashkepunimin tuaj dhe me vjen keq per ate qe ju desh te kalonit,Dafne Mckenzi apo jo?-tha togerja duke mu drejtuar mua.

-Po,pikerisht,ashtu quhem.-ia ktheva.

-Zonjusha Mckenzi ,kam frike se do ju duhet te vini me ne ne komisariat. Na duhet deshmia juaj.-tha ajo.

-Duhet te vi menjehere tani togere? Nuk pret puna edhe pak sa ta dergojme qenin ne qendren veterinare? Eshte demtuar rende dhe i duhet dhene ndihma e pare. A mundem te kaloj me vone ne rajon per te dhene deshmine time?-i thashe.

-Ne rregull,meqenese qenka puna keshtu. Ama ju lutem mundohuni te mos vononi shume. Edhe ju zoteri,do na duhet dhe deshmia juaj per ate qe ndodhi. Jeni deshmitari i vetem,me sa arrij te kuptoj.-tha ajo duke iu drejtuar Oliverit kete here.

-Patjeter togere. Ne momentin e pare qe do mundemi,do te vime te dy . Duam ta mbyllim sa me shpejt kete çeshtje te pa kendshme.-i tha ai.

-Dakord. Atehere po ju pres te vini aty. Ikim Santiago.-i tha ajo policit,qe po e priste nga jashte deres se makines.

Perpara se te niseshin,na pershendeten edhe njehere me koke dhe ashtu siç erdhen me te shpejte ashtu edhe u larguan. Menjehere pasi iken,une dhe Oliveri iu afruam qenit.

-Mendon se mund ta mbartesh ne krahe deri tek makina?-e pyeta.

-Do perpiqem,thjesht shpresoj te mos e lendoj,pasi ky qen nuk peshon me shume se dhjete kilograme. Duket qe eshte i kequshqyer.-tha Oliveri duke e pare me keqardhje dhe duke e mbartur ne krahe me kujdes.

Kisha harruar se sa i fuqishem ishte Oliveri. Shumicen e kohes ,per te mos thene gjate gjithe kohes,e shoh te kollarisur ,te veshur me shije dhe kostume plot stil. Anen e tij sportive nuk me eshte dhene rasti ta shoh me perpara. Mesa duket verte qe ka nje here te pare per çdo gje. Vetem varet se sa here te para te takon te kalosh ne jete. Perpara kesaj fundjave,as qe me kujtohet hera e fundit kur kam bere diçka per here te pare. Mbase kur kam qene akoma femije dhe po eksploroja te njihja me mire ambientet perreth,duke zbuluar boten sipas menyres sime. Ama dyshoj qe mund te quhet kjo gje.

-E ke lene larg makinen?-nderpreva fillin e mendimeve duke pyetur Oliverin.

-Ne fillim te bulevardit. Besoj rreth dyqind apo pak me shume metra tutje.-tha ai duke perllogaritur me mend.

-Sikur the qe e kishe parkuar ketu afer !

-Po ashtu mu duk mua Dafne. Kur e pershkruan distancen me vrap,behet per dy apo tre minuta.-tha ai.

Por tani e dinim te dy,qe nuk mund te vraponim. S'mund te rrezikonim ta demtonim me teper qenin,nga tronditjet qe mund te sillte vrapi. Ama hapi yne ishte goxha i shpejte,duke gjykuar situaten. Nuk isha merakosur per gjendjen e nje qenie te gjalle kaq shume deri me sot. Nga fundi i rruges,sapo arritrm te shihnim vendin ku Oliveri kishte parkuar makinen, shpejtuam hapin,thuajse vrapuam. Sapo arritem, Oliveri hapi deren e pasme te makines dhe shtriu qenin me kujdes ne sedilje. Me pas hapi deren e pasagjerit dhe me ftoi qe te hipja.

Zakonisht,ishte shoferi ai qe ngiste makinen dhe shoqeronte Oliverin kudo qe ai donte te shkonte. Ne njefare menyre sherbente edhe si truproja e tij ,edhe pse Oliveri e kishte zët idene qe te punesonte nje njeri per ta mbrojtur. Mbase ndaj edhe palestrohej e merrej me sport ,qe te mund ti dilte zot vetes dhe njerezve te tjere qe donte te mbronte. Ashtu siç me kishte mbrojtur edhe mua pak me pare. Nga ana tjeter,babai i tij Williami,ndante tjeter mendim persa i perkiste te pasurit nje truproje. Kam arsye te besoj se ai ka kurdisur nje ujdi te fshehte me shoferin e Oliverit,pa dijenine e tij,i cili me ane te kesaj marreveshjeje sherben edhe si truproje. E them kete pasi e kam vene re qendrimin protektiv qe mban shoferi ,kundrejt Oliverit,ne te gjitha vendet qe e shoqeron. Ndaj me beri pershtypje se perse ndodhej vetem sot Oliveri. Nuk i rezistova dot me gjate tundimit dhe sapo hipem ne makine e pyeta :

-Oliver ç'beje ketej ti? Aq me pak i pa shoqeruar ! Ja shiko,po nisen edhe makinen.

-Dafne,une vertet e di qe ti je harraqe por qe te ishe kaq shume nuk ma merrte mendja. Se bej shaka.-tha ai kur vuri re qe u ngrysa ne fytyre nga komenti i tij. Nuk ishte koha e duhur per shaka,ne rrethana te tjera do ia qendisja bukur nje pergjigje. - Ne te vertete nuk arrija te flija mbreme. Meqenese nuk me zuri gjumi,aty rreth ores pese mendova te vishem e te dal per nje xhiro. Shoferi akoma nuk e ka filluar orarin e tij te punes,ndaj nuk ishte e drejte per mua ta zgjoja nga gjumi,edhe pse jam i bindur qe do vinte pa pertese po ta telefonoja. Eshte djale punetor dhe i papertueshem. Nejse,per tiu pergjigjur edhe pyetjes tjeter tenden ,morra nje mesazh nga ty. Nje foto ,ne te cilen arrita te shquaja vendodhjen. Meqenese isha afer vendodhjes tende ,mendova te te suprizoj duke ardhur tek ti. Parkova makinen dhe pjesa tjeter eshte histori. Mendoj se bera mire qe erdha.-tha ai me nje fryme.

-Po une nuk te kam derguar asnje foto,ama i kam nisur nje Selenes.-i thashe duke nxjerre celularin te konfirmoja ate qe thashe. Ne fakt ai kishte te drejte. Foton ia kisha derguar atij gabimisht,ngaqe kishte qene personi i fundit qe kisha kontaktuar.

-E sheh qe kisha te drejte? Jam i lumtur qe e nise ate mesazh Dafne,ndryshe nuk do kisha mundur te te gjeja ne kohe.-tha ai.

D A F N EWhere stories live. Discover now