Nje vogelush

110 9 0
                                    

Kur hapa sytë nga rrezet e forta të diellit fillova të shikoj vendin përreth, pasi nuk e njoha më bëri të kuptoja se ajo që ndodhi mbrëmë nuk qe një ëndërr dhe që unë vërtet isha në shtëpin e Rufusit, duket qe gjumi me kishte rrembyer pa e menduar une. Shikova pikturën e cila nuk po dilte keq në fakt ngjyrat që kisha përhapur po dilnin ashtu siç duhej. Kur dola nga aty pash Leonilin, i cili kur më pa u çudit.
- Mund të më dërgosh në kompani vetura nuk ben prandaj dhe mbeta këtu mbrëme.
- Në rregullë.
- Ëëë nuk është shefi yt këtu?
Thash pasi spo e shihja atë.
- Jo!
Tha ai dhe unë pohova me kokë..

- Do e shikoj pastaj se çfarë ka vetura jote,nëse e rregulloj atëher do të ta sjell.
- Në rregull faleminderit.
Thash dhe dola nga vetura e tij pasi mberrita dhe hyra në kompani.
Sot duhej të filloja me mbledhjen që kisha prap...Gjërat që më lodhin më së shumti jane këto mbledhjet.

- Znj.Matilda pas një ore do filloj mbledhja.
Tha ajo dhe unë pohova me kokë.Teksa po rrija në karrige morra telefonin pasi po më thërriste Liza dhe Adel.
"Liza:Nga ke humbur.?"
"Adel:Tani që je me atë bukuroshin nuk ka nevojë për ne më."
Qesha pak, pasi tashmë kisha harruar që unë dhe Leonil kemi dalë në disa takime...Tani që po takoja Rufusin çdo ditë po harroja gjërat rreth meje që bëhen.
"Unë:Vajza sot jam e zënë me punë,nuk do mund të flas."
"Liza:Tani këto fjalë do i dëgjojmë më shpesh."
Tha ajo por më erdh mirë që më kuptuan e që përfunduam aty.

Pasi përfundoi ajo mbledhje dola menjëher nga kompania, duhej të shkoja në shtëpi.
- Po filloja të shqetësohesha.
Tha ajo kur unë hyra.
- Mbrëme pasi dola me Leonil u ndala tek Adel, më thërriti pasi nuk ndihej mirë...Prandaj dhe smunda t'ju thërrisja.
Thash pasi nuk doja që të shqetësoheshin edhe më shumë.
- Së babi këtu.
- Jo...Dëshiron diçka për të ngrënë.
- Në rregull!
Thash pasi nuk kisha ngrën që mbrëme.

- Nënë,e di ti se ku punon Leonil.
- :Jo,nga ta di unë.
- Po ti je e afërt me nënën e tij,të ka treguar ndonjë gjë.
- Pse ti nuk e ke pyetur Leonilin.
- Prandaj të pyes ty.
- Epo Znj.Greis më tha që punon për dikë qe e ndimonte të mbarte disa transporte të mallrave ndryshme.
- Asgjë më shumë,s'të tregoj për çfarë mallrash.
- Jo nuk fillova ta pyesja per une çdo gjë.
- Për çfarë e pyet pra.
- Më tregonte për vajzën e saj që është jashtë vendit...
- Hhh.
- Po përse nuk e pyet Leonilin që qenke kaq e interesuar se ku punon aii.

Tha ajo dhe unë vendosa dorën në faqen time...Po të më tregonte Leonil unë sdo bëja pyetje këtu.
- Ku shkon..Ende nuk përfundove me ushqim.
- Nuk dua më.
Thash dhe vendosa të bëjë një dush të ngrohtë.

