"Nje bisede e kendshme"

124 6 0
                                    

Zëri i muzikës në veturë dhe zeri i vajzave po po dëgjohej me gezim, te trijat vajza po kerconin e shihjonin jeten sikur te ishin adoleshente, pa asnje brenge.

- Matilda ke shumë punë nesër?
- Po, kam një mbledhje të rëndësishme.
- Ne do shkojmë nesër mbrëma në party nëse gjen kohe eja.
- Do doja shumë por nuk mundem.
Tha ajo duke ndal zërin e muzikës. Adel dhe Liza qen mikeshat me te mira te saj.

- Çfarë u bë po ndjehesh keq,mund të dalim një ditë tjetër mos u brengos.
Tha Adel duke shikuar Matilden qe ishte ajo qe voziste.

- Në fakt po mendoja për Leon,më dhimbset ai.
- Aii,unë spo mund të merria frymë nga ai..
Kete here foli Liza.
- Po por nuk tregove se përse e le, ai të donte shumë.
- Ta lëmë atë, të mos e përmendim.
Tha ajo duke lëshuar muzikën ku këtë herë prap filluan të këndonin.
- Oh Dreq!
Matilda ndaloj shpejtësin pasi pa policët përballë që i bënin shenjë të ndalonin. Dhe kur ndaluan një nga policët shkoi tek ato dhe trokiti lehtë në xhamë.
- Ndonjë problem zotëri.
Tha ajo duke e shikuar me një fytyre lutëse që të mos e dënonin edhe pse tashmë ishte mësuar me këto gjëra.
- Se shikuat tabelën se sa duhet vozitur këndej.
- Zotëri,mund të flasim vetëm pak.
Tha ajo duke dalë nga vetura.
- Çfarë do bëjë ajo tani.
- Si çdoherë ndonje genjeshtre.
Tha Matilda dhe Adel filloj të qesh kur pa Lizan që po qante e po e bënte në faj atë policin.
- Nuk ka si ajo.
Tha ajo kur pa Lizan të vinte në veturë duke buzëqeshur.
- Zotëri për dënimin...
- Në rregull-në rregull...mund të largoheni.
- Faleminderit!
- Por vozisni me kujdes.
Kur u larguan nga aty të tre filluan të qeshnin.
- Çfarë gënjeve këtë herë.
- Dukej djalë i mirë, po ndjehem në faj tani që e gënjeva.
- Aa shihet ne fytyr kjo keqardhje.
- Nuk ka si ti Liza.
- Hahaha duhet vetëm të dini të luani lojën mirë.

Kur Matilda i dërgoi të dy në shtëpin e tyre në fund u nisë për tek shtëpia e saj.

- Ku ishe deri tani?
- Isha me Lizan dhe Adel.
- Nesër në mëngjes mos shko në punë pa takuar baban tënd,ka diçka për të folur me ty.
- Në rregull.
Kur ajo u nisë të shkoi në dhomën e saj,në mendjen e saj e dinte që tani se për çfarë do fliste me të.
.
(Këndvështrimi i Matildës)
Sot kur u ngrita në trup vendosa rrobat që kisha vendosur ti vishja.
Pasi mbarova me grimin, flokët i kapa lart dhe zbrita poshtë.

- Mirëmëngjesi zonjushë.

Bëra një buzëqeshje kur pash znj.Mere që kishte përgaditur ushqimin për ne, mirepo unë doja të dilja sa më shpejt nga kjo shtëpi prandaj nuk u ula. Kur hapa derën që të dilja, dëgjova një zë që më bëri të mbyll menjëher atë derë.
- Ku shkon Matilda.
- Në punë.
Thash duke u kthyer nga ai.
- Në fillim duhet të bisedojmë ne të dy...eja.
Shfryva frymën dhe eca nga ai, shkuam në dhomën ku ne zakonisht flasim. Per çeshtje te ndryshme dhe jo te kendshme.
- Baba?!
- Para se të thuash atë që ke për të thënë,më dëgjo njëher mua.
U ula dhe nuk thash asgje, po vendosa ta dëgjoj ashtu siç e kam dëgjuar çdoherë.
- Ti njeh mikun tim Timonin.
Pohova me kokë pasi ai vie shpesh tek ne, është miku më i mirë i babit.

- Ti tashmë ke mbushur disa vjet. Po flisja me Timonin e kështu po mendonim nëse do ishte mirë për ty e djalin e ti të takoheshit.

Ula kokën, por nuk kisha ndërmend ta refuzoja pasi i kam thënë shum kohë më parë-Në rregull, nëse unë nuk dija të zgjedhja atëherë në rregull u vendos do lë ju të zgjedhin për mua pasi doni kaq shum të mirën time, mos u brengosni nuk do refuzoj asgjë-

Pasi i kisha zhgënjyer njëher në atë moment vendosa të bëhem vajza e tyre e dëgjushme e sjellshme...
- Për nga pasuria ai ka mjaftushëm,kështu që s'ke pse shqetsohesh.
- Baba nuk i dua parat e tij,unë kam punë timen kam parat e mia edhe po të qëndroja tërë jetën vetëm sdo e kom problem, s'me intereson a ka para a nuk ka,në rregull!
- Në rregull, por ti tashmë ke mbushur 27 (po 27 pa mundur nihere te zgjedh per veten, por ju per mua)vjet dhe një djalë si të Timonit nuk do gjesh kurrë.
- Në rregull.
- Kështu po....Do i thërras sot për dark, kështu që mos u vono.
- shume mire! Shihemi!

Kur u largova nga aty shfryva frymën nga ai vend që po më zinte frymën. Kur mbërrita në kompani, tashmë nuk ishte ai gëzim i mëngjesit që kisha ne fillim.Ishte largua me nga ato fjalë qe degjova qe ne mengjes.

- Znj.Matilda.
- Po.
- Do e filloni mbledhjen apo doni që ta anuloj!

Shikova orën po ta mbaja e dija që do zgjasej shumë pasi kishim shum gjëra të shpjegonim dhe për atë takimin në mbrëmje do isha vonë dhe nëse do jem vonë zërin e babait do e ndëgjoj deri në mëngjes, ku kjo do më bënte të pendohesha që e mbajta atë mbledhje, ndonjëher duhet të lësh anash atë që do bësh vetëm që të mos dëgjosh fjalë në shtëpi.
- Anuloje,thuaj të gjithve që më vjen keq por do duhet ta mbajmë një ditë tjetër.

E vërtete që tashmë jam e rritur dhe mund të zgjedh une atë që unë dua në jetë, por pasi jam vajza e vetme ata ende mendojn që unë nuk di të zgjedh për jetën time vetëm se njëherë kam gabuar, në fakt për mua  ai nuk ishte gabim...por disa gjëra nuk shikohen nga të tjerët ashtu si unë i shoh. Gjithësesi largova këto mendime nga mendja dhe fillova të mirresha me dokumente që më kishin mbetur pa plotësuar nga mbrëmë. Duke plotsuar ato dokumente të them të drejtën më shumë shikoja orën që kalonte sa hap e mbyllë sytë se sa dokumentet që duhej plotësuar me vëmendje të plotë. Nuk dua që ora të bëhet 19:00 sepse në atë kohë unë duhet të dal nga këtu...Kjo eshte e vetmja streh që mund të jem larg nga të tjerët. Nuk dua ti bëjë
prindërit e mi të lig por problemi është se ata nuk më kuptojnë, prandaj dhe unë ndihem kështu... Mendojnë kaq shumë për mua dhe e di që e bëjnë për të mirën time por ndonjëher është e tepërt.
.
U ngrita kur dokumentet i përfundova dhe ora u bë aq sa duhej që të dilja..Morra pallton dhe dola, hyra në veturë dhe po vozisia ku këtë herë shumë më ngadalë se mbrëmë, po të ishte ndonjë policë do më ndalonin të më pyesnin se përse vozis kaq ngadal e mos ka ndonjë problem vetura... Kur pash një veturë që e njiha e dija që z.Timon kishte ardhur me familjen e ti, babi njeh Timonin dhe nëna gruan e tij... Unë as që e kam parë ndonjëher djalin e tyre, në fakt nuk kisha kohë asnjëher që të takohesha me të, por ja që erdh edhe kjo ditë që unë duhet ta lë punën vetëm që ta takoj.
- Mirë se erdhe zonjushë.
- ;Jane të gjith këtu.
- tani që erdhe edhe ti, po.
Ajo morri pallton time dhe unë eca aty ku ishin të tjerët. Nuk e di përse por kjo ishte diçka shume e sikletshme jo vetëm për mua por edhe për Leonel-in i cili ishte djali i Timonit epo edhe ai nuk ndihej rehat me këtë takim ashtu si edhe unë. Teksa ishim të ulur në tavolinë babai me z.Timonin flisnin si çdoherë për punët e tyre, nëna fliste me znj.Greis dhe ja ku isha unë dhe ai përballë njerit-tjetrit që asnjëri nuk fliste. Nuk ishte se kishim turp të flisnim por nuk kishim as çfarë të flisnim të them të drejtën. Nuk isha e interesuar tek ai që të dija gjithçka prandaj.
.
Kur mbaruam me ushqimin unë dhe Leonel po ecnim nëpër shtëpi që të ishim vetëm e të njoftohemi më mirë.
- Dëgjova nga babai juaj që ju keni një kompani.
- Po ashtu është.
- Duhet të kesh punuar shumë që ta kesh atë kompani.
- Po ashtu është,por edhe pak me ndihme tjereve po ju,çfarë punoni.
- Unë ne fakt merrem me punë më të thjeshta se sa kjo e jotia.
- Epo besoj atë punë që e bën e do.
- Po sigurisht!

Tha ai teksa ecnim për tek kuzhina.
- Çfarë bën kohën e lirë?
- Epo në kompani shkoi në ora 09:00 dhe nga aty kthehem në 21:00,kështu që më mirë të them që nuk kam kohë të lirë.
- Kur të pash e kuptova që ishe një që punon shumë por se mendoja që punoje kaq shumë.
Tha ai duke buzëqeshur.
- A duhet ta marrë këtë si kompliment.
Thash duke buzëqeshur. Epo Leoneli në bisedë nuk qe një person i bezditshëm dinte kur të fliste dhe çka të fliste dhe nuk kam përse të gënjej pasi kjo më pëlqeu tek ai.

- Të them të drejtën nuk doja të shkatrroja këto planet e babait që kishte bërë me baban tënd,prandaj dhe pranova të vija këtu.
Tha ai duke treguar se edhe për të ishte i çuditshëm ky takim, sepaku me keto fjal e morra si te tille.
- Mesa duket këtu jemi bashkë me këtë gjë.

Biseda jonë vazhdoi më shumë se sa kisha menduar unë dhe ne fakt duhet ta la një shenjë diku që unë po rrija me një person më shumë se sa unë e kisha menduar.
- Nuk të pyeta se çfarë ju pëlqen të bëni në kohë të lirë, nëse ekziston ajo kohë e lirë tek ju.
- Në faktë në punë nuk kam orar të caktuar. Si të them tani jam i lirë por me një telefonat më nuk mund të jem i lirë sepse mund të më thërrasin në punë.
- Vërtet, interesante!
Leoneli:Po por më pëlqen të luaj sporte te ndryshme!

Tha ai pasi hyrem aty ku qendronin te tjeret.

I droguar ne syte e tuWhere stories live. Discover now