Nje dite me shi

103 9 0
                                    


Ai po më shikonte dhe po priste një përgjigjje nga unë, ndërsa unë po e shikoja e habitur. Çfarë dreqin po i ndodh këtij mos vallë po kujdeset për mua.
- Hh në rregull.
Thash unë jo shumë e sigurt, ai morri një pambukë dhe unë tërheqa maicen lartë që kisha veshur tani. E shikova Demion dhe kjo po më çudit sa ende spo e besoj që eshte e vërtetë.

- Kaq e pa besushme për këtë që po bëj.
Tha ai pasi pa shikimin tim dhe  kjo më bëri të besoja se kjo është e vërtetë.
- Që më shikon ashtu.
- Që po kujdesësh për mua, kjo është e pa besueshmja.
Thash dhe ai bëri një gjysëm buzëqeshje dhe morri fashën duke lidhur ne plagë.
- Edhe për mua njësoj.
Tha ai duke ngritur kokën e më shikoj.
- Faleminderit.
Thash kur ai përfundoj. Por duart e tij ende qendronin tek stomaku im. Te dy u ndalëm duke shikuar njërin-tjetrin. Megjithate une leshova maicen dhe ai largoj duart.
- Epoo, shihemi nesër.
Thash unë dhe ai pohoj me kokë. Dhe kur dol fillova të qesh si një fëmije i gëzuar...
.
Tashmë vërtetë nuk kisha më dhimbje dhe prandaj sot po mirresha me pikturë po as që doja të mirresha me këto pikturaa.Më duket që si të përfundoj këtë Demion do largohet nga unë, nuk e di përse e kam këtë ndjenje por eshte e vertete. Sot Demon kishte dal shumë herët dhe as që e kam pa, Aleksandra kishte thërritur prap Mireldën pasi smund të kujdeset vet për një fëmije sepse duhet të grindet me mua. Ndonjëherë më vjen të përfundoj këtë punë dhe të largohem nga këtu vetëm që të mos e shoh atë. Me këto mendime hyri Aleksandra brenda dhe në dorë mbante një armë, nuk e kishte problem luante me të.
-Në rregull!-
Tha ajo duke mbyllur telefonin dhe u kthye nga unë.
- Babi im vjen të qëndroj shko thuaj Mireldës të përgadis diçka.
Nuk doja të filloja të grindesha me të prandaj dola që t'i thoja Mireldës. Ndoshta vërtet sjelljet tona ishin si të dy fëmijëve që grinden për lodra prandaj nuk dua më të vazhdoj me këtë grindje të kot e të pa vlerë.
- Mirelda Aleksandra më tha që të të tregoj se babai i saj vjen sot për dark.
- Në rregull!
Tha ajo dhe unë shkova pas saj në kuzhinë.
- Të të ndimoj?
Thash dhe ajo pohoj me kokë. Po më dhimbset prandaj dhe dua ta ndimoj, nëse nuk do e ndihmoj i bie të jem si Aleksandra që mendon ndoshta vetëm për veten.
.
Kur u errësua babai i Aleksandrës erdh dhe unë me Mireldën po shpërndanim ushqimin në tavolin edhe Demion ishte por nga shprehjet e fytyrës së tij duket që ai nuk eshte aq i gëzuar me këtë ardhje të tij. Kur u ulën unë dhe Mirelda shkuam në kuzhin nuk dua të përzihesha me ta. Po ashtu edhe babai i Aleksandrës kishte një fytyrë të rënd.

- Matildaa.

U degjua Aleksandra dhe unë ngrysa vetullat por kur dola e largova nga aty atë fytyrë të nevrikosur, megjithate Demion nuk ishte ulur ne tavoline ishte vetëm Aleksandra dhe babai i saj.
- Mund të ma mbushësh këtë gotë me lëngë.
Tha ajo dhe unë e shikova e habitur, lëngun e kishte aty afër çfarë dreqin do kjo tani nga unë edhe ta ushqej.
- Më fal?
Thash duke e shikuar dhe pash që babai i Aleksandrës ngriti kokën.
- Bë atë që të thash.
Tha ajo dhe unë ngrita njërën vetullë.
- E ke aty përballë, duart për këtë gjë i ke përdori.
Thash dhe ajo hapi sytë e saj ndërsa babai i Aleksandrës ngrysi vetullat.
- A Je këtu një puntore? Si shprehësh kështu.
Tha ai me tonin e zërit të fort e të frikshëm.

- Nuk jam puntore zotëri.
Thash dhe ai nuk largonte sytë nga unë.
- E përse je këtu pra, këtu në këtë shtëpi kane të drejtë vetëm puntorët, nëse nuk je puntore atëherë ty duhet të të heqim qafe. Nuk i vë në rrëzik vajzën time dhe nipin tim të lë këtu njerez të ndryshme.
- Ëëë?!
Tani nuk dija as çfarë ti thoja.
- Si e lejon Demon këtë gjë?
- Do e largoj shumë shpejt, siç e shikon edhe ti baba është shumë e llahstuar dhe mendon se ajo është në krye këtu.
Tha Aleksandra duke shtuar me shume zjarr.
- Nuk kam bër asnjë gabim deri tani,unë vetëm them atë që është e vërtete.
Thash dhe babai i Aleksandrës u ngrit në këmb.
- Ti e paske gjuhën e gjatë që kthen çdo fjalë.
- Zotëri.
- Vajzës sime nuk ke të drejt t'ja kthesh fjalën, respektoje atë sepse do jetë keq për ty, smë dhimbset një si ti.
- Kur ajo të më respektoj mua unë e respektoj atë.
Thash dhe ai ngrysi vetullat.
- MOJJ TII!