Ku pas ujit të ngroht bëra edhe një gjumë të bukur.
- Hejj Matilda!
- Çka? Thash ashtu me sytë e mbyllur.
- Ngrihu Leonil po të pret jashtë.
- Pse?!
Thash dhe mu kujtua që duhej të zgjohesha e të shkoja tek Rufusi.
- Dreq!
Thash duke u ngritur dhe vesha diçka sa më të thjeshtë dhe dola nga aty.

- Nuk munda ta rregulloja,kështu që erdha të të merria.
- Faleminderit.
Leonil:Po flije.
Tha ai kur hyra në veturë.
- Po.
Thash duke buzëqeshur.
Dhe kur shikova vetën në pasqyre,isha si mos më keq. Flokët e pa rregulluar, syte i kisha zi, buzët më ishin tharë. O Zot një tmerrë.Nuk e di përse dola kaq shpejt.

U mundova të rregullohesha pak, sëpaku mos të dukesha aq e tmerrshme.
Kur hyra në shtëpin e Rufusit ai ishte në telefon dhe kur më pa uli shikimin dhe nga këmbët filloj të më shikoj dhe kur sytë tanë kontaktuan ai ngriti njërën vetullë.Pasi mbarojë me atë telefonat tha.

- Mos vallë u rriktheve nga vdekja.?
- Hhhh po....sepse harrova të të marrë ty.
Thash dhe ai bëri një gjysëm buzëqeshje, ndërsa unë vetëm rrotullova sytë dhe shkova lartë.

Me pikturë u morra deri në ora 23:21 pasi Leonil po më priste që të më dërgonte në shtëpi prandaj nuk doja që ta lija atë të priste më shumë.

Kur zbrita sytë më shkuan tek Rufus si çdo herë.Këtë herë ai po shikonte disa dokumente që kishte në dorë.
- Përfundove.
- Për sot po.
Thash dhe eca qe te dal por para se të dilja mirë shikova edhe njëherë Rufusin,i cili ende rrinte në ato dokumente. Kur mbërrita në shtëpi u përshëndeta me Leonil dhe hyra brenda.
Po ecia për të shkuar lartë në atë errësir që ishte por kur u ndezën dritat hapat e mia ndaluan.
- Babi ende zgjuar.
Thash kur e pash atë, perseri.
- Çfarë është kjo gjendja jote e gjitha me ngjyra.
Tha ai dhe unë shikova duart që kisha me ngjyra.
- Ëëë..
- Prap ke filluar të mirresh me ngjyra.
- Jo...Por isha me Leonil dhe kështu shikuam disa ngjýra pasi atij i nevoiteshin.
Thash duke shkuar lartë, përse babai urren që të pikturoj unë. Epo kur isha bashkë me Rufus mbrëme pikturoja vetëm atë, babai se pëlqenn atë prandaj dhe më ndaloj të pikturoja në shtëpi. Në mëngjes kur u ngrita u rregullova si të mos isha më ajo Matilda e mbrëmjes..Sot nuk isha ashtu e tmerrshme.Në fakt më pëlqente pamja ime sot. Gjithsesi kur mbërrita në kompani sot isha më e lirë se ditët e tjera, nesër do flisja me disa udhëheqës të kompanive tjerë për bashkëpunim...Prandaj sot vetëm duhej të përgaditeja disa fjalime. - Matilda mund të vij të të marrë tani,sepse më vonë nuk besoj që kam kohë.-
Më kishte dërguar mesazh Leonil.
- Po eja.-
Thash po ashtu di ishte më mirë edhe për mua të përfundoj punë më herët e të pushoj më mirë. Kur Leonil erdh hyra në veturë.
- Nuk besoj që mund të dërgoj në shtëpi unë..Sot jam i zënë shumë.
- Rregullove veturën time?
- Po merren disa persona tjerë për atë punë..Por shefi do dalë kështu që ai mund të të dërgoi.
- Aii..S'besoj që e bën.
- Vetëm thuaj, mos harro ai do dal në orën 18:00 kështu që atëher përfundoje punën ti.
Tha ai dhe unë pohova me kokë. E çuditshme se si tani më shumë më dukej më i njohur Leonil se sa Rufus.I cili eshte tërsisht ndryshe.

Mendova unë dhe pash disa pika shiu që prekën xhamin para. Sa kohë e bukur ishte pa pritur filloi ky shi.
- Shihemi atëhere.
Tha ai kur dola dhe unë e përshëndeta. Vrapova për të hyrë në shtëpi pasi shiu kishte filluar me të madhe.
Kur hyra nuk e pash Rufusin,prandaj shkova menjëherë për tek dhoma dhe kur hyra shikova e habitur kur e pash atë në dhomë që po shikonte pikturën.

- A nuk është herët tani.
- Leonil më tha që do jet i zënë më vonë prandaj dhe erdh e më morri.
Thash duke ecur tek ai.
- Në rregullë atëhere.
Tha dhe unë shikova pikturën.
- Çfarë mendon.?
Thash dhe ai më shikoj mua.
- Për pikturën...
- Mendimi im nuk ka rëndësi,bëje ashtu siç duhet vetëm kaq mjafton.
Tha ai dhe u bë të shkonte por unë kapa dorën e tij.
- Nuk e di përse po bënë kështu.
Thash dhe ai ngrysi vetullat.
- Çdo të thuash?
- Këto sjellje e tua...Ti nuk ishe kështu.
- Po mundohesh të më ndryshosh sjellet e mia.
- Unë vetëm po...
- Keto sjellje po mi ngritin nervat,nuk je askush për mua...Kështu mjaft me kto fjalë sikur me njeh.
Tha ai dhe unë largova dorën e time nga ai.Në ato orë që duhej të mirresha me pikturën mendja ime kishte vetëm fjalët e Rufusit.
As nuk mund të punoja,...Po tregohesha unë budallaqe që po shpresoja për diçka. Zbrita poshtë pasi po më zinte fryma ajo dhomë.
Kur zbrita në atë kohë edhe Rufus po dilte.
- Mund të më dërgosh në shtëpi,nuk ndihem mirë që të punoj më shumë..
Ai më shikoj dhe këtë herë nuk tha asgjë vetëm pohoj me kokë.
Kur hyra në veturën më duket sikur jam me një njeri tjetër. Shiu ishte ndalur dhe në atë veturë ishim vetëm ne të dy, qetesia po mbizotronte unë as smund të flisja më. Po shikoja rrugën përballë ndërsa sytë më ishin mbushur me lotë. Ashtu teksa po voziste qetë i bëri telefoni i tij.
- Ç'thua.?
Tha ai dhe unë ktheva kokën.
- Dreq! Tani do vi.
Tha ai dhe këtë herë rriti shpejtësin dhe unë ngrysa vetullat kur ai u drejtua në një rrugë tjetër jo në rrugën për në shtëpin time.
- Çfarë bënn?
Thash e friksuar pas  ai dukej sikur kishte harruar që unë isha aty e po voziste si i çmendur.
- Rufus çfar dreqin po bën..
Thash e friksuar...Por ai nuk po përgjigjjej. Ai voziti ashtu ndoshta për më shum se 1 orë,dhe unë isha ajo që spo ndihesha më mirë.
.
Kur në fund ndaloj përballë ke një shtëpie shumë larg nga të tjerët. Në një shtëpi shumë të fshehur.
Ai dol me vrap ndërsa unë dola që të merria frym që më dukej se më nuk kisha as ajër. Ngrita kokën dhe shikova vendin përreth...Qa është ky vend.Mendova unë duke hyrë mbrenda.
- Nuk e di zotëri, pa pritur i hypi temperatura.
Dëgjova një zë dhe unë shkova aty...Dhe kur hyra mbeta duke shikuar Rufusin teksa mbante në krah një fëmijë të vogël,..

I droguar ne syte e tuWhere stories live. Discover now