20

80 10 2
                                    

- Do martojmë vëllaçkon! - i thotë Todi sapo i afrohet Nikos, i cili po bënte një vëzhgim të përhumbur hënës i zhytur në errësirën e natës, në shoqërimin e një cigareje. 

- S'kishte si të ndodhte ndryshe, ajo këtë kërkonte, - thotë ai me buzët mbledhur pasi lëshon tymin përmes buzëve. 

- Si thua, do pranoj Henri? - kërkoi mendimin e të vëllait. 

- Për ty...për familjen, po. Do kundërshtoj pak në fillim, po më pas do i bien nervat. 

Todi nxjerr një cigare nga paketa e tij dhe e ndez nga cigarja që Niko i zgjas. Tok si vëllezër, teksa qëndrojnë në këmbë në oborr, i hedhin një vështrim shtëpisë. 

- Ajo do dhe dasmë të madhe, - i thotë Todi dhe shkëmben shikimin me vëllan. Të dy ia shkrepin të qeshurit, dhe mundohen të përmbajnë veten më pas, se nuk duan t'i shoh dikush tjetër teksa qeshin. 

- Që është e keqe ajo femër, këtë e dimë të gjithë, se jemi dhe vetë. Po ajo për të cilën habitem o Tod, është se kjo sa herë sheh Henrin bëhet tjetër njeri. Vallë e do vërtet? Fundja, po flasim për Valerian...që ka vrarë nënën e vetë. 

- S'di të flas me siguri, por jam i sigurtë për marrëveshjen. Na ofroi paqe dhe aleancë. 

- Prapë, për dreq, nuk i zë besë asaj. Jo pas asaj që na ndodhi. 

- Duhet t'ia themi dhe atij. Dasma është pas një jave. 

- Sa me nxitim... - rrudhi ballin e sikur ra në mendime. Po fliste pa shaka. - Flas unë me të. Ti e di...si është...

- Po, mirë do bëje. - Thotë mendueshëm Todi me mendime të largëta, lëshon cigaren prej buzëve dhe e shtyp me shuallin e këpucës. - Më duhet të kthehem në Belgjikë, për disa ditë. 

- Ndonjë problem?

- Probleme që duhen zgjidhur. Po ti lë në dorë këto situatat këtu.

- Ik pa merak.

Shihet dhe njëherë me vëllanë, me të cilin ka kaluar aq shumë rreziqe me të dhe e lë pas, për të ecur drejt makinës të parkuar në cep të oborrit. E merr me mend reagimin e Henrit, në fillim kundërshtim, më pas ngritje zëri kur të kuptoj se nuk mund të bëj asgjë që ta ndryshoj marrëveshjen e dakordësuar e më pas dorëzimi. Todi i di, i di të gjitha këto. Duke çarë në errësirën e natën, lë pas shtëpinë. 

***

Rrugët e Brukselit nuk janë asnjëherë të errëta, por nëse je banor i saj, di se ku t'i gjesh rrugë të tilla, dhe Todi këtë po kërkonte të bënte. Ta përcillte veten në rrugët e errëta, që mos ta shihte kush. Ecte mbi rrugën e ndotur nga lagështira dhe dëgjoheshin plluquritjet e shiut që sapo kishte pushuar së rëni. Edhe moti ishte ftohur goxha. Vazhdoi me hapat e kur gjeti vendin e duhur për t'u fshehur, veproi në momentë. Sekondi tjetër ishte vendimtarë. Nuk kishte pikën e dyshimit, ishte Arzija ajo që po e ndiqte. E tani fshehtazi po e shihte konfuzitetin e saj sesi i humbi sysh kështu. Vuri buzën në gas. Ishte e zgjuar, por jo sa ai. Kishte shkollën e duhur, por ai kishte bërë shkollën e vërtet. 

- E shoh unë, ke nevojë për disa leksione private, si të ndjekësh kriminelin që do. - doli para syve të saj me shpinën e mbështetur murit dhe duart të kryqëzuara para dërrasës së kraharorit. Uli sytë për të parë veshjen e saj. Pantallona dhe bluzë. Mblodhi buzët i pakënaqur. 

- Do eksitohesha më shumë nëse do të shihja me fustan, e di këtë apo jo? - nisi ta ngacmoj dhe i shkeli syrin në sekondë. 

- Ndërsa unë do isha e lumtur nëse do e mbyllje gojën. 

- Varet se me çfarë,  - ia ktheu pa përtuar, lëshoi duart dhe bëri drejt saj. Ajo mbrojti veten me gatishmërinë ndaj tij, por hap pas nuk bëri. 

- Ke ardhur si police, apo si...? - mënjanoi kokën dhe vetullat i ngriti lart, që ajo ta kuptonte se ku e kishte fjalën ai. Dhe ajo e kuptonte shumë mirë, por zgjodhi të qëndronte akoma serioze. Akulli nuk ishte thyer ende. 

- Bashkëpuno me ne dhe do të sigurojmë...

- Krevat të butë në qeli?

- Kërkesë e marr në konsideratë.

- Krevat bashkë me ty sipër. - vazhdon ai dhe një hap para më afër saj. E ndjen tensionin mes tyre. 

 - Ofertë e parezistueshme.

- Sigurisht, i kam standardet e larta unë. 

- Qartë. - ia kthen bezdisshëm ajo. Tod ushtron fort me dorën ngjeshur në gjoksin e saj dhe e ngjesh pas murit. Një rënkim del prej saj. 

- Veç sa po justifikohesh me punën, për t'u takuar me mua. 

- Budalliqe!

Ai ngjesh buzët mbi të dhe desh ia merr frymën. Ajo kërkon të distancohet prej tij, por forca e tij është e thyeshme. Ia mbërthen mirë nofullën mes gishtave të tij të mëdhenj dhe shkëputet për ta parë në sy. Ajo mundohet të rregulloj ritmin e frymëmarrjes, të cilën desh ia mori ai. 

- Bashkohu me mua! - i thotë para se ta puth sërish. 

Kamarieri i infiltruarWhere stories live. Discover now