Tha ai duke ngritur zërin.
- Hh gjithsesi....
Ndalova kur ai më kapi krahun.
- Me mua smund të flasësh në këtë mënyrë.

Tha ai dhe unë e shikova.
- KUPTOVE.
Kete here unë nuk thash asgjë. Nuk doja të mirresha më shumë me këta njerz.

- Mund të më lëshoni.
Thash teksa ai ende po më mbante shtrengushem krahun.
- Jo derisa të të mësoj si të sillesh.
- Mendoni se unë jam fëmije nuk kam nevoje për leksionet e tua.
Thash dhe ai ngrysi vetullat duke më shtrënguar krahin edhe me shume, ishte i nevrikosur spse ndoshta askush nuk ia kishte kthyer fjalën deri tani. Duhet nganjëherë kështu të kuptoj që bota nuk rrotullohet rreth tij.

- Jo ty duhet të të jap një mësim tjetër.
Tha ai duke morrë armën që kishte në brezë.
- Vetëm kjo të mëson ashtu siç duhet.
Tha ai dhe më drejtoi armën, nuk kisha frik të them të drejtën edhe nëse gjuan atëherë e di që do vdes pa dhimbje.

- Do kërkosh falje për ato fjalë që the.
- Më mirë më gjuaj tani.
Thash dhe ai ngrysi vetullat edhe më shumë.
- Shumë mirë atëherë!
Tha ai dhe unë mbylla sytë, mund ta shoh ne sytë e tij aii as që shqetësohet edhe nëse do vriste një person pa faj, mund të më vras pa menduar dy herë.
- Ç'dreqin bën.
Dëgjova një zë dhe shumë shpejt një zhurmë arme. Mirëpo unë nuk ndjeva asgjë në asnjë pjesë të trupit. Kur hapa sytë pash Demiom përballë meje i cili kishte larguar dorën e babait të Aleksandrës dhe plumbi kishte prekur një vazo.
- ÇFARË BËN?
Tha ai duke shikuar atë.
- Si mban një vajzë si kjo këtu.kjo pa pikë problemi kthen fjalën.
- Ske të drejt të drejtosh armën nga ajo.
Tha ai dhe babai i Aleksandrës e shikoj Demion me vetullat të ngrysur.
- Një vajzë që nuk di si të flas me nje te moshuar nuk pse jeton këtu. Ne kete shtepi.
- KËTU NË KËTË VEND UNË I MARRË VENDIMET. Jo ti'

Tha ai dhe babai i Aleksandrës ishte ai më i habituri këtu nga fjalët e Demios.
- Dëgjova mirë këto fjalë.
Tha ai dhe spo më pëlqente ku e gjithe kjo po shkonte.
- Baba lëre me kaq.
Tha Aleksandra pasi edhe ajo e pa që kjo grindje nuk ishte ajo që donte.
- Kjo vajzë është problemi im nuk je ti Demon.
Tha ai duke zgjatur dorën nga unë por Demon e ndaloj.
- Hhh nuk do e mendoja kurrë që një ditë ti do të dilje kundër meje kështu.
Tha ai dhe u kthye në anën e kundërt u ndal për një moment, mendova se e gjithe kjo do marrë fund por jo në fakt ai u kthye shpejt duke zgjatur dorën që ta godiste dhe për moshën që kishte shihet që ka forcë për këtë grindje. Mirëpo Demion e ndaloj, ai nuk duket që friksohet ndërsa Aleksandra u ngrit në këmb.
- Hhh nuk funksionojn këto trike më.
Tha ai dhe babai i Aleksandrës u largua pak.
- Nesër eja që të flasim sepse e shoh që sot nuk qenke në gjendje të mirë.
Tha ai dhe u drejtua për tek dalja...
- Demon.
Thash dhe ai u kthye nga unë.
- Nuk eshte se thash ndonjë gjë unë...,
- Mirë është po ashtu duhej të gjeja diçka që ai të largohej sa më shpejt.
Tha ai duke mos e patur problem atë që ndodhi pak më herët.
.
E nesërmja filloj me disa pika shiut që filluan, keshtu dihej që sot do ishte dita e shiut.
Mbrëme nga ajo që ndodhi Aleksandra nuk tha më asgjë... Tashmë ishte bërë mesditë dhe shiu nuk ishte ndalur, një ditë shiu çdoherë duket errësir dhe te ben vetëm të rrish e të flesh...Kështu po mendoja të bëja por kur pash Demion me Ruelin që po dilnin, ndalova dhe shkova tek ata. Po më dhimbset Demion që çdo moment shkoj pas ti, por vërtet këtu nuk kam çfarë të bëj vetëm.

- Demon po dilni?
Thash dhe ai ktheu kokën nga unë.
- Sot Ruelin duhet ta dërgoj për kontrollë...
- Ohh!
- Përse pyet, dëshiron të vish.
- Jo lëre nuk dua të të pengoj.
Thash duke u kthyer por ai më kapi dorën.
- Eja,nuk ka qa të më pengosh.
- Epo nese thua ti ne rregull atëherë.

Thash dhe dola sëbashku ta, Ruelin e vendosi ai mbrapa në ulësen e tij dhe hyri e ndezi veturën. Ruel luante me lodrat e tij,ndërsa unë po shikoja rrugën teksa shiu prekte xhamin e veturës, seç kisha një ndjenjë të keqe në këto momente. Ndoshta ishte koha fajtore që unë ndihesha kështu. Mendova dhe ktheva kokën nga Demion.
- Ke fol me Leonil ka mbërritur mirë.
- Po, por nuk kishte kohë të shpjegonte çdo gjë, tha vetëm se vendi ishte shumë i mirë.!

I droguar ne syte e tuWhere stories live. Discover now