Kur shkova në zyre u ula në karrigen time dhe vazhdova me ato dokumentet që duhej të mirresha dje.

- Kjo është adresa kur të mbërrish më thërrit mandej
Me kishte shkruar Leonili.
- Në rregull!
Ja dergova per ta informuar qe e kisha pare mesazhin, edhe pse kam kohë që nuk pikturoj dhe tani shfaqet Leonil kaq pa pritur që më thotë të pikturoj. Kjo nuk ka kuptim edhe pse e di qe ne fakt me ka munguar.

Vetem kur filloj të errësohej dola nga kompania dhe hyra në veturë. Shikova adressën që Leonil më kishte dërguar dhe vozita për aty. Qe nje nga adressat që nuk më kishte rënë rruga shumë këtej. Doja të mbërija sa më shpejt që të shikoja se çfarë është duke dashur të bëjë Leonil dhe të përfundoj  këtu. E di qe përgjigjja ime nuk do është pozitive. Rruget qene të qeta, nuk kishte shum vetura apo njerez që ecnin. Ishte një anë e qetë dhe ndoshta e frikshme.
Pas perfundimit te shtepive rruget filluan te qene me te errta mund te shihja pemë gjigante.

- Ku dreqin është duke më dërguar ky.
Thash pasi shtëpia e Z.Timon nuk ishte këtej,a duhej të takoheshim në shtëpin e tij apo jo? Nuk e di!
Dhe kur pash numrin e kuptova që kisha mbërritur. Dyert që mbyllnin oborrin e kësaj shtëpje gjigante ishin të hapura prandaj hyra dhe ndala veturën.
"- Leonil unë erdha, është kjo shtëpia jote."
"- Shtëpia ime? Hahahha jo, je në shtëpin e shefit tim, ai është brenda, mund hysh brenda tani do vie edhe unë"

Tha ai dhe e mbylli. Çdreqin! shefi i tij. Ku dreqin futa veten. Hhh!
Shfryva frymën dhe eca per brenda megjithate as ne nuk kishim nje shtepi te tille, kjo dukej e mahnitshme, vetura të ndryshme ishin të rënditura ku shtëpia përreth më shum kishte xhama se sa mure.
- Më falni!
Më ndaloj një nga personat që po rrinte përballë tek dera.
- Ëëë Leonil më tha të vija këtu, për të b...
Ai u largua pak dhe më bëri me shenjë të hyja ende pa përfunduar fjalën. Eca duke shikuar përreth ishte. Nuk di si ta përshkruaj kete ndjenje qe kam tanii!
- Më falni, por leonil më tha se shefi i tij po më priste...
Thash teksa flisja si nje vajze e voge e humbur, personi po me ndiqte mue por u ndal pasi fola.
- Prisni ju lutem!
Ai u largua tek pishina që ishte.
- Mund të shkoni.
U degjua ai duke me bere me dore dhe unë zbrita ato dy shkall qe ishin per ne oborr dhe pash qe ishte nje personin që ishte në ujë. Dritat u ndalen dhe une po qendroja e ngrir.
- Më fal që ju shqetësoj por Leonil më tha të vija.
Thash dhe kur ai dol nga pishina dritat u ndezen, ai vendosi një peshqir rreth qafes mirrepo ende nuk po e shihja aq mirë.
- Leonil më tha diçka për një pik...
Fjalet e mia ndaluan kur personi po vinte drejt meje.
- Po, për një pikturë!
Tha ai ndërsa unë mbeta duke e shikuar, zemra filloj të më rreh dhe trupi filloj  të më dridhej. Nuk e di pse me dukej kaq i njohur. Fjalë nuk dilnin, ato kishin humbur nga ajo që sytë e mi po shikonin, zemra ime ndryshe nga pjesët e tjera trupit ishte njëra e cila dëshironte të çmendej, rrahjet e saja jo vetëm që i ndjeja por edhe i dëgjoja. Trupi filloj të më dridhej teksa sytë po tregoheshin të dobët, nuk e di psee, mos valle eshte ai qe po mendoj. Ula shikimin dhe pash ato muskuj e ato tatuazhe dhe përsëri shikova buzët e tij dhe në fund prap sytë, trupi i tij ishte ndryshe ai nuk kishte tatuazhe nuk kishte muskujt, por syte e tij ishin njesoj, vetem syte e tij i njohaa, vetem tani pash qe sa shume mall kam pas per te, për këta dy sy.

Ai largoi shikimin nga unë duke mos më thënë gjë.Ndërsa unë po luftoja me zjarrin brenda, prandaj doja që të qetësohesha. Ai dukej kaq...kaq i  bukur!
- Erdha unë.
U degjua Leonil dhe unë shkova tek ai.
- Shikoje këtë.
Tha ai duke morrë laptopin ndërsa unë shikoja ende Rufusin. Ishte bërë një kohë shumë e gjatë, sa edhe emri i tij më dukej më i mirë. Ai u ulë por disi, kjo sjellje që bënte nuk po më pëlqente, sikur nuk me njihte, kane kaluar vertet kaq shume kohe ndoshta edhe nuk me njeh.

- Shiko këtë pikturë.
Leonil po me largonte nga keto mendime duke më treguar foton.
- Kjo,është një ndër pikturat më të njohur..Si doni që unë të bëjë këtë.
- Nuk mundesh.?
Degjova oerseri zerin e tij qe iu kishte ndryshuar shume dhe unë u ndala duke e shikuar.
- Është një pikturë ku nuk mund ta bësh me një muaj, është shumë..
Ndalova kur Rufus mbylli sytë.
- Shikoje mirë dhe më jep vetëm një përgjigjje po apo jo.
Tha ai dhe unë ngrysa vetullat pse fliste sikur prezenca ime po e bezdiste kaq shumë, kaq shumë më urren pas gjith atyre viteve. E shikova atë pikturë dhe e ktheva kokën Leonil.
- Për çfarë ju nevojitet kjo pikturë?
- A nuk më dëgjove se çfarë thash, dëshiron të ta përsëris prap.
Tha ai këtë herë duke i ngrysur vetullat.

- Nuk mund të të jap përgjigjje kaq shpejt pa shikuar njëhërë mjetet e pikturës.
- Shef, njëhere le ta shikoj më mire edhe në shtëpin e saj se a mundet mandej mund të jap një përgjigjje.
Tha ai ndërsa unë ktheva kokën nga Rufus,kjo sjellia e tij spo më pëlqen. Sikur nuk ishte Rufus që unë njiha, ishte ndryshe nga ai që unë njiha shum vite më parë.
- Asgjë nuk ndryshon si në shtëpi si këtu,një përgjigjje do jetë.

Po mi ngriste nervat ky Rufus që ishte përballë meje. Përse po sillej kështu nuk po më pëlqen.
- Minutat po kalojnë.
Tha ai dhe unë shfryva frymën, çfarë ka të bëjë ky me këtë pikturë si i dol punë me këtë gjë dhe më e çuditshme Rufus është shefi i Leonil. Çfarë dreq pune po bëjnë këta. Mendova duke e shikuar atë pikturë që po më tregonte Leonil. Dhe spo më besohej që po e thoja këtë.
- Në rregull!
Thash dhe Leonil më shikoj i habitur epo ai priste të thosha jo ashtu prisja edhe unë, por më shtyu fakti të di se përse ju nevojitet kjo.Po ashtu nëse do thoja jo ndoshta nuk do kisha më mundësi të flisia prap me Rufusin edhe pse ai ishte arsyeja që unë heqa dorë nga gjith kjo dhe tani prap eshte ky qe me shtye te pikturoj.

- Por nuk mund të punoj në shtëpin time.
Thash pasi nëna dhe babai s'pëlqejn të më shohin me ngjyra në dorë.
- Atëherë, zgjedh një orar të caktuar dhe eja këtu puno.
Tha Rufua duke u ngritur.
- Po ashtu mos eja kurrë para apo pas orarit që ke caktuar.
Tha ai duke ecur shkallëve. Ndërsa unë e shikoja duke mos ju besuar syve që ishte ai, ato ndjenja që kisha për të ende nuk ishin larguar. Por ai dukej sikur i kishte larguar.Me këto sjellje e atë shikimin që nuk ishte i ngrohtë, tani ishte tërsisht ndryshe.
Mendova unë kur pa pritur syte më shkuan tek ora që kishte në dorë. Ishte njësoj me atë që. Jo ska mundësi të jetë, pas kaq shume vitee.

- Atëher shiko kur është koha më e përshtatshme për ty dhe eja.
- Në rregull....do shihemi!
Thash duke u larguar. Të them të drejtën nuk doja të dilja nga aty, doja të rrija të flisja me Rufusin. Por ai shihej që as nuk dëshironte të më shikonte. Kur hyra në veturë shfryva frymën që po e mbaja dhe lotët qe po më pikonin dhe nuk e di nëse këta ishin lotë gëzimi.
.
Kur mbërrita në shtëpi po drejtohesha menjëher për tek dhoma,po nëna më ndalojë.
- Matilda,doja të të thoja që nesër të dilnim me familjen e..
- Nuk mundem,nesër kam shumë punë dhe nuk besoj që mund të vijë.
Thash duke mos e shikuar dhe eca tek dhoma.
Te nesermen rrija në kompani po rrija në laptop duke kërkuar për Rufusin por asgjë nuk dilte sikur ai të mos ekzistonte. Si te mendoj per diçka tjeter kur smund ta besoj qe pashe Rufusin.

I droguar ne syte e tuWhere stories live. Discover now