Lepurushe

111 8 0
                                    

- Ja ku është.
U degjua zeri im i emocionuar kur e pash lepurin që po fshihej nga frika.
- Ngadal se do e friksosh më shumë ashtu.
Tha ai i cili nuk ishte larguar të më linte këtu por ishte ndalur të më ndimonte të gjeja këtë lepur.
- S'do mund të bësh asgjë ashtu.
- E di se çfarë jam duke bër.
- Po e shoh çfare po ben.
Tha ai dhe unë shfryva frymën, kur zgjata duart shpejt kapa lepurin që ishte i friksuar ku këpucët e mia tashme ishin të mbuluar nga dheu i tokës.
- E shikon.
Thash duke u kthyer nga ai,por kur bëra një hap drejt tij këmba ime u pengua dhe trupi im u rrëzua por pasi Demon ishte afër meje rash mbi atë.
- Hhhh.
- Hahahaha,gabimi im.
Thash teksa po qeshja dhe mbaja ende në duar lepurin megjithate dolëm nga aty.
- Nuk do e mbash atë, nuk e lejoj në shtëpin time.
- Po gjithë këtë që bëra unë e bëra që ta merria e ta mbaja.
- Por jo në shtëpin time.
- Atëherë une nuk vi me qo ne shtepin time.Të dy ne ose asnjëra.
Thash duke ngrysur vetullat dhe ai më shikoj.
Ktheva kokën nga ai teksa voziste me rrobat që i ishin bër të gjitha të pista ashtu si edhe të miat.
- Më duket se ka lënduar këmbën.
Thash duke ledhatuar lepurin që kisha, sigurisht qe ky nuk mund te me thote Jo.
- Hhhh,kjo do jetë hera e fundit që ti vjen diku me mua.
Tha ai si një prindër që qorton fëmijun e ti edhe pse une tashme isha nje vajze e rritur dhe e kuptushme.
- Të thash të largohesh,p
- përse qëndrove.
- Çfarë do bëje më vonë do ecie rrugëve me një lepurë.
- Pra u brengose për mua.
- Jo, përse të brengosem për ty,nuk shoh të kem një arsye për këtë.
Tha ai dhe unë shikova lepurin.
- Do e thërras Luna.
Thash dhe Demion më shikoj me bisht syrit. Kur mbërritëm para se të pastroja vetën fillova të pastroja Lunën. Nuk e di nëse e keni kuptuar por lepurit jan ato që unë pëlqej, e shikova atë teksa e vendosa në dhomën time.
- Sa bukur tani ne mund të ngushëllojm njërën-tjetrën.
Mendova unë dhe hyra të bëj tani une dush të ngrohtë. Tashmë ishte bër mbrëmje dhe kur zbrita poshtë pash Demion të veshur thjesht por që dukej si çdoherë i bukur. Ruel po luante me Mirelden lëshova Lunën në tokë dhe shkova në kuzhin aty ku ishte Demon.

- Se kam pare qe më ke lajmruar.
Tha ai dhe seç kisha një ndjenj që ai po fliste me Aleksandrën.Prandaj kur pash atë që la telefonin pasi mbaroj bisedën une u bëra të kthehesha.
- Ndalo.
Tha ai dhe unë ndalova.
- Kthehu.
Tha ai dhe unë e shikova.
- Harrova të....
- Do vazhdosh me atë pikturë apo duhet të marrë dikë tjetër.
Tha ai dhe unë e shikova e habitur,pasi po prisja diçka tjetër të më thoshte.
- Pasi lejove që ta mbaj Lunën atëher po do mirrem me pikturë.
- Shume mire merru pra.
Tha ai dhe dol edhe pse unë doja të bisedoja me të por ai u largua.
.
Tashmë kishin kaluar 2-ditë dhe ne sot duhej të shkonim në takimin që kishim me Jon.
- Do të nisemi.
Thash duke shikuar Demion i cili rrinte ulur.
- Do shkosh me Leonil.
- Ti sdo vish?
- Sigurisht që jo.
Tha ai ndërsa unë po e shikoja e habitur, deri tani unë po mendoja se ai do vinte me mua..
- Por...
- Çka smund të shkosh pa mua.?
Tha ai teksa shijonte atë cigare që po shfryente tymin e saj. Por une nuk tjash asgje dhe shikova Leonilin qe hyri.
- Matilda je gati.
- Po..
Thash dhe shikoja Damion... Kur dola nga aty në veturë qesh vetëm unë dhe Leonil.
- E përse Demion nuk vjen?
- Ai është një mafioz dhe njihet si i tillë,nëse ai do vjen do bëhet diçka shumë më e madhe gjë që sduhet,prandaj në punë të tilla çdoherë unë i përfundoj.
Tha ai dhe unë shikova e habitur.
- Është i kërkuar nga policët?
- Jo vetëm nga policët por edhe nga mafiozët e tjerë. Po ashtu shefi duhet të jetë i kujdesshëm, sepse e dëshirojn të gjithe. Prandaj jetën private të tij nuk dëshiron ta kuptoj askush, sidomos për djalin e tij, prandaj eshte gjeja qe e mban të fshehur. Edhe nëse ti i thua që sdo tregosh për të, ai sdo të të besonte prap.
Tha ai dhe unë po e dëgjoja atë teksa fliste.
- Edhe pse u çudita për këtë takim që të lejoj.
- Më lejoj pasi ti i the, ai ka besim tek ti prandaj.
- Po por ai nuk është një që dëgjon të tjerët,e aq më pak mua.
Tha ai duke shikuar rrugën,ndërsa unë u ndala duke e shikuar e habitur.
.
-Po po mendoja edhe unë kështu.
Degjohej zeri i z.Nis pasi tashme vetem kishim mberritur ne vend takim.
- Atëherë do bisedojmë prap për këtë gjë.
- Po sigurisht.Ky bashkpunim besoj do sjell diçka të mirë për të dy ne.
Tha ai dhe unë buzëqesha dhe e përshëndeta duke hyrë në veturë pasi biseda me të kishte mbaruar por biseda me Jon dhe Leonil sapo kishte filluar por smund të qëndroja me ta pasi dëshironin të bisedonin vetëm. Edhe pse smund ti dëgjoja mund ti shikoja.
Dhe nga fytyra që Leonil po shfaqte shihej që diçka e mirë kishte dal nga ajo bisedë.
Kur po flisja me Jonin, dukej një nga personat më të mirë e të dëgjushëm prandaj dhe doja të bëja një bashkëpunim me të. Kur Leonil më solli prap në shtëpin ku ishte edhe Demion nuk dola nga vetura por u ktheva nga Leonili.
- Ti mban telefonin tim.
Thash pasi Demion nuk më lejonte as telefon të mbaja.
- Jo e mban Demion përse pyet.
- Po dua të di për prindërit e mi se a më thërrasin.
- Ata mendojn se ti je me mua dhe kur thërrasin më thërrasin mua pasi kam thënë që telefoni yt s'të punon...Kështu mundohem të mos mendojn diçka të keqe.
- Dhe këtë që sheh mendon se është diçka e mirë.
- Shefi sdo të të bëjë gjë nuk ke pse friksohesh nga ai, të thash aii nuk përfshin askënd në punën e tij përpos njerzit që punojne per te e me te,pasi të përfundoj edhe disa punë që i kan mbetur dhe ai do largohet jashtë vendit,ndërsa ty do të të lë të lirë sikur asgjë të mos kete ndodhur.
- Sii kur do largohet?
- Po sa të rregulloj disa gjëra.
- Po pikturën që unë bëjë, çfarë lidhje ka.
- Edhe kjo ka lidhje me punën që bëjmë.
Doja të flisja ende të dija më shum por ai nuk kishte kohë.
.
Kur hyra brenda ishte errësir dukej që të gjith ishin në gjumë prandaj eca ngadal dhe shkova në kuzhin që të merria një gotë të mbushur më lëngë në atë errësir.
Mirëpo ajo errësir u largua kur drita u ndezë dhe unë ktheva kokën e habitur me gotën që mbaja.
- Demion
Thash e habitur.
- Çfarë po bënë ende zgjuar.
Thash dhe ai më shikoj dhe u ndal për një moment duke menduar.
- Erdha të marr një gotë ujë.
- Ohh,më lërë të ta sjell pra.
- Nuk është e nevojshme.
Tha ai dhe të dy ne kapëm gotën e njejtë.
- Si shkoi aii takim.
- Mirë.
Thash duke larguar dorën.
- Ai takim duhej të mbaronte para një ore.
Tha ai kur morrë gotën dhe e mbushi me ujë.
- Po ashtu mbaroi por unë dhe Leonil u ndalëm pastaj kishim nje bisede bashke.
Thash dhe e shikova.
- Po përse pyet.
- Mendova se ndodhi diçka,ndonjë problem.
- Ohh jo,në fakt nga ajo që pash dukej që Leonil përfundoi punën mirë.
Thash dhe Demon pohoj me kokë.
- Kjo është një gjë e mirë pra.
Tha ai dhe la gotën mirëpor as edhe njehere nuk piu ate uje që mbushi dhe dol.
Ndërsa unë qëndrova aty e menduar për pak dhe shkova në dhomë.
.
Të nesërmen po rrija me Ruelin dhe Lunën të dy ne po zbaviteshim me të.
- Si thua të rregullojm një shtëpi për të.
- Poo..
Qesha dhe me lodrat e tij po rregullonim shtëpin e Lunës e cila tashmë ishte mësuar me ne ose ndoshta edhe Demion ishte mësuar duke na shikuar çdo mëngjes të luanim kështu. Keshtu mendoj kur shoh atë të mbështetur në pragun e derës.
- Thirre babin të luaj me ne.
Thash duke e shikuar Ruelin.
- Babi...ejaa...
- Kam punë.
Tha ai dhe unë ngrysa vetullat.
- Si ke punë,duke na shikuar ne.
.
Teksa shikoja Demon po mendoja se sa familje e mirë do ishim...Sa të lumtur do ishim kështu.
Mendova unë dhe ula shikim tek luna e po e ledhatoja.Mirëpo kur ngrita sytë,sytë e mi kontaktuan me të Demios,i cili po më shikonte.
- Çka?.
Thash duke ngritur njërën vetullë.
- Përse më shikon.?
- Nuk bën?
Tha ai dhe une nuk thash asgje.
- Ruel a nuk jan njësoj.
Tha ai duke bërë me shenjë nga luna dhe unë.
- lepur...
Tha ai duke drejtuar gishtin nga unë.
- Ashtu po mendoja edhe unë.
Tha ai teksa fliste me të ishte sikur një gjuhë e tyre që kuptoheshin vetëm ata.
- Çfarë po flisni ju? Nuk ju degjoj??
Thash dhe Ruel qeshii.
- Është diçka mes nesh kjo.
Tha Demion dhe unë rrotullova sytë.
- Zotëri është koha të ushqehet Ruel.
Erdh Mirelda duke zgjatur dorën qe te kap Ruelin i cili kapi dorën e saj.
- Lepur...
Tha ai duke bërë prap me gishtë nga unë, ndërsa unë ngrysa vetullat.
- Përse aii më thërret ashtu.
E shikova Demion.
- Duket qe gjeti emrin tënd...Lepurushe.
E shikova e habitur dhe ngadal u formua një buzëqeshje,mirëpo në atë moment shumë shpejt vëmendjen më morri personi që hyri me shpejtësi.
- Sheff.
- Çka ndodhi Leonil.
- Për punën e transportit që do bëjm nuk besoj që do mund të ndodh.
Mos vallë po flasim për drogë. Mendova unë e habitur se në çfarë kishte mbërritur Rufus.

- Si keshtu!
- Neser mbrëma djali i tij do martohet prandaj dhe nuk do punoj e ka ditë pushimi.
- A i thashh unë se kur do e bëjm atë transport.
- Po por kështu më tha ai...
Tha Leonil ndërsa unë që të mos dilja nga aty po miresha me pikturën por duke dëgjuar më shumë se çfarë flisnin ata.
- Nëse policë tjerë më ndalin...Atëhere përfundon e gjitha.
Fliste Leonil ndersa Demion po mendohej.
- Ai transport duhet bëhet,unë do shkoj tek ai, ti them që të flas me policët e tjerë në qastin kur të të ndalojn.
- Por në atë dasëm të gjithë jan ata që i kane ftuar ata. Nëse emri yt së i shkruar nuk do të të lejojn.
Thash dhe Demion ngriti kokën e më shikoj dhe u kthye nga Leonil.
- Kush është i ftuar nga ana e nuses.
- ;Familjaret e saj dhe mikesha me të dashurin e saj.
- Shumë mirë atëhere gjej emrin e mikeshës dhe të dashurit të saj. Do shkojm ne para se ata të shkojn.
Tha ai dhe unë ngrysa vetullat.
- Po por znj.Aleksandra nuk është këtu të luaj këtë rol.
- Nuk thash se do e marrë atë.
Tha ai dhe Leonil ktheu kokën nga unë.
- Matilda.
Tha leonil dhe shikoja e habitur.
- Të përfshihem unë në punët e juaj...Kurrë.
- Nuk do përfshihesh, vetëm do hysh me mua, ti si mikesha e nuses dhe unë i dashuri yt, nuk do bësh asgjë. Askush nuk njeh mikeshën e saj dhe mua smë njohin njerez të thjesht si ta, përpos personi që unë duhet takuar.

Tha ai por unë nuk thash asgjë...
- Nuk e dii...Unë nuk jam mësuar me këto punë.
- Vetem në fillim të portes se shtëpis do thuash emrin e mikeshës saj si emri yt dhe asgjë më shumë...Kupton kjo së asgjë e madhe.
Tha ai dhe unë shikova Leonil.
- Shefii ka të drejt nuk do përfshihesh në asgjë, nuk ke pse friksohesh.
- Por kur do bëhet kjo.
- Nesër mbrëma!
Tha Demion duke më shikuar.

I droguar ne syte e tuWhere stories live. Discover now