Demion

103 8 0
                                    

Mezi përfundova ato punë që kisha në kompani sepse doja sa me shpejt te shkoja tek Rufusi, ndoshta do mund te flasim. Ora qr 20:12 kur unë dola nga kompani, hyra në veturë dhe u nisa për tek shtëpia e Rufusit. Mbërrita shume me shpejt se sa mbrëmë sepse tashme e dija ku do shkoja dhe ke do takoja. Gjithsesi kur mbërrita eca nëpër atë shtëpi gjigante sikur te kisha qene çdo dite ketu, as njerezit perreth nuk me thane gje. Shtepia e Rufusit nuk do prisja kurre te ishte keshtu, dua kaq shume te di se çfare ka bere gjate ketyre viteve, çfar do thoshte babai po ta shihte tani këtë. Pas gjithe atyre fjaleve duket qe Rufus ka mberritur ate qe ka dasht. Nuk e di nese babi do e besonte se ai ka mbërritur kështu. Një shtëpi kaq e madhe e gjitha vetëm për Rufus...Mendova unë dhe pash atë që zbriste shkallëve, këtë herë kishte veshur disa trenerka të bukura që e bënin të dukej shumë bukur dhe i thjeshte sikurse ai Rufusi qe une njihja dikur.
- Po filloja të mendoja se kishe ndërruar mendjem
- Nuk mund të vi më herët per shkak te punës qe bej.
Thash dhe ai morri një cigare që kishte në dorë. Ngrysa vetullat pasi ai nuk i pëlqente cigaret, alkoolin e gjerat e tilla.
- Ru..
Fjala ime ndaloj kur ndëgjova një zë mbrapa.
- Z.Demion.
Ngrysa vetullat dhe shikova personin që erdh.Demion...! Ç'dreqin! Nese quhet keshtu atehere a nuk eshte ky Rufusi. Por, mos valle jam gabim, kush eshte ky nese nuk eshte Rufusi?
- Sikur ne patëm një marrëveshje.
Tha personi qe hyri brenda i nevrikosur duke e shikuar atë.

- Matilda ejani ju lart.Kam marr gjërat që the se të nevojiten dhe i kam dërguar në dhomën që do punosh.
Tha Leonili duke më kapur krahun,ndërsa unë po e shikoja Rufusin. Jo tashmë nuk e di më se kë po shikoj. Kur mberrita lart shikova Leonil e habitur.
- Çfarë po ndodh?
Thash duke kerkuar pergjigje sepse zerat degjoheshin fort nga poshte, por ao buzëqeshi sikur te mos ishte asgje.
- Asgjë me rëndësi, ju punoni aq sa ju duhet.
Tha ai dhe mbylli derën ndërsa unë kam një parandjenj të keqe. Të them të drejtën tashmë nuk e di as kush ishin këta persona..Nuk po njiha asnjërin. Leonil po me del shume me ndryshe ndersa Rufus nuk e di nese eshte me ai.
- Ne kishim një dreq marrëveshje apo jo.
U dëgjua përsëri zëri i personit që erdh, prandaj kjo më bëri të dilja e të shikoja se çfarë po ndodh vërtet këtu.
- Të thash që do të të lajmroj kur ta përfundoj punen, më thua tani përse vjen këtu e ma ngrit zërin.
Degjova zerin e Rufusit apo me mire te them Demion. Por nuk e di se ç'dreqin po ndodh ketu!. Personi që kishte ardh duket që smund të rrinte i qetë sikur Rufus që rrinte në fakt duket që Rufus as që po dëgjonte fjalët e tij.
- Të kam treguar,se nëse them diçka nuk ndryshon më asgjë.
Tha Rufus dhe shikoj Leonilin pastaj papritur ngriti shikimin nga unë, kjo më bëri të largohesha nga aty dhe hyra menjëher në dhomë. Seç kisha një ndjenjë të keq për atë shikim. Shikova brushat që ishin aty, morra ngadalë kisha kaq vite që në dorën time nuk kisha kapur. Por përse dëshirojn që unë ta bëjë këtë pikture. Mendova unë dhe kërceva pak kur dera u hap shpejt. Dhe pash Rufusin, tashmë po më dukej edhe e kot ta thërrisja Rufus pasi nuk ishte ai. Ai eci me atë shikimin e tijë të qetë por edhe të frikshëm, eci duke qëndruar mbrapa meje.
- Kuptove ndonjë gjë teksa qe qendroje aty tek shkallët.
Tha ai dhe unë as që guxova të kthehesha nga ai, nuk po më besohet qe po filloja të kisha frikë nga ai. Sepse është sikur një person tjetër eshte brenda tij.
- Nuk doja të përgjoja.
- Nuk doje por e bëre!
Tha ai dhe eci këtë herë duke më dalë përballë.
- Nuk ka pse të të interesoj asgjë qa mund te ndodh këtu, ti ke vetëm për detyre ta bësh atë pikturë asgjë më shumë.
Tha ai dhe u kthye të dilte.
- Në fund do flasim për atë se sa do fitosh.
Tha ai dhe dol ndërsa unë ngrysa vetullat,seç më erdhi kjo, jam mësuar të jem une ajo që punoja për vetën time.Dhe tani që po e mendoja po punoja për të tani. Kur fillova të bëja brushen me ngjyrë seç kisha një ndjenjë, vetëm një brushe e disa ngjyra dhe menjëher filluan disa kujtime të më shfaqen, nga ato kujtime të bukura spo mund të gjeja këtë Rufus që njoha tani. Kishte ndryshuar aq shumë sa nuk po shihja me ne sytë e tij dashurinë që kishte dikur për mua dhe kjo sikur po me godet fort dhe keq.

I droguar ne syte e tuWhere stories live. Discover